Kryeprokurori, Manja: Opozita ta ankimojë në Kushtetuese

December 13, 2017 13:46

Kryeprokurori, Manja: Opozita ta ankimojë në Kushtetuese

Kreu i komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja njoftoi zhvillimin e seancës dëgjimore me shtatë kandidatët për postin e kryeprokurorit.

Manja ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit për t’i hapur rrugë plotësimit të vakancës në organin e akuzës. Manja tha se nëse opozita ka pikëpyetje për procedurën e ndjekur, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. “Ftoj opozitën të marrë pjesë në seancën dëgjimore. Nëse kanë pikëpyetje, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. I ftoj kolegët të bëhen pjesë e këtij procesi në këtë fazë ku jemi, sepse po u japim mundësi 7 kandidatëve që të komunikojnë me opinionin publik. Është detyrim për Kuvendin zbatimi i ligjit për funksionimin e Prokurorisë, është detyrim t’i japë zgjidhje ligjore kësaj situate të krijuar lidhur me vakancën e Kryeprokurorit. Sa i takon vendimmarrjeve të Kuvendit, është Gjykata Kushtetuese që shprehet”, u shpreh Manja.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, duke theksuar se i di mirë kompetencat e tij si kryetar i komisionit të ligjeve.

Komisioni parlamentar i ligjeve do zhvillojë sot në orën 15:00 seancën dëgjimore me shtatët kandidatët në garë për Kryeprokuror të përkohshëm.

December 13, 2017 13:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*