Kryetarja e FRESSH përfaqëson Shqiperinë në Forumin e Liderëve të Rinj në Pekin

November 10, 2015 10:27

Kryetarja e FRESSH përfaqëson Shqiperinë në Forumin e Liderëve të Rinj në Pekin

Forumi i Dytë i Liderëve të Rinj u zhvillua gjatë javës së shkuar në Pekin. Forumi bëri bashkë të rinj nga 16 vende të Europës Qëndrore dhe Lindore, mes tyre edhe përfaqësues FRESSH dhe LSI nga Shqiperia.

FRESSH, Forumi Rinor i Partise Socialiste, pjesëmarrës për herë të dytë në Forumin e liderëve të rinj të Kinës dhe Europës Qëndrore e Lindore, këtë vit u përfaqësua nga Kryetarja e Forumit Joleza Koka.

Tema kryesore  të Forumit të dytë të Liderëve të Rinj ishin dy iniciativat e nisura në vtin 2013 prej Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping: ndërtimi i një lidhjeje ekonomike sipas Rrugës së Mëndafshit dhe rrugës Maritime të Mëndafshit në shekullin e 21-të, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe vendeve Europiane.

Të rinjtë patën mundësinë të diskutonin mbi këto tema në praninë e Zëvendës Presidentit të Republikës Popullore të Kinës,Li Yuanchao (foto).

“Forumi i Liderëve të Rinj në Kinë luan një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe klimës së bashkëpunimit mes Shqiperise dhe Kinës e mes Shqiperise dhe vendeve të Europës Qëndrore e Lindore. PS ka përgjegjësinë e madhe të promovojë zhvillimin ekonomik e social local dhe rajonal. Liderat e rinj duhet të bashkohen të gjithë njëzëri në rrugën e zhvillimit dhe paqes së qëndrueshme. ” tha Znj.Koka në fjalën e saj përmbyllëse mbi përshtypjet e liderve të rinj gjatë punimet të forumit.

Gjithashtu kryetarja e FRESSH  ftoji të gjitha vendet pjesëmarrëse që të pranonin ftesën e Shqipërisë (forumeve rinore të PS&LSI) dhe IUSY (International Union of Socialist Youth) në Kongresin Botëror të të rinjve  të Majtë i cili do të mbledhi në Tiranë gjatë datave 25-28 Shkurt të rinj nga 136 organizata të ndryshme të botës të shtrira në 76 shtete.

November 10, 2015 10:27
Komento

3 Komente

  1. Bekim November 10, 11:09

    kjo esht komplet jasht realitetit.

    Reply to this comment
  2. spartaku November 10, 14:18

    Bravo! Eshte vertet per tu mbeshtetur e per tu lavderuar.Ja te rinjet socialist,sa te zgjuar e te zot qe jane.Ata çojne ne forumet e botes,pristigjin e vendit tone dhe perpjekjet e tyre per zhvillimet demokratike ne shqiperi.Jozela Koka,duket qe eshte nje drejtuese e zonja.E inkurajoje pe te ecur perpara,dhe te tregoi kudo se te rinje shqipetar,jan te inisiatives dhe mbeshtetes te se rese perparimtare.

    Reply to this comment
  3. fteri November 10, 14:37

    Bekim ! ,kjo eshte plotesisht Brenda ralitetit ,kurse ti je jashte ralitetit jashte kozmosit.Suksese te rinjve shqiptare.Rini ,Rini thuaja kenges me te bukur qe di ti !.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*