Meta, sërish në Gjermani

January 12, 2016 17:40

Meta, sërish në Gjermani

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon disa takime pune në Berlin.

Zyra e shtypit pranë Kuvendit njofton se gjatë kësaj vizite, Meta u takua me përfaqësues të grupeve parlamentare në Bundestag si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller.

Një tjetër takim ishte dhe ai me Andreas Scheuer, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë CSU si dhe me zëdhënësin për Çështjet për Ekonominë të CDU –CSU, Joachim Pfeiffer

Në vijim të takimeve, Meta bisedoi dhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Roderich Kiesewetter (CDU) me të cilin u diskutua për bashkëpunimin dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian.

Meta dhe Kiesewetter diskutuan edhe mbi ecurinë e procesit të Berlinit – thotë njoftimi i Kuvendit.

Kjo është vizita e dytë e Metës brenda një kohe të shkurtër në Gjermani pas vizitës në fund të nëntorit.

January 12, 2016 17:40
Komento

2 Komente

  1. Arben January 12, 20:30

    ORE, REFORMA DO TE SHKOJE NE PARLAMENT PA MIRATIMIN E LSI-SE.

    PLASI NE KUCOVE, DHE MBI TE GJITHA I DOLI KOKA MUHABETIT.

    PERSE JU O SHOKET E DITES NUK E THONI KETE???!!!!!

    SHKULENI PAK KOKEN NGA B….. E EDI RAMES.

    Reply to this comment
  2. LSI-kokpalari January 13, 09:43

    ik o hajdut ti duhesh te ishe ne burg pale kryeparlamentar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*