“Kryetari na dogji mallin në shenjë hakmarrje” punonjësit e fabrikës së fishekzjarrëve në protestë

March 2, 2021 13:30

“Kryetari na dogji mallin në shenjë hakmarrje” punonjësit e fabrikës së fishekzjarrëve në protestë

Prej 15 vitesh, kompania Arpi shpk ka prodhuar fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike ekskluzivisht për eksport.

Edhe pse u kthye në një prej më të mëdhatë në Ballkan, duke sjellë jo vetëm punësim, por edhe të ardhura në buxhetin e shtetit, në mënyrë të çuditshme aktiviteti pezullohet me vendim të ministrave.

Madje dhe maunet e mbushura me produkte me kontrata qindra milionë euro, qëndrojnë të bllokuara në dogana, duke u rikthyer edhe në fabrikë.

Pas 7 muajsh bllokim, punonjësit janë ngritur në protestë.

Për mediat nuk ngurojnë të flasin me emrat për shkaqet që sollën bllokimin e punës.

“Konflikti nisi në 2015 që ne denoncuam për korrupsion, por në shenjë hakmarrje, ky kryetar një vit më vonë na dogji mallin e prodhuar me certifikim me qindra e mijëra euro, duke pretenduar që është pa licencë. Jemi të detyruar ti nënshtrohemi presionit. I kemi dhënë para që të punojmë.”

Produktet janë të certifikuara nga Bashkimi Evropian. Por në Shqipëri një vlerësim i tillë nuk vlen.

Ndaj në respektim të standardeve, por dhe për të mos zhvendosur fabrikën në një shtet tjetër më miqësor, kërkojnë reagimin e menjëhershëm të institucioneve.

“Jemi ankuar në Ministrinë e Mbrojtjes që është institucioni që mbulon Arpin. Kemi paditur Ministrinë e Brendshme disa herë. Ne kërkojmë ndihëm e kryeministrit. Kush e mbron këtë person? Ne kërkojmë të punojmë, të paguajmë taksat, të zbatojmë ligjet e Shqipërisë.”

Prej muajsh sipërmarrësi i ka dërguar shkresë ministrave dhe kryeministrit.

Teksa kontratat miliona euroshe qëndrojnë në pritje për tu zbatuar, kjo është një situatë alarmante sa i përket sjelljes ndaj bizneseve në Shqipëri.

o.j/dita

March 2, 2021 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim