Kryeprokurori i ri, Basha i përgjigjet mesazhit të Ramës dhe Lu-së

December 12, 2017 13:02

Kryeprokurori i ri, Basha i përgjigjet mesazhit të Ramës dhe Lu-së

 

Kreu i PD, Lulzim Basha, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit amerikan Donald Lu për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Basha shkruan në Facebook se Prokurori i Përgjithshëm duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

Lidhur me deklaratën e Lu se të dyja palët duhet t’i japin fundit epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar, Basha thotë se “që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar”.

“Që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar. Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

Që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta.

Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake.

Ne mbështesim pa asnjë rezervë procesin e vetingut të çdo prokurori dhe gjyqtari. Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe byroja e hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin. Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e parashikon Kushtetuta”, shkruan Basha.

December 12, 2017 13:02
Komento

4 Komente

  1. spartaku December 12, 13:21

    Jo more jo! Nuk kini per te nxen ment ndonjehere ju.Gjithmon pengestar kini qene.Zgjedhje e prokurorit te perkohshem nuk eshte shkelje e kushtetutes,por ju duket juve te pd-ke,se u ka hyre frika ne palce dhe u duket dhelpra si ujk.

    Reply to this comment
  2. Arber December 12, 15:25

    Ne Kushtetuten Amerikane, Prokurori i Pergjithshem (Attorney General) eshte pjese e Pushtetit Ekzekutiv, por Kushtetuta e Shqiperise eshte gatuar nga Sali Berisha per interesat e tij. E vetmja rruge per Shqiperine ne keo kushte eshte caktimi i Kryeprokurorit me votim te thjeshte ne Kuvendin e Shqiperise, pa pasur frike nga kercenimet e tre peshkaqebeve: Berisha, Basha, Meta, te cilet duhet te perballen me Drejtesine ne Shqiperi. Nese keta te tre nuk vihen para Drejtesise, Vetting-u do te linde i deshtuar.

    Reply to this comment
  3. Adih December 12, 15:56

    SPARTAKU ….Dua tju ndihmoj , nuk eshte i vetem Basha qe ka frike ,por aty jane me frike , edhe META , RAMA ,TAHIRI , MEDIU ,,SALIU ,e deri te VANGJUSH DAKO e me soj e sorrollope te tjere ….

    Reply to this comment
  4. Jevi December 12, 20:22

    Sa prokuror te pergjithshm ka pasur Shqiperia pas vitit 1990-te?Te gjithe jane vendosur e hequr nga P D.Deri kur per ligjeshmerine do te vendos vetem PD(Sali Berisha)?
    Mjaft me me keto pelivanlleqe Z Luli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*