Ksenofon Krisafi: Kufiri detar me Greqinë ekzistonte, si u afrua në Ksamil

February 5, 2018 21:50

Ksenofon Krisafi: Kufiri detar me Greqinë ekzistonte, si u afrua në Ksamil

Pedagogu dhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi, shpalosi gjykimin e tij si teknicien lidhur me delimitimin e kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Krisafi e konsideroi si fat të madh që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen e 2009-s.

“Nuk mund të gjykoj dot sa kilometra mund të humbnisim, por njerëz që janë marrë me këtë gjë dhe që kanë kompetencë, si kolonel Myslym Pashai, i ka rezultuar se humbeshin 354 kilometra katrorë”, tha ai.

Lidhur me bisedimet që sollën marrëveshjen famëkeqe Krisafi theksoi: “Nuk pati negociata të mirëfillta, nuk pati raunde mes palëve. Ne kemi patur negociatat me Italinë që zgjatën  8-9 vjet. Sipas Konventës së Montegobeit për të drejtën detare, ka dy kritereve që duhen zbatuar: Ekuidistanca, ose baraslargësia dhe kriteri i dytë është kriteri i drejtësisë ose ndershmërisë.  Parimi bazë është parimi i baraslargësisë, palët diskutojnë që ta barazojnë parimin e ekuidistancës edhe me atë të drejtësisë. Në rastin e marrëveshjes së vitit 2009, nuk rezulton të jetë zbatuar parimi i ndershmërisë. Edhe parimi i ekuidistancës është zbatuar në dëmin tonë, sepse nuk janë respektuar vijat bazë, që përcaktojnë bregdetin e një vendi. Është një vijë e drejtë që bashkojnë kepet më të dala në të dalë të detit. Nëse kemi gjire, distanca e hyrjes të së cilës është mbi 12 milje detare, ato nuk gëzojnë statusin e ujërave të gjirit të brendshëm”.

Krisafi zbuloi gjatë një interviste për Report tv një fakt jo shumë të njohur për publikun, ose më saktë faktin që me akte ndërkombëtare kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar.

“Në marrëveshjen e vitit 2009, nuk u zbatua parimi i vijave bazë, sepse në 2008, ndodhi diçka e pashpjegueshme dhe Kuvendi shfuqizoi ligjet e vitit 2001 dhe 2002, duke hequr vijat bazë dhe konfigurimin e bregdetit shqiptar. Pala jonë pranoi pretendimin e palës tjetër, që t’i jepte hapësirë ujërash territoriale edhe disa shkëmbinjve, që deti herë e mbulon dhe herë e zbulon, që nuk ka të drejtën të ketë statusin e ishullit të banuar.

Te Barketa deri në atë moment kalonte vija e kufirit. Pas kësaj vija e kufirit do të matej nga barketa në drejtim të Ksamilit. Edhe kufijtë detarë kanë qenë të caktuar nga kufijtë tokësorë. Më 1913, la një akt që përcakton kufijtë e Shqipërisë në Konferencën e Londrës, u detajua me protokollin e Firences në vitin 1913, dhe që u ribë po në Firence me 1925. Në këtë protokoll përcaktohet edhe kufiri detar. Në këtë protokoll thuhet, vija e kufirit në det, është perpendikularja që hiqet nga piramida 79, formohej këndi i drejtë dhe do vendosej vija e kufirit dhe ashtu është respektuar nga të dyja palët, si nga greku, edhe nga ne. Greku më 1936, e ka pacaktuar 6 milje gjerësinë e ujërave të veta.

Ne më 1992, korrigjuam një gabim të 1976-s, kur e bëmë nga 15 milje, në 12 milje, pasi kishte krijuar probleme me fuqitë e mëdha.  Me marrëveshjen e re, vija e kufirit vinte pranë ishujve të Ksamilit. Janë bërë gabime plot edhe me ishujt pranë Himarës, si Othonoi në Greqi, të cilit i është dhënë hapësirë e ujërave territoriale më shumë nga çfarë i takonte. Nëse përfiton shumë nga deti, duhet t’i jepet edhe palës tjetër të përfitonte. Pa Korfuzin përballë Shqipëria do kishte një hapësirë gjigante detare.

Kjo mundësi i mbyllet nga ishujt, ndaj Shqipëria hyn në radhën e shteteve me pozicion gjeografik të disavantazhuar, ndaj në negociata delegacioni duhet ta përdorë këtë në favorin tonë. Konventa jep mundësinë që të kombinosh ekuidistancën me ekitenë, dhe këtë nuk e ka bërë pala jonë” – tha Krisafi.   e.k/dita

February 5, 2018 21:50
Komento

12 Komente

  1. Spartaku February 5, 22:24

    Mire e ke zoti Kristafi,por mere vesh koka e maloku Sali Berisha? Ai eshte tradhetar,dhe kerkon te shqyej shqiperine duke ja dhene te tjereve,se eshte i predispozuar t’i beje keq shqiperise dhe gjithe kombit shqipetar.

    Reply to this comment
  2. alphade February 5, 22:31

    Nuk di nese ministri Bushati e ka ne ekipin e tij si keshill –
    tar per percaktimin e vijes detare Shqiperi- Greqi,zotin e
    nderuar Myslim Pashaj ?! Nese jo, kjo perben nje krim te
    rende e te pafalshem . Une do te sygjeroja edhe zotin
    Krisafi, nje ekspert i jashtazakonshem jurist qe e njeh mire tere historine e maredhenive Greqi- Shqiperi . Keta
    dy eksperte do te ishin te domosdoshem ne bisedimet
    midis dy vendeve tona per delimitimin e sakte te ujrave
    territoriale. “Legjenda berishiane” e 12 miljeve qe gjoja i
    eshte dhene grekve eshte nje mashtrim i paster. Megji-
    thate Berisha dhe “grigja” e tij s’e ka fare ne hesap pro-
    blemin e 12 miljeve: Me keto deklarata ” ultrapatriotike” ,
    qe “do shkelin mbi trupin e tij” , Ai kerkon te largoje ve-
    mendjen nga halli i madh qe e ka zene me Zenin dhe me
    ate vete.Diten qe beri deklaraten ” mbi trupin e tij” ,Zeni
    kishe lajma- thirrjen per t’u paraqitur ne Prokurori dhe
    thirrja ne Prokurori nuk eshte njelloj sic e thirri deputeti
    Balla . Ky bribon u tall me Ballen dhe nuk iu pergjigj pye-
    tjeve te Balles duke dale nga salla i ” airosur” ,ne Proku-
    rori ,prangat qendrojne pas deres nese nuk pergjigjesh me seriozitetin qe kerkon institucioni.
    Zeni ! Harro mushke valarene,se Ali Pashane e prene ! A
    e kupton ? Jo s’ke si ta kutosh Ti cuni babit. Pasuria te err syte ,Zeni. Nje dite do t’i kujtosh me nostalgji, Ishujt
    Maldivias, Mexico City-n, Kankunin,Akapulkon,Meriden ,
    Ci-ce-nitzan ,Europen ne teresi,Azine ,Afriken, tash e tu-
    tje do te jesh banor i perhershem i Recit,zoti Zeni, “Sy-
    peshkaqeni” ! Ke lene name more Zeni ! Edhe babin do
    ta keshe afer si fjithemone . Monstrat e Vicidolit ….,!!

    Reply to this comment
  3. Aleksander thana February 5, 22:52

    Prof. Krisafi eshte njohesi me I mire e specialist I se drejtes nderkombetare dhe ai bashke me Kolonelin duhet te jene domosdoshmerisht pjesetare te komisionit e te negociatave me greket.

    Reply to this comment
  4. DinPak February 5, 23:30

    Tani hrdhin vickla akoma zhabulanet e Saliut, por me vone, kur te filloj tamam Vetingu, do nxitonte kush te shkoje sa me shpejt ne gjykate e te marrin denimin e merituar sepse burgu modern I ka qelite te kufizuara, dhe Po u denuan me vone, kushedi ne c’burg tjeter te te ndyre I vervisin.

    Reply to this comment
  5. Toger Lukashi February 5, 23:37

    Nga kjo qe ka thene z. Krisafi pervec Barketes qe nuk mund te merej si pike baze, ve re edhe dicka tjeter kur thote: “ne gjiret distancat e te cilave jane me te medha se 12 milje, nuk mund te quhen ujra te brendshem” pra duhet zbatuar edhe ne kete rast parimi i barazlargesise, duke i matur edhe ujrat e tyre si hapsira detare.
    Supozoj dhe e theksoj se eshte thjesht nje supozim qe kur Kocias tha: “kemi perfituar me 12 milje e ka pasur fjalen pikerisht per gjiret te cilet kane distanca te ujrave te brendshem me te madhe se 12 milje dhe ne vend qe te trajtohen si hapsira detare jane trajtuar si ujra te brendshem duke mare per baze pika me te largeta si pika baze matje midis dy brigjeve.
    Kam besuar shume ne keto negociata dhe tek ministri Bushati por nga menyra se si po kryehen ne nje fshehtesi te plote me ben shume te dyshoj.
    Perse nuk perfshihen qofte dhe per nje mendim specialiste si z. Myslim Pashai i cili ishte njeriu qe denoncoi tradhetine e Sali Berishes me marreveshjen e pare!??
    Nqs kjo qeveri qe na ka bere te meremi dhe me pune te tilla specialistesh te fushes vetem e vetem se nuk po u besojme dot askujt, ben gabimin dhe leshon qofte edhe 1 cm uje, ka per tu perballur me protestat me te medha qe ka njohur ndonjehere vendi gjate ketyre viteve.
    Edhe diçka tjeter me duket si shprehje hipokrite dhe skutheri nga ana e ministrit Bushati kur thote: “do te bejme nje marevrshje me te mire nga e meparshmja”
    Çkuptim ka kjo shprehje!?
    Ne nuk na duhet nje marreveshje me e mire nga e para. Ne na duhet nje marreveshje e drejte. Kerkojme ate qe na takon. As duam ti hyjme ne hake grekut se nuk e kemi bere kurre ne histori, perkundrazi ata ne dhe as te mare greku ate çka na takon nga toka dhe deti qe na ka dhene Perendia.

    Reply to this comment
  6. Korcari February 6, 02:56

    Detin po e fal Rama dhe Bushati fain e ka Berisha. Logjike kali.

    Reply to this comment
  7. mirel February 6, 04:12

    Qe ne 92shin kane dhene 3 milje det qelbesirat.
    Tani do ti ulin akoma dhe 12 te tjera.
    Paska qene ne rregull Shqiperia me mareveshjet e 1913 1925, 1936 dhe 1977.
    Vetem ne 1992ishin dolen defektet, dhe keto defekte u zmadhuan ne 2009 dhe me tej ne 2018.
    Tani del dhe teoria se jemi pa fat.
    Ka menyra si ndahen ujerat or Krisoqiri.
    Jo ashtu me rremuje si e thua zotrote, qe hiq nje vize andej, zbrit 12 milje ketej, ja dhe kendi drejte dhe u be kufiri/
    keshtu behen vetem pelivanlleqet dhe merr tradhetia emrin.
    Ata qe i bejne keto marrin plumbin.

    Reply to this comment
  8. Korcari February 6, 04:44

    Detin po e shet Edi Kristaq Rama,Fajin e ka ….Saliu??!!

    Reply to this comment
  9. demo February 6, 07:38

    Une e kam shkruar ne Komentet ne gazeten shekulli te athershem dhe me vone ne gazeten Dita qe NUK KEMI QENE PA KUFIJ DETARE.Pa kufij detare dhe tokesore me Greqine,na nxorri Sali Berisha.Akti i cfuqizimit te kufijve te Shqiperise (tokesore dhe detare)me Greqine,eshte AKT TRADHTIE KOMBETARE,i Sali Berishes,i Josefina Topallit dhe atyre qe e votuan.Cudi qe per kete akt te larte tradhtie as opozita e atehershme nuk reagoi,as nacionalistet came,as shtypi.Kufijte e Shqip[erise jane te shejte ,TE PAPREKSHEM .JANE PERCAKTUAR NE PROTOKOLLIN E FIRENCES DHE JANE LARE ME GJAKUN E KOLONEL TELINIT.
    Ai ushtareku italian dhe jeten per te mos lejuar Greket te grabisin me tej tokat dhe detin shqiptar,keta modelinget kampione te Europizmit, duan te na fusin me breket e Greqise ne Europe,duke dhuruar detin dhe tokat e Atdheut.MBLIDHNI PARLAMENTIN DHE RIVENDOSNI KUFIJTE QE KANE QENE PARA SE TI C`FUQIZOJE SALI BERISHE ME BUSHTREN ZHOSI…S`ka Europe me zor, hiqe mendjen.!Para se te behesh Europe,behu njehere QYTETAR,si ishin ata gjysherit tane,qe dilnin ne Europe,me kulture, me borsalino,me kostume allafrenga,me pashaporten e Zogut dhe polici doganes i pershendeste me nderim kur shikonte pashaporten SShqyptare dhe as i shkonte ndermend te kontrollonte shqiptarin per fallsifikime,kontrabande,hajdutlluqe etjI pari person me pashaporte shqiptare,qe futi kontrabanden e duhanit ne Shqiperi,.ishte enver hoxha.Behuni qytetare,o llum i proletariatit,se ju beri Enveri gjylos kafshe,majmuna kanibale.Dhe majmunat nuk i pranojne ne Europe ..

    Reply to this comment
  10. alphade February 6, 09:53

    “korcar” mavria,detin e fali Saliu yt dhe tash po perpiqet
    ta rikuperoje ,Edi Rama.. Tash a e kuptove zotrote ?! Besoj se nuk e ke kuptuar sepse fanatizmi yt berishian
    te ka erresuar syte.!!!! Any way !,,,

    Reply to this comment
  11. spata February 6, 10:17

    A e kuptuat me ne fund se sa qart u shpreh Profesori. Ne vitin 2008 u cfuqizuan nga Kuvendi amendamentet qe ne kishim percaktuar vijen baze dhe gjiret e mbyllura.Nuk duhet te kapemi vetem pas kesaj . Por duhet gjukuar dhe marveshja e traktatit te miqesise nme greqine ne 1996 ku berisha cfuqizoj te gjitha vendimet e marra ne kohen e Dulles .Dhe ne 2009 nxorri koken kompasti i Grvenit ku sipas llogarive grekerit fituan padrejtesisht hapsira detare brenda ujrave tona .
    Pa marr kopetencat e nje prokurori une do te veproja keshtu .Cili grup specialistesh shpune ne Kuvend kete propozim per te cfuqizuar vijen baze dhe gjiret e mbyllura .Kush i urdheroj ata ,pa bere ballafaqimin me konventat nderkombetare dhe kufirin detar egzistues. Pse u votua ne Kuvend qorrazi nje nisem e till e Pd. Kush mban pergjegjsi per kete dhurat te pamerituar .
    Pretenca : Grupi i punes qe propozoje kete ndryshim te arrestohet e te gjukohet per tradheti ndaj atdheut. Urdheruesi i ketij vendimi te arrestohet e te denohet per tradheti te larte ndaj atdheut .Kryetari i grupit parlamentar i opozites qe ka rene dakort ku u votuan ndryshimet e amendamenteve te vijes kufitare te brendshme te hetohet per afera korruptive e mos njohje te detyrave .
    Grupi negociator i 2009 dhe specialisti i detit Kristaq Gerveni te hetohen per dakortesin e shkejeve te ligjeve te me parshme te shtetit shqiptar .Keta specialist e kan ditur se cperfaqsojne vija baze dhe gjiret e mbyllura. Urdheruesi i kesaj marveshje dhe firmetari te arrestohen e te burgosen per tradheti te latre ndaj shetit shqiptar.
    He si mendoni .A e kuptoni sa te thjeshta jane vendimet qe duhen marr nga organet ligjzbatuese .Mos u duket si ne kohen e Dulles ceshtjet qe kane te bejne me tradhetit e medhaja ndaj atdheut.Tradhetia ska ngjyra sistemi dhe si e till ndeshkohet mbasi ne thelb ka interesin kombetar e jo politik .Po nuk u be keshtu mbylleni gojen e mos derdellisni pambarim te na mbushni medjen ndryshe .
    Me kete dalje te dyte Proferosi i vuri pikat mbi iiiiiiiiiii. Rinegocimi nga qeveria Rama ,pamvarsisht dakortesive me palen greke ,nuk justifikon gabimet e 2009 qe fajtoret te falen .Nuk eshte si te shkosh ne krevat e te mos lesh gjurm per perdhunimin qe ke bere .Veprimi konsideruar i kryer .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*