Kryeprokurori i ri, Arta Marku dorëzon kandidaturën për mandat 7-vjeçar

April 29, 2019 09:44

Kryeprokurori i ri, Arta Marku dorëzon kandidaturën për mandat 7-vjeçar

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, dorëzon kandidaturën për postin e kryeprokurores.

Mësohet e kryeprokurorja në detyrë e ka nisur dokumentacionin drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbrëmjen e së dielës me postë.

Arta Marku është kandidatja e katërt në garën për kreun e akuzës pas regjistrimit të prokurorit të krimeve të rënda Olsian Çela, prokurores së  Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj dhe avokatit Lulzim Alushaj.

Këshillli hapi garën me 19 mars, pasi miratoi më parë rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ku përfshihet dhe procesi i rivlerësimit. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë.

Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

Sipas Kushtetutës, e cila ju përshtat reformës në Drejtësi në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë.

Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.

Afati përfundimtar është 29 prilli por për shkak të pushimeve shtyhet deri më 2 maj.

Kush është Arta Marku? Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka është diplomuar për drejtësi dhe për disa vite me radhë ka qenë pjesë e një sërë trajnimesh për sistemin e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara dhe Europë  Pasi ka kryer stazhin për 2 vite në Prokurorinë e Fierit, Marku ka ushtruar funksionin si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës për 15 vite.

Për 7 vite ka qenë drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, si dhe zëvendësdrejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Marku në vetting rezultoi si figurë e pastër. Ajo nuk rezulton të ketë pasur ndonjë kontakt të papërshtatshëm me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

l.h/ dita

April 29, 2019 09:44
Komento

3 Komente

  1. Duan apo nuke duna mijte e kenetave e mizat e kalit DREJTESIA do te BEHET April 29, 10:29

    Askush prej prokuroreve qe kane aplikuar per kryeprokuror, nuk e meritojne emrimin, sepse keto petendues pushteti i njerr zbuluar idiferenca e tyre prej kohesh ndaj fermereve e beznesmeneve qe prej vitesh vazhdojne ti servirin popullit ushqime te tejngopura me hormone e kimikate qe po ja shkurtoje e i marrin jeten populli. Dhe keto krime te denoncura e ze e figure nga FikFare e Gazeta Drita,etj. Prokurore te tille inddiferent e abuzues me detyren,sot duhet te ishin ne bangen e drejtesise per abuzim me pushtetin,daj kesaje dukurie sa kriminale aqe dhe armiqesore me pasoja shkurtim e humbje jetesh njerezore, pra nje krim me permasa te krimeve kunder njerzimit. Ne kete konteks lind pyetja; cfare nderyshimi kane ne mes ketyre bastardeve terrorristet? Pergjigjen le ta jape keshilli i larte i prokurorise, qeveria, krieministri dhe parlmenti si stehues i ligesise. Ndryshe populli do te ngrihet ne protesta te fuqishme per ti shkulur me rrenje keto antishqiptare qe vazhdojne ti bejne karshilleke krimeve dhe tradhetise kombetare me pasoja humbje jete njereish te pafajshem. Nje krim i pandeshkuar, eshte nje krim ne vazhdim, qe nuk duhet injoruar, por denoncuar, hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve, aqe me teper kur ka nderthurje pushtetesh si bashkepuntore me krimin. C’do injorim ndaj kesaje dukurie sa korruptive aqe dhe kriminale me pasoja ne dem te popullit dhe te Shqiperise, do te thote bashkefajsi dhe tradheti kombetare. Nuk do te kete leke te piset e riciklim te krimit ne te tre pushtetet qe mund t’ju shpetoje nga bange e Drejtesise. Besoni, bunduni dhe ndaluni ne marrite tuaja e denonconi dhe rrefehuni sa nuk eshte vone, qe SOVRANI, SHBA, BE dhe Ligji e Zoti t’u meshiroje.

    Reply to this comment
  2. info analitike April 29, 13:10

    Meqenese e kenaqi si Kryeprokurore e perkoshme tani merr guximin qe ti hipe kalit dhe per 7 vjet te tjera.
    Jepini shoke shtyjeni karvanin!

    Reply to this comment
  3. kris 1 April 29, 14:29

    Dy vjet beri bukuroshen e fjetur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*