Marku: Hetimi pasuror me probleme, po hartojmë një udhëzim të ri

July 11, 2018 16:33

Marku: Hetimi pasuror me probleme, po hartojmë një udhëzim të ri

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka thënë sot në Komisionin e Ligjeve se po punohet për hartimin e një draft-udhëzimi të ri, që do të ketë të bëjë me nisjen e një hetimi pasuror.

Sipas Markut, kjo lëvizje vjen pasi janë shfaqur shumë probleme në këtë sektor.

“S’mund të them se hetimi pasuror ka qenë në nivele të admirueshme. Kur kam ardhur kam konstatuar se ky sektor ka shumë probleme. Po hartojmë një projekt-udhëzim për t’ia ndarë prokurorive të rretheve dhe Krimeve të Rënda, lidhur me indicet që duhen për të nisur një hetim pasuror”, tha ajo.

Kryeprokurorja ka prezantuar në komision “Raportin Vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017”.

s.a/dita

July 11, 2018 16:33
Komento

1 Koment

  1. Gegë denbabaden July 11, 18:06

    Natyrisht duhet të jetë më i ashpër (njëkohësisht i drejtë), se mos ju zbutet zemra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*