KRYESIA E PD-së / Debat mes Ristanit, Imamit dhe Bregut për raportin e zgjedhjeve

October 4, 2015 10:11

KRYESIA E PD-së / Debat mes Ristanit, Imamit dhe Bregut për raportin e zgjedhjeve

Mbledhja e mbrëmshme e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku i diskutua një raport për zgjedhjet e fundit lokale, është shoqëruar me debat.

Në raport është bërë krahasimi në lidhje me zgjedhjet e vitit 2013 dhe është arritur në përfundimin se ka përparime. Megjithatë thuhet se disa qarqe janë problematike, raporton “Panorama”.

Por raporti ka hasur në debat në kryesi.

Debati në PD për raportin e Ristanit për zgjedhjet:

Arben Ristani: Në raportin që kemi hartuar, jemi përpjekur të sqarojmë të gjithë faktorët që ndikuan në rezultatin që PD mori në zgjedhjet e vitit 2015. Duke mos anashkalur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë dhe mosfunksionimin siç duhet të një sërë degësh, ka pasur shumë faktorë që ndikuan në rezultat. Një ndër faktorët më të rëndësishëm është ndarja e re territoriale, përfaqësues të mazhorancës gjithashtu janë investuar për blerjen masive të votës, faktorë këto që janë përmendur edhe në raportin e ODIHR.

Arben Imami: Unë gjykoj se raporti duhet të ishte më i detajuar lidhur me të dhënat që kanë të bëjnë me vetë PD, gjë të cilën nuk e shoh të reflektuar në punën që keni bërë. Ky që prezantohet është një raport që në 3/4 flet për kundërshtarët tanë politikë dhe vetëm në 1/3 flet për ne.

Lulzim Basha: Rezultatet konkrete dhe ndërhyrjet e dihura do t’i bëjmë pasi grupi që do të merret me analizën e çdo dege do të sjellë sugjerimet e duhura. Do të riorganizojmë çdo strukturë të PD në të cilën ka probleme, duke mos përjashtuar edhe ndërhyrjen në nivelet drejtuese, nëse qëndrojnë aty problemet.

Ridvan Bode: Këshilloj që të jemi më të kujdesshëm me ndërhyrjet që do të bëjmë në degët e PD. Duhet të bëjmë ndërhyrje, por jo të krijojmë pakënaqësi apo klane brenda strukturave, pasi do dëmtonim sërish PD-në.

Majlinda Bregu: Raporti i përgatitur mund të na ishte vënë prej kohësh në dispozicion që edhe ne të krahasonim rezultatet në zonat ku kemi qenë të ngarkuar mepunë.

Lulzim Basha: Rezultatet kanë qenë publike.

Majlinda Bregu: Unë do të doja të isha njohur më parë me rezultatet e Njësisë Administrative 7, në të cilën kam qenë e ngarkuar.

Lulzim Basha: Po t’i kishe kërkuar, mund t’i merrje në faqen e KQZ, se aty janë të afishuara rezultatet për Tiranën dhe Shqipërinë.

October 4, 2015 10:11
Komento

6 Komente

  1. edi October 4, 13:21

    ju paska lene JAMKURVE MALLTEZI detyra shtepie per fundjave ndersa ai dhe kusuri ishin ne paris?

    Reply to this comment
  2. riti October 4, 14:14

    Sipas analizes qe po bejne demokratet fajin per humbjen e p,d, e ka populli shqiptar qe votoi majtas ,popull mosmirenjohes , ky eshte thelbi i arsyes se humbjes ,sic tha zhelefina popull zhele,

    Reply to this comment
  3. lato October 4, 14:51

    Te paret qe braktisin anijen qe fut uje, jane mijte.Ju ka lene Sali Berisha PD -ne,si dopjo gjashten ne dore.Diten qe do te arratiset familjarisht Saliu,Shqiperia do te behet me shtet.Ju llapni kot,se jeni shtresa e fundit ne PD,por kjo parti u infektua,qekur aty vuri kem,be Saliu.

    Reply to this comment
  4. arti October 4, 15:38

    Puno me baxhellen Suma ti or Lulzim se Majlinda esht zonj dhe qytetare nuk vjen nga ndertimi.

    Reply to this comment
  5. METEH October 4, 16:02

    PD vazhdon avazin e vjeter duke mos e njohur humbjen,anashkalon pergjegjesin e dyshes BASHA-RISTANI,i pari hajdut e vrases,Ristani burgaxhi e hajdut votash.Ja hedh fain popullit,qeverisjes se majt qe nuk votoi per PD.Ky eshte kulmi i nje opozite qe ka humbur sensin e te berit opozite,por shpif ndose humbi 2 pale zgjedhje me kete metode..!

    Reply to this comment
  6. SuloKapedani October 4, 17:10

    Parti ne forme por permbajtja ,drejtimi dhe strategjia e saj duken qe nga paraqitja e detajeve nga Ristani i cili si hajdut profesionist i ka vene te gjithave kapakun duke lene fajtor mazhorancen.Hajde risto pijaneci ,me sy qeni dhe pune kaleci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*