Kryevepra…

October 12, 2017 11:54

Kryevepra…

O zonjë fisnike dhe e ëmbël,

o dritë që vetëtin në qelqe,

kanë thënë që jeta është një ëndërr,

po imja ishte shumë e keqe!

 

Po shpirti im s’e njeh pendesën,

dhe pse për gjumë m’u shua syri,

gjithmonë ti ngrihesh mbi harresën,

si një statujë e lartë floriri!

 

E cili burrë do kish guxim,

një kryevepër të harronte,

edhe të tretej në harrim,

siç desha unë të bëja sonte!

 

Po asnjëherë nuk ka harresë,

sa ende zjarri djeg tek gjiri,

ndaj ti u gdhënde në kujtesë,

si një statujë e lartë floriri!

 

Po ç’kemi tjetër nga kujtimet,

më të sigurtë në këtë Botë,

vetëm kujtimet-Zonja ime,

as Zoti vetë s’na i vjedh dot!

 

Po ti ke qënë në zemrën time,

çdo orë të natës dhe të ditës,

ti ishe flakë vetëtime,

po unë kisha rrufepritës!

 

Ndaj dhe qëndrova krejt zbuluar,

përballë rrufesë që flakërinte,

ndaj fundi im i merituar,

nga vetëtimat do më vinte!

 

E kush do ishte ai burrë,

t’i hidhte sytë tek një tjetër,

jo kjo nuk mund të ndodhte kurrë,

se ishe ti një kryevepër!

 

A.Duka

October 12, 2017 11:54
Komento

1 Koment

  1. Lirika qe Vazhdon October 13, 05:26

    Bravo, Ben…!

    Sa here te kam thene, edhe Kulles…!

    Lere ate dreq, Partine…dmth,

    Lere o Njeri…

    Ke Liriken ti,
    ate e ke Tenden…

    Partine ta mori Rama…,
    harroje…ben-o!

    Por i pafte hajrin…

    ti ke liriken
    perendeshen tende…

    etj e te tjera
    jotja ishte dhe ty te mbeti…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*