Manja: Dy arsyet pse nuk është ngritur ende KLP

December 11, 2017 09:31

Manja: Dy arsyet pse nuk është ngritur ende KLP

Partia Socialiste ka mbledhur këtë paradite Grupin Parlamentar, ku po diskutohet zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Deputeti i PS, njëkohësisht dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi në mbledhje se ka mbaruar mandati i Adriatik Llallës më 7 dhjetor dhe nuk parashikohet zgjatja e mandatit të tij.

Manja deklaroi se kushti i vetëm për kryeprokurorin e ri është që të ketë mbi 15 vite punë, duke shtuar se Vettingu nuk është kriter kushtetues, pasi sipas tij, këtë mund ta kalojë edhe pasi të jetë zgjedhur.

Komisioni i Ligjeve ka hapur procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Nuk është parashikuar zgjatja e mandatit të kryeprokurorit, por përfundimi i mandatit të tij në afatin normal. Kryeprokurori i ri do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Në kohën kur nuk janë ndërtuar organet e reja të Prokurorisë, Komisioni i Ligjeve është vënë në dijeni për moskrijimin e këtij organi kushtetues nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, të cilin e ngarkon Kushtetuta si organ që do merret me administrimin e KLP. Ka dy arsye pse nuk është krijuar KLP: E para, ligji i Vettingut, bllokimi nga opozita, të cilin e ka ankimuar, duke shtyrë për gati një vit e gjysmë krijimin e organeve. E dyta, mungesa e kandidaturave nga Shoqëria Civile.

Nëse nuk ndërhyn Kuvendit për të zgjidhur këtë ngërç, jemi në shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës. Ligji e ka përcaktuar që do të jetë profesor i sistemit, pra të jetë prokuror me mbi 15 vite punë. Deri më 12 dhjetor ftoj prokurorët të bëhen pjesë e garës. Moskalimi i Vettingut nuk është kriter kushtetues”, deklaroi Manja.

December 11, 2017 09:31
Komento

2 Komente

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. December 11, 14:20

    O manja,shoqeria civile sikurse ka vertetuar koha ka qene dhe do te mbetet leve ne duart tuaj,dhe kjo padyshim deri sa te behet Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe te gjeje zbatim ligji i Deriminalizimit,pra si te tille kjo keto vajralubrifikante te ingranazhve tuaj,kurrsesi nuke mund t’ju largoj nga pergjegjesia per “vonesn”e kanditatit te kesaje paloshoqerie civile.Mjaft eshte MJAFT,nese nuke e ke putuar,apo nuke doni ta kuptoni,ky nuke eshte faji jone,por i atyre palopolitikaneve te mazhorances qe vazhdojne me skenaret e peshtire te rradhes,pas meje u befte qameti.Turp,marri e bashkefajesi sebashku.Doni apo nuke doni ju,DREJTESIA do te behet,se e ka kerkuar me force SOVRANI qe ju bojkotoje ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ju nxori te dhjere,por “krenare”,pozite dhe opozite bashke,qe nuke fituat as 35% te votave te popullit megjithe perdoret fuqine e lekeve te piset,presjonet e krimineleve,dhe fuqine e pushteteve,perseri nuke e kaluar 46%,shin.O manja,o mije kenetash,dhe mizekali,c’do vonese,apo justifikim vetem se ju shton bindjen per bashkefajesi,qe do te thote ulje ne bangen e akuzes.Besoni dhe binduni,rruge te mesme nuke ka.aqe sa nuke ka leke te piset ne pushtet brend a djallit qe te pengoje Reformen ne Drejtesi.Dhe se fundi dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,se Drejtesine e kerkon me force SOVRANI,USA dhe BE-ja qe i ka bekuar ZOTI.Besni njehere te vetme ne jete qe ZOTI t’u meshiroje.

    Reply to this comment
  2. info analitike December 11, 20:04

    Ku e keni gjetur o rilindjote kete kafshe pylli qe ve partine para ligjit dhe vetting-ut. Vasilika e shkrete perpelitej qe te mos dilte bllof kur u pyet nese do te votonte nje kryeprokuror pa kaluar vetting-un.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*