Kryeprokurorja dënohet për rrjedhie informacioni

August 19, 2016 14:35

Kryeprokurorja dënohet për rrjedhie informacioni

Një informacion i dhënë në media në mënyrë të paligjshme ka bërë që Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Pensilvanisë, Kathleen Kane të dënohet nga gjykata. Kryeprokurorja është akuzuar se ka nxjerrë informacione të Jurisë së Gjykatës me qëllimin për të përfituar kundër kolegut ish-prokuror dhe rivalit të saj politik.

Rëndësia e informacioneve të klasifikuar në sistemin e drejtësisë amerikan, mund t’i kushtojë autoritetit më të lartë hetues, Prokurores së Përgjithshme, Kane, një dënim prej së paku 7 vitesh burg, ndërkohë në analogji me çfarë ndodh në vendin tonë, rrjedhja e informacioneve të ndjeshme, është tashmë një rutinë e parëndësishme.

Gjykatësit kanë vendosur pas 5 orësh diskutimesh, që Kryeprokurorja demokrate Kane të dënohet pasi i ka dhënë një gazetari informacione që dëmtonin kolegun dhe rivalin e saj ish-prokuror.

Informacionet nga Juria e gjykatës,  të dhëna nga kryeprokurorja kishin si qëllim diskreditimin e rivalit të saj politik dhe ish-prokurorit Frank Fina. Më pas Kryeprokurorja gënjeu duke mohuar se i kishte nxjerrë këto informacione.

Kathleen Kane ka dhënë dorëheqjen dhe rrezikon të marrë një dënim prej 7 vitesh burg. Ndërkohë avokatët e saj kanë pretenduar se ajo nuk e dinte që po nxirrte informacione që përfshinin materiale të Jurisë. Ndërsa për gënjeshtrën në gjyq, ata pretendojnë se ajo bëri gabime njerëzore gjatë dëshmisë, por nuk e gënjeu jurinë.

 

August 19, 2016 14:35
Komento

4 Komente

  1. anticensurë 25642654 August 19, 15:42

    “ndërkohë në analogji me çfarë ndodh në vendin tonë, rrjedhja e informacioneve të ndjeshme, është tashmë një rutinë e parëndësishme.”
    rutinë tek ne është çdo gjë e paligjëshme!!
    njëherë e një kohë kur egzistonte shteti,dhe për shaka nuk guxoje të thoshe “fallcifikim”,”vrasje” etje etje!!sot i bën dhe nuk ke problem!!
    thjeshtë se nuk zbatohet ligji!!
    nuk është se mungon,por nuk zbatohet!

    Reply to this comment
  2. ??? August 19, 15:53

    Stuck-up Bitch!

    Reply to this comment
  3. xyz August 19, 16:12

    He pra pse nuk meret ky shembuul per t’u zbatuar he tek ne, qe na mbyten prapesite e pseudodrejtesise.
    Kur duhet ne mbyti oadrejtesia.
    XYZ

    Reply to this comment
  4. Hani pak mos hani shume m.... August 19, 18:35

    Tek ne i bie qe Kryeprokurori i Pergjithshem Kosi+Uje (Llalla), vetem per informacione te klasifikuara etj qe u jep Salehit dhe sakatit Kapter Jari i bie te denohet jo me pak se 10 here me burgim te perjetshem e keshtu me rradhe per legenat e tjere prokurore qe shesin bythen per dy lek tek Shkerdheni e Frangaj.
    Po per Shefin e SHerbimeve Sekrete te ndonje vendi Perendimor a keni ndonje rast si gazete te na informoni per dhenie te informacioneve ne menyre te jashteligjeshme (ku t’a gjeni ) sic u behen kundershtareve te Salehit te cilat jepin nga spiuni Visho Ajazi Lika, vazhdues i denje i linjes se kriminelit e agjenti Serb, Bashkim Gazidete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin