Ksamili, i veçantë dhe i pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër në Shqipëri

July 26, 2015 17:08

Ksamili, i veçantë dhe i pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër në Shqipëri

Ksamili nuk është krejt i panjohur për shqiptarët, shumë prej të cilëve, tani në moshë 50-60-vjeçare, kanë shkuar atje jo si sot, si pushues, por vullnetarë të rinisë socialiste për të ndërtuar brezare me agrume dhe ullinj. Dhe vërtet atje dora e njeriut dhe puna e papaguar bëri një monument të pakrahasueshëm natyror, të cilit, fatkeqësisht, për të keqen tonë, sot gjenden pak gjurmë. Por duket se historia përsëritet, natyrës magjike të Ksamilit dhe të ishujve të tij po u kanoset një rrezik tjetër, betonizimi, shkatërrimi prej ndërtimeve pa kriter.

18 km në jug të Sarandës, Ksamili me infrastrukturën e re rrugore, sido jo tepër moderne, përsëri bëhet për disa minuta. Për disa minuta nga Saranda je përballë një pamjeje mahnitëse të detit gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër të dendur. Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Janë pikërisht ishujt e tij që e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm.

Ksamili është i përshtatshëm për turizmin familjar kur gjatë stinës së verës qindra turistë marrin me qira dhoma dhe apartamente për pushimet e tyre. Godinat e ndërtuara pa kriter gjatë tranzicionit, janë një shëmti e vërtetë, por kur sheh peizazhin e mrekullueshëm të fshatit me ishuj, ku mijëra pushues vijnë verës për të shijuar gjiret e vegjël, plot bukuri e ngjyra marramendëse, e harron dhe nuk i kushton vëmendje rrëmujës urbane.

Në Ksamil dhe askund gjetkë në bregdetin shqiptar, nuk mund të gjesh një shërbim të tillë: është i vetmi destinacion bregdetar që ofron varka, ku ju mund të hipni dhe të shkoni e të drekoni në ishullin përballë, ose të zgjidhni një nga ishujt që preferoni për të bërë një shëtitje e për të shijuar aromën e thellë të jodit. Për ata që dinë mirë not dhe që u pëlqejnë lodrat dhe stilet e notimit, këtu je në vendim më të mirë dhe më të përshtatshëm për këtë gjë.

18205_380662675451319_4537298784443258916_nKa shumë mënyra që mund t’ju mbajnë “të lidhur” rreth Ksamilit, pa qenë nevoja që të rrini gjithë ditën shtrirë  në shezllonet e gjireve. Dhe nëse do ta ofronim këtë zonë në dimensione të reja, këto dimensione do të ishin patjetër në formën e tureve të ndryshme, të cilët në mos njëri, tjetri, mund të jenë një mënyrë e re për të pushuar rreth Ksamilit.

Ka dhe një mënyrë tjetër të këndshme për ta kaluar ditën në Ksamil, veç plazhit, sidomos për amatorët e sportit të peshkimit. Një udhëtim ditor peshkimi mund të fillojë  në orët e para të mëngjesit në destinacionet më të mira përgjatë bregut të Ksamilit, ku, të jeni të sigurt se do të gjeni të gjitha llojet e peshqve që deti Jon ofron. Nuk ka asgjë më të mirë pas një dite peshkimi se sa të shijosh një drekë të shijshme me shokët e miqtë, me peshqit që ti vetë ke kapur. Ky është një udhëtim për njerëz që duan t’i largohen rutinës së tyre ditore dhe të shijojnë detin në maksimumin e tij.

Bota nënujore e Ksamilit, është një tjetër mrekulli që nuk e gjen gjetkë. Koralet shumëngjyrëshe, peshqit dhe gjallesat e larmishme, anijet e mbytura, reliket historike dhe objektet e shumta janë një rast i papërsëritshëm për ju.

E gjithë vija bregdetare e Ksamilit, është e përthyer dhe e ndërprerë nga “xhepa” plazhesh, me numër të kufizuar çadrash, ku në disa syresh, mund të qëndrojë edhe një familje e vetme, apo deri në dhjetë persona. Disa prej plazheve kanë një rërë të imët e të bardhë që nuk e has asgjëkund në bregdetin shqiptar.

Vija bregdetare e Ksamilit ka dhe një të veçantë tjetër, që nuk është e mbushur me ndërtime apo lokale si plazhet e tjerë në Shqipëri. Dhe kjo është një garanci për një det të pastër.  Pjesë e kësaj panoramë që nuk e has në asnjë plazh tjetër në vijën bregdetare të Shqipërisë, është dhe ishulli i Korfuzit përballë.

Të veçantë e bëjnë Ksamilin dhe baret e restorantet përgjatë bregut, të cilët janë të ndërtuar me dru. Ato janë të hijshme, të thjeshta dhe jo të shumta. Distanca mes tyre është disa dhjetëra metra dhe nuk shkaktojnë bllokim hapësirash e terrenesh. Ato plotësojnë nevojat e zakonshme për konsum të plazhistëve, me kafen e mëngjesit, pijet e ndryshme dhe gatimet për vaktet e drekës apo darkës.  Prodhimet e detit janë karakteristike për çdo kuzhinë në Ksamil. Ato janë të freskëta dhe më një kualitet mjaft të lartë për shkak të pastërtisë së detit dhe kripëzimit të lartë. Menytë ofrojnë kualitete të ndryshme peshku, shoqëruar me sallata të llojllojshme.

Në Ksamil kohën e lirë veç plazhit, mund ta kalosh duke ecur përgjatë një shëtitoreje pedonale shumë karakteristike të ndërtuar vitet e fundit, që gjarpëron paralel me bregdetin, në anën perëndimore të qytezës. Ndërkohë që për argëtimin e fëmijëve, ka kënd lojërash. Për të rinjtë janë disa disko.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit

2rdvuyfVeç “Dea”-s e veçantë tjetër e Ksamilit, që nuk duhet humbur po pushove aty, është Butrinti. Një pushues i kujdesshëm, natyrisht dhe i kulturuar, nuk mund të largohet nga Ksamili pa shkuar në Butrint. Për të vajtur atje do të “djegësh” një ditë pushimi, por ia vlen me ato që do të shohësh dhe ato impresione që përjeton aty. Por në Butrint mund të shkosh edhe pasdite pasi ke bërë plazh.

Parku Kombëtar i Butrintit u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu Monument Kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 centimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare.

Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore. Ujësjellësi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra.

butrintiTeknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva. Brenda Parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa – kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj. Specialistë të arkeologjisë kanë theksuar se “Butrinti është një thesar i jashtëzakonshëm për Shqipërinë” dhe se “çelësi është zhvillimi i ekuilibruar dhe turizmi i padëmshëm”.

 

b160701_albania_ksamil_ksamil

 

Ishujt e Ksamilit

Ishujt e Ksamilit ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vogël që ndodhet në rrethin e Sarandës jug të Shqipërisë. Ishujt janë të largët dhe mund të arrihen vetëm me anije. Fshati i Ksamilit, sipas të cilit ishujt janë të emëruar, është i vendosur në lindje të ishujve. Zona e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 7,1 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ishulli përmban disa restorante të cilat janë të arritshme me varka.

Ksamili, zbulim dhe për të huajt

albania-beach-beautiful-bikini-Favim.com-1136682 Veç shqiptarëve nga të gjithë trojet, Ksamili çdo vit e më tepër po konsiderohet një zbulim për shumë të huaj. Autobusë me turistë atyre anëve më së shumti i përkasin Butrintit si destinacion, por ato po parkojnë së fundi dhe në plazhet e Ksamilit. Çelë, rusë, gjermanë e polakë, po bëhen plazhistë të zakonshëm në Ksamil. Sidomos polakë. Ata vijnë me autobusë, por dhe më automjete private. Familjarisht ose në shoqëri apo çift. Por Ksamili është një zbulim dhe për maqedonasit, veçanërisht ato me etni maqedonase. Dyndja e pushuesve nga Maqedonia dallohet qartë nga dominimi i targave të automjeteve. Edhe kosovarët nuk bëjnë përjashtim. Shumë prej tyre thonë se nuk e ndërrojnë Ksamilin me asnjë plazh tjetër.

 

Çakejtë mbi Ksamil!

Qyteti i Ksamilit dhe rrethinat tij kanë qenë pa pronarë të vjetër, një rast i mirë për çakejtë e dhoma_me_qira_per_pushime_ne_ksamil_sarande_shqiperi-1369425223-185-ebabëzitur për t’u sulur e copëtuar këtë perlë natyrore, siç kanë copëtuar mrekulli të tjera në Shqipëri. Brezaret dhe kullota e dikurshme po bëhen me pronarë “të mbirë nga dheu”. Pronat mesjetare të teqesë, me procese ”të rregullta” gjyqësore po u kthehen të krishterëve të Bregut(!). Pyjet e parkut kombëtar të Butrintit, madje edhe ishujt po u kthen tiranasve të vjetër, gjasma se u qenka bërë padrejtësi në Tiranë(!) Politikanë, pushtetarë dhe mafiozë të tjerë kanë futur duart tinëz dhe kanë ngritur hotele e restorante, disa të tjerëve u “lëshon lëng goja” e “s’lënë gur e dru pa lëvizur” për një copë vend në Ksamil. Ka ardhur koha për t’u thënë ndal veprimeve të tilla, boll u copëtua dhe u masakrua ky vend!…

 

July 26, 2015 17:08
Komento

1 Koment

  1. fredi July 28, 19:06

    shkruaja kocos ke shekulli keto qe shkruajte.bar edhe restorante ne ishuj i kan prish prandaj informohu me pare se te shkruash

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*