Kryeqyteti u thotë “stop” qeseve plastike

June 28, 2016 14:53

Kryeqyteti u thotë “stop” qeseve plastike

Kryeqyteti ka 1 vit kohë për t’u përgatitur, pasi qeset plastike s’do të jenë më pjesë e përditshmërisë së tyre gjatë blerjes së produkteve. Krybashkiaku Erion Veliaj, në përfundim të fushatës ndërgjegjësuese, për zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike, të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara dhe Ambasadën Italiane, deklaroi se në Tiranë, ato nuk do të përdoren më nga Qershori i 2017.

Për Kryetarin e Bashkisë, kjo nismë do të ndikojnë në mirëmbajtjen e mjedisit, e veçanërisht lumenjve, që qeset i kanë ndotësit kryesor.

Koordinatori i Përhershëm i OKB -së në Shqipëri vuri theksin se, prodhimi dhe konsumi i përgjegjshëm është një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, të cilat duhen përmbushur në 15 vitet e ardhshme.

 

June 28, 2016 14:53
Komento

4 Komente

  1. Muzhaka June 28, 15:32

    Bravo,je fantastik.Gjithmone i shkathet .Por do ishte me mire te behet , me shpejte,Na byten plastikat.

    Reply to this comment
  2. ab June 28, 16:20

    Ja dhe një lajm për të qënë!Bravo kryebashkiakut.Do ishte mirë që këto nisma të shkonin edhe më tej,fjala vjen për plehërat.Dihet se në Suedi ato digjen e nxehtësia e përfituar përdoret për ngrohje në qytete.Pse të mos bëhet një gjë e tillë edhe në Shqipëri?

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... June 28, 17:31

    Kjo nisem qe Erjoni do t’a ktheje ne realitet mos te jete vetem per Tiranen por per te gjithe Shqiperine.
    I lumte ketij djali me mentalitet e kulture perendimore.
    Tani Salehi do te ngrere ne “kryengritje”paramilitaret e SHQYPIT me arme per te kundershtuar kete nisme, ne krye te protestes do te jete dhendri JamSerb Malltezi, Kacurrelsi Strazimiri, Pijaneci Ristani, Altin Goxhi ( Toci ) e me rradhe.

    Reply to this comment
  4. Une June 28, 23:29

    Bravo! Kryebashkiaku me shume vizion. Qeset plastike duan 70 vjete qe te shperbehen ne toke si dhe helmojne token, ndersa po te digjen jane shume te demshme dhe shkaktojne kancer. Me shpejte duhet te filloje mosperdorimi me duket larg qershor 2017.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*