Kryeprokurorja Arta Marku bën lëvizjen e radhës, zgjedh këshilltarin

January 5, 2018 09:27

Kryeprokurorja Arta Marku bën lëvizjen e radhës, zgjedh këshilltarin

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka bërë sot ndryshimin e radhës në institucionin që drejton.

Mësohet se Marku ka emëruar prokurorin Besnik Cani si këshilltar në kabinetin e saj.

Besnik Cani ka qenë më herët drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa aktualisht është prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Që nga marrja e detyrës si  Prokurore e Përgjithshme, Arta Marku ka kryer disa lëvizje.

Lëvizja  e parë që ka bërë ishte heqja e prokurores së dekriminalizimit.

Në datën 29 dhjetor, ajo shkarkoi nga detyra Rovena Gashin, drejtore e njësisë së dekriminalizimit në zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pak pas ardhjes në detyrë, Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku, ka komanduar në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit, znj. Alketa Zifla, e cila ushtronte funksionet e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku ka firmosur vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, do të vijojë komandimin si prokuror sektori, i ngarkuar për çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit.

Besnik Cani

January 5, 2018 09:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*