Kryetari i Prishtinës: Stadiumi i qytetit do të mbajë emrin e Fadil Vokrrit

June 9, 2018 17:04

Kryetari i Prishtinës: Stadiumi i qytetit do të mbajë emrin e Fadil Vokrrit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se stadiumi i këtij qyteti do të mbajë emrin e ikonës së futbollit shqiptar të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili vdiq ditën e shtunë.

Me anë të një komunikimi publik të tij, Ahmeti ka shprehur gjithashtu edhe ngushëllimet e tij për vdekjen e Vokrrit.

“Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, ka thënë ai.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se emërtimi i stadiumit të Prishtinës me emrin e Fadil Vokrrit pritet të bëhet në njërën nga mbledhjet e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, duke mos i bërë dot ballë sulmit në zemër që ka pësuar mëngjesin e sotëm.

s.a/dita

 

June 9, 2018 17:04
Komento

3 Komente

  1. MAJAKOVSKI June 9, 17:14

    Bukur. Ju lumte. Emri I Fadil Vokrit qofte mbaresia e footbollit shqiptar te Kosoves.

    Reply to this comment
  2. Pellazgos June 9, 17:40

    Hajde me kembe te mbare edhe per Stadiumin e Fadil Panos (Panajot) ikones se futbollit Te Albanistanit.

    Reply to this comment
    • Dule biondi June 9, 19:35

      O greqiristan
      Edhe ne raste vdekjeje nuk e mban dot te mbyllur kapakun e pusetes?!
      Si mund te jete robi kaq zemerzi?!
      Si keni ngjyren e futyres keni edhe zemren. Krejt kulufistan!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*