Kryetari i ri i AMA, Pollo: PD do të ndjekë rrugën ligjore, zgjedhja e paligjshme

November 8, 2014 12:56

Kryetari i ri i AMA, Pollo: PD do të ndjekë rrugën ligjore, zgjedhja e paligjshme

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore përsa i takon zgjedhjes nga Kuvendi i Shqipërisë i gentian Sala në pozicionin e Kryetarit të AMA.

Deputeti demokrat Genc Pollo në një deklaratë për mediat e konsideroi të paligjshëm zgjedhjen e Kryetarit të ri të AMA, ndërsa shtoi se Sala fshehu punësimin në Digitalb.

“Të enjten mazhoranca Rama-Meta e përmbylli sagën e mundimshme një vjeçare të kapjes së Autoritetit të Medias Audiovizive për llogari të klient-padronit mediatik të tyre.

Duke shkelur me dy këmbët ligjin për perzgjedhjen e kryetarit të AMA-s

Duke shkelur çdo rekomandim e këshillë të komunitetit ndërkombëtar pasi bënë be e rrufe se do i pranonin ato.

Edi Rama, i dha urdhër deputetëve delebindur të votojnë  ish-drejtorin e Digitalbit, Gentian Salën,  agjent i klient-padronit mediatik e monopolistik të Edi Ramës.

Edi Rama emëroi drejtorin e Digitalbit në krye të AMA-s jo për të zbatuar ligjin shqiptar e standartet europiane por me detyrën afatshkurtër që të verë tregun mediatik nën kontrollin e plotë dhe unik të tij dhe të Digitalb, cdo televizion të ketij vendi, të eliminoje pluralitetin e medias dhe detyrës afatmesme që ti zhvasë TVSh-së brezat frekuencore në favor të klientit mediatik duke penguar njëkohësisht internetin super të shpjetë për qytetarët në frekuencat 4G që mbahen ilegalisht të bllokuara po nga klienti mediatik e monopolistik.

Për rrjedhojë cdo qytetar shqiptar do të dëgjojë e shikoje vetëm atë cka do t’i interesojë Edi Ramës dhe klient-padronit të tij për më tepër duke paguar kartën 200 mijë lekë të vjetra kur në fakt çmimin duhet ta kishte jo më shumë se 90 mijë lekë të vjetra.

Nuk është surprize, tashmë është bërë e njohur në media,  që Gentian Sala ka fshehur marrdhënien prej punëmarrësi me Digitalb, edhe në CV e dorëzuar në Komision e Edukimit e Medias edhe në dy dëgjesat para komisionit në datat 21 korrik e 28 tetor 2014.

Kjo përbën një vepër penale e shkelje të rëndë civile që kudo në botën normale do të mjaftonte për të mos e votuar  apo edhe për të reaguar duke e shkarkuar. Kudo në botën normale por jo në botën reale të Edi Ramës e klientelës së tij”, tha Pollo.

November 8, 2014 12:56
Komento

2 Komente

  1. leonida loyi November 8, 16:01

    OMAJMUN TE NJOH MERE KUSH ARQIDHI JE TE KAM PATUR NE FAKULTET PARA SE TE TE HIQESH …SHKO E BENI SHURR EN NE KOKE STEFANAQIT QE DREJTOI LUFTEN E KLASAVE TI JE NJE GURE SHAHU ..KUR SH IKOJ BASARETIN TEND KUJTOJ ME ME DASHURI TEPAKUFISHME SHOKUN TIM TE KURSIT ARDIAN KLOSIN ME NJE POTENCIAL MENDOR TE PARE…SHPIRT JU MPREFTE NE PARAJSE …SHUME NGA JU JENI TE PA FYTYRE KUR NE BRIDHIM NEPERNE TUC LUMZI ;;SI MESUES TE PADESHERUESHEM JU E SHUME TE TJERE SI BAJGA JOTE KISHIT ZAPTUAR RTSH ETJERA TE FTOJE TY SHUME TE TJERE NE DEBATE HAPUR … JU JENI PA IDEALE… JU JENI JASHQITJA E ENVERIT

    Reply to this comment
  2. MERIMANGA E KUQE November 8, 19:23

    O PORDHO PO TE ISHE BURRE MBAJE PARTINE TENDE NUKE VEJE GURE VARRI TE BABAGJYSHY TE DALESH SI TELLALL KURE TE JAPIN URDHER IKE O KATRAN ME BOJE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*