Kryetarja e KQZ-së: Të ndryshojë Kodi, komisionerët jo më politik

June 22, 2015 21:01

Kryetarja e KQZ-së: Të ndryshojë Kodi, komisionerët jo më politik

Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi është e mendimit se për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm, përpjekje për të bllokuar veçanërisht procesin e numërimit, komisionerët nuk duhet më të propozohen nga partitë politike.

Ajo shprehu nevojën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor.

“Procesi zgjedhor shkoi në mënyrë të qetë, i saktë, njerëzit votuan, infrastruktura zgjedhore nuk mungoi në asnjë qendër votimi. Pati probleme sporadike por që nuk prekën rëndësinë e procesit. Komisionerët nuk duhet të vijnë më si propozime të partive politike. Kjo do të lehtësonte procesin zgjedhor, si në procesin e numërimit që pengojnë e bllokojnë këtë proces. Kodi duhet ndryshuar”, u shpreh zonja Luzi për A1 Report.

Por sipas kryetares së KQZ-së nevoja për ndryshime në Kodin Zgjedhor është vënë re edhe me dorëheqjet e kandidatëve për kryebashkiak në kohën kur emrat e tyre ishin shpallur në lista.

 

June 22, 2015 21:01
Komento

5 Komente

  1. KingBardhyl June 22, 21:16

    Po tenderat per materialet e votimit a duhet ti jepen burrit te kryetares se KQZ?

    Reply to this comment
  2. rezi June 22, 21:43

    Duhet patjetër që komisionerët të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, jo alla Sali por atë që është shkruar e zeza mbi të bardhë. Unë kam qënë komisionere në dy palë zgjedhje në një nga vëndet skanidinave dhe vetëm ligji ishte udhërrëfyes për ne. Një ditë u mblodhëm dhe morëm udhëzimet e nevojshme nga organizatori i zgjedhjeve, i kishim të gjitha në një dosje udhëzimet dhe ndiqnim atë që thuhej në dosje. Ishim vullnetarë në lajmërimet për të marrë pjesë dhe për sa kohë ne ishim në qëndrën e votimit, bënim detyrën që na ishte caktuar. Asnjë s’kish interes të fuste duart në votime sepse të gjithë donin që zgjedhjet të bëheshin me korrektesë. E vecanta është se këtej s’ka 2 lloje zgjedhjesh, por vetëm një, një herë në 4 vjet. Pra zgjedhje lokale dhe parlamentare bëhen në një ditë, të dielën e tretë të shtatorit, një herë në katër vjet. Është e sanksionuar në kushtetutë dhe s’e lot njeri. Komisioni qëndror i zgjedhjeve dhekomisionet lokale duhet të jenë APOLITIKË, të PAVARUR. pikë e MADHE.

    Reply to this comment
  3. Darius June 22, 22:50

    Duhet te Ndryshoje KUSHTETUTA,jo vetem Kodi Zgjebosur Zgjedhor.

    Reply to this comment
  4. Ilirjan June 23, 09:39

    Te kalojne edhe disa vite, pastaj vendos DREJTESINE ne procesin zgjedhor. Deri atehere mos e prish rehatine, qetesine, gjumin.

    Reply to this comment
  5. pro dhe kunder June 23, 13:15

    ..me thoni nje njeri qe s’eshte i politizuar ne shqiperi..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*