Kryebashkiaku i Lushnjës: Kush jua polli fëmijët, lagjia? Të fus portofolin në gojë (!)

April 13, 2016 17:27

Kryebashkiaku i Lushnjës: Kush jua polli fëmijët, lagjia? Të fus portofolin në gojë (!)

Një video që qarkullon online tregon një moment të një bashkëbisedimi mes kryetarit të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe disa tregtarëve.

Me vendim të këshillit bashkiak është vendosur që tregrarët që shesin rrobat e përdorura përreth stadiumit do të zhvendosen diku tjetër .

Debati shkon deri në fyerje të tregtarëve.

Debati në video është ky:

Tushe: Shko atje. Atje nuk do të ketë asnjë.

Tregtarja: Ku do hamë, ku do të shkojmë?

Tushe: Jua sqarova, asnjë nuk do të qëndrojë

Tregtarja: Jemi pa bukë ku do të hamë

Tregtarja: Kam 12 kalamaj për të ushqyer

Tushe: Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë! Ec atje tek tregu ku është

Tregtari: Kjo është përgjigja kush I polli?

Tregtarja: S’kam ku të ha! Jam e sëmurë!

Tushe: Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!

Nje tregtar: kryetar avash kryetar, nuk e meriton të jesh…Me kete gjuhe qe na flet ti, nuk e meriton ate post…

 

April 13, 2016 17:27
Komento

2 Komente

  1. info analitike April 13, 21:26

    Uroj qe zgjedhesit ta kene parasysh e t’ia kthejne me te njejten monedhe ketij kur te shkoje t’i kerkoje voten perseri. Le t’ia regjistrojne te gjitha e t’ia transmetojne kur te bej fushate e t’ia fusin portofolin ne goje sapo te filloje te flase.

    Reply to this comment
  2. Turi April 14, 03:00

    Populli ta kete ne konsiderate kete kir te votoje per qeverine jo vetem per kete trap. Se edi vete i ka zgjedhur keta k… qe besojne se jane bere pronare te qyteteve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*