Kryeredaktorja e FIKS-it: Edhe diplomën mund ta blinim, na e ofruan

September 8, 2016 13:49

Kryeredaktorja e FIKS-it: Edhe diplomën mund ta blinim, na e ofruan

Në një bisedë me DITA lidhur me investigimin në Universitetin e Kamzës,  kryeredaktorja e “Fiks Fare” Denisa Haxhiaj, thotë se reagimi i rektorit të këtij universiteti lidhur me skandalin ishte qesharak.

Estradë. Nuk kishte asnjë reflektim. Rektori tregonte se kishte luajtur shah me Filipin në ’74 në Qytetin Studenti. Për 18 vjet studenti mori 8 provime. Për 8 muajt e investigimit tonë, duke u futur sekseri dhe duke paguar para, morëm 5 provime. Si është e mundur? Vetëm kësaj nuk iu dha përgjigje në konferencën për shtyp…”. 

Haxhiaj shton se lidhjet e sekserit në rektorat duhen hetuar. Kush është personi që del garant?

“Rektori në konferencë thotë që edhe ai ka pirë kafe ndonjëherë me sekserin. Po nuk e dinte që ishte njeri kaq i poshtër. Rektori tha që ishin roje. Sekseri thotë në biseda që kam një njeri në rektorat kur del garant për provimet, bën pazar”- thotë Haxhiaj.

Kryeredaktorja e emisionit investigativ më të rëndësishëm në vend shprehet dyshuese për sjelljen e pedagogëve:

“Ne nuk thamë në asnjë moment që pedagogët morën para. Por pedagogët e mbrojnë dhe thonë që ka marrë 5 sepse e ka merituar. Domethënë pas 18 vitesh… Sekseri thoshte se i njihte pedagogët, pinte kafe me ta. Por sekserët përse i hoqën nga puna?! Për sekserllëqe apo se nuk bënë mirë punën si roje?!  Përsëris: Në plot 18 vjet (!) studenti mori vetëm 8 provime. Në 8 muaj që Fiksi zhvillonte investigimin mori 5 provime. Atëherë?”.

Ajo pohon se sekseri tjetër u premtoi madje deri edhe marrjen e diplomës me rryshfet.

“Investigimi ka nisur që në janar. U vendos që emisioni të mos paguante më para, pasi u vërtetua se provimet merreshin nëse gjeje sekserin. Sekseri tjetër na premtoi marrjen e diplomës. Por e stopuam aty pasi u faktua që provimet merreshin po të paguaje”.

 

****

Botuar sot në DITA. Në foto, Denisa Haxhiaj dhe drejtori i Fiks Fare, Filip Çakuli

September 8, 2016 13:49
Komento

1 Koment

  1. Besim Sekseri September 8, 16:08

    Te gjitha ato jane thene e jane bere aty jane te turpshme e te denueshme. Nuk dua te shfajesoj Besimin, por kisha nje konstatim konkret per nje fenomen te pergjithshem:
    Ai muhabeti vulgar qe bente Besime me ate gazetaren nuk mund te behet as ne takimin e 3-te dhe as ne takim e 7-te. Duhen nja 10-15 takime e kafe qe te arrsh tek ajo beside me nje femer…., pra mos valle kjo gazetarja ja ka luajtur pak si fort atij Besimit, dhe ku i dihet pastaj se edhe Besimi prej gjaku e mishi eshte?
    Kush eshte konstatimi i pergjithshem: Mos valle ambjenti femeror eshte bere pak provokues i forte sot per gjera te tilla???? Shikoni pak Lokalet e Bllokut, Zyrat e Kompanive te Medha, Zyrat e Shtetit, etj, ku ka shume femra te reja qe vishen ne menyre PROVOKUESE! A nuk mendoni se dhe kjo menyre sjellje nga femrat duhet ndryshuar pak? Femrat jane te bukura, por Hiret dhe Bukurine ti tregojne aty ku duhet dhe jo vend e pa vend.
    Faleminderit,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*