“Kryetar nuk e dëgjova”, Ruçi-ministres: Mos e mbaj mendjen te muhabeti

July 18, 2019 22:26

“Kryetar nuk e dëgjova”, Ruçi-ministres: Mos e mbaj mendjen te muhabeti

Gjatë miratimit të rendit të ditës në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, teksa po diskutohej për kalimin e ndryshimeve në ligjin për duhanin, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i kërkoi Ruçit që të përsëriste edhe njëherë nenet se nuk i dëgjoi.

Por kryetari i Kuvendit nuk e priti mirë duke i kërkuar që ta ketë mendjen te votimi dhe jo te muhabeti gjatë leximit.

Debati:

Gramoz Ruçi: Zonja ministre, dëshironi të shpreheni?

Ogerta Manastirliu: Më fal kryetar, por nuk dëgjohet, kemi probleme me dëgjimin, nuk dëgjohet çfarë po thua…

Gramoz Ruçi: Çfarë nuk dëgjohet?

Ogerta Manastirliu: Për çështjen e amendimit

Gramoz Ruçi: Atëherë detyrohem, të dëgjoni ju, mos bëni muhabet me njëri tjetrin, ta lexoj dy herë

Ogerta Manastirliu: Por nuk dëgjohet

Gramoz Ruçi: Po të kesh mendjen e dëgjon, ja si ta dëgjosh

j.l./ dita

July 18, 2019 22:26
Komento

3 Komente

  1. C'plak matuf qe shte ky ! July 19, 00:00

    pOe trap .
    po jane te reja mo
    ku ta mbajne mendjen ?
    komunist hesapi ndalohet te jetosh o lire buoh !
    KUR DEL NE PENSION KY MO

    Reply to this comment
    • Besnik Duka July 19, 16:43

      Matuf qenke ti o myteber. Ruci e ka mendjen fjolle dhe ua ben mire ketyre bibave qe e kane mendjen te bejne tualet gjate seancave.

      Reply to this comment
  2. servet July 19, 08:41

    Po pse edhe ky eshte nje lajm ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim