Ksenofon Krisafi përtej polemikës së kufijve

Moikom Zeqo June 5, 2015 10:40

Ksenofon Krisafi përtej polemikës së kufijve

E kam ndjekur me kujdes dhe seriozitet të veçantë polemikën e artikuluar këto ditë për kufijtë e detit të Jugut të Shqipërisë në faqet e gazetës DITA. Shpirti i debatit dhe polemikës është projekt i çdo gazete serioze – dhe DITA është e tillë.

Kjo polemikë lindi me shkrimin e Beqir Gërbit, u pasua me Myslim Pashën dhe natyrisht me Ksenofon Krisafin. Pse “ringjallet” kjo çështje aktualisht e përfunduar suksesshëm – kjo ka të bëjë me mjegullimin dhe mistifikimin e çështjes.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shfuqizoi marrëveshjen e Qeverisë Berisha me Greqinë për kufijtë e detit të Jugut të Shqipërisë – ngjarje kjo epokale në historinë moderne të kombit. Kjo gjë u arrit dhe dy personazhe kanë luajtur rol: Myslym Pashaj dhe Ksenofon Krisafi – përtej protagonizmit vetiak kjo ishte një fitore kombëtare, e të gjithëve, por dhe e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – në fund të fundit e logjikës juridike të pakundërshtueshme dhe argumentave.

Po pse po “ringjallet” përsëri kjo çështje – kjo kërkon një vëmendje të tendosur. Po a mund të “ringjallet” – mbase për të bërë një opinion virtual për një tjetër rishikim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese – kjo është shqetësuese në të gjitha pikëpamjet. Kjo do t’i ngjante një veprimi alkimist për të “ringjallur” një kufomë.

Në shkrimin e Ksenofon Krisafit botuar tek DITA argumentimi dhe detajet janë të patjetërsueshme. Me këtë rast po shkruaj diçka për profilin e Ksenofonit, duke patur parasysh edhe një libër të tijin të sapodalë nga shtypi ku substanca juridike zotëron vizionin dhe të drejtën ndërkombëtare.

Ksenofon Krisafi është një personalitet i vërtetë i rrafsheve politike, historike dhe juridike. Mund të shtoj se ngrihet mbi shumë të tjerë për kohezionin moral dhe shkencor, për vizionin dhe qartësinë. Dituria e tij universalizohet si konceptualizim i kulturës juridike.

Qytetërimi modern, është në thelb qytetërim juridik. Kjo është optika e Krisafit. Mekanizmi mendor i ideve dhe i artikulimeve ballafaquese.

Libri i tij i ri Për Tokën dhe Detin e Shqipërisë është padyshim – e them me bindje të thellë këtë gjë – një nga librat më të rëndësishëm të këtyre 20 viteve të fundit në Shqipëri. Rëndësia është predikat dhe perspektivë e temës madhore, e integritetit gjeografik dhe shtetëror të Shqipërisë. Temë me përparësi të padiskutueshme. Temë e rëndë testamentale për sot dhe për tërë gjeneratat.

Përtej çdo retorike folklorike, Krisafi parashtron, nyjeton, strukturën e ndërlikuar të problematikës me një kthjelltësi përfundimtare dhe të paepur, të logjikës përcaktuese juridike, sidomos të së drejtës ndërkombëtare, ku ai spikat si njohës i thellë dhe mjeshtër i analizave komplementare mbi çdo boshllëk, trillim dhe doktrinë të rreme antishqiptare.

Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo!

Është e pabesueshme të mendosh se si ndaj kombit shqiptar janë tjerrur pezhishka merimangash, përbindëshe, për të alambikuar “teori” të rreme dhe kriminale kundër ekzistencës së kombit shqiptar, të copëtimit prokustian të trojeve shqiptare.

Ksenofon Krisafi i denoncon këto shtjellime groteske antishqiptare me çiltërsinë, me të vërtetën e pambuluar dot të djalit që tha mbreti është lakuriq!. Dhe nuk jemi në përrallën e famshëme të Andersenit, por në realitetin e egër dhe të rrezikshëm të shekullit XX.

Autori bën kirurgjinë mendore të marrëveshjeve të Esat Toptanit me Pashiçin dhe Jovanoviçin si dhe të marrëveshjes së Zogut me Pashiçin – ndoshta ndër dokumentet më të turpshme në historinë europiane të politikës, ku formulat antishqiptare dhe antikombëtare të të ashtuquajturave nene juridike (në fakt antijuridike) të këtyre marrëveshjeve të kobshme konceptualizonin zhdukjen, apo zhbërjen e kombit shqiptar dhe për më tepër të institucionit të shtetit shqiptar, që historia jonë, identiteti ynë i shekujve të formalizohej si anti-histori dhe si anti-identitet. E pabesueshme!

Por në këtë betejë ekzistenciale dhe mendore shqiptarët nuk u mposhtën – mbijetuan!

Historia e shekullit XX megjithatë është historia reale, ndonëse e ndërlikuar, e shtetit shqiptar si afirmim konkret, realitet juridik kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në librin e çmuar dhe të domosdoshëm të Krisafit flitet edhe për luftën italo-greke dhe absurdin e ligjit grek të luftës me Shqipërinë duke iu referuar librit të Arben Putos Lufta italo-greke, diktatorë dhe kuislingë – një nga librat më të rëndësishëm të historiografisë sonë. Aty flitet edhe për disa të vërteta për incidentin e Kanalit të Korfuzit – 65 vjet më parë.

Autori operon me të drejtën ndërkombëtare si një e drejtë institucionale dhe universale. Por substanca kryesore e librit të Krisafit lidhet me ngjarjen më tronditëse që njihet si Pakti Detar, një akt më i rëndë se pazaret diabolike të Zogut dhe dajës së tij, Esat Toptanit. Ky i ashtuquajtur Pakt i Detit, një cenim i rëndë i kufijve jugorë të Shqipërisë, u skualifikua nga Gjykata Kushtetuese dhe është një gjë epokale, një triumf i së drejtës.

Mendimtari francez Paul Valery ka thënë se historia ciklon tautologjitë. Pakti Detar qe një tautologji e vonuar. Por edhe e dështuar. Dhe duhet thënë se në strukturimin e të dhënave juridike kontributi i Ksenofon Krisafit ka qënë real, substancial, ndonëse për këtë vepër ai, me modesti, i është larguar protagonizmit të bujës mediatike. Por ky libër është scripta manent.

Ky libër sintetizon zhvillimet aktuale në vështrimin juridiko-ndërkombëtar, flet për Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të 22 Korrikut 2010, që u shpreh në favor të së drejtës së Kosovës për shpalljen e njëanshme të shtetit të vet të pavarur, e cila ishte një ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme për të ardhmen e popullit shqiptar.

Ai flet për shkeljen e konventave ndërkombëtare nga ana e Maqedonisë për vënien dorë në ujërat e lumit Radika, duke prekur kështu interesat e shqiptarëve, për aspektin juridik të bllofit, iniciativës false dhe ireale për dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, si dhe për aneksimin rus të Krimesë në këndvështrimin e së drejtës ndërkombëtare.

Libri i Krisafit është libri i polemikës së madhe. Jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen, kundër falsifikimeve historike.

Në shekullin XVII dijetari i madh shqiptar Frang Bardhi shkroi si polemikë madhështore dhe model të polemikës shkencore librin e tij për Skënderbeun, kundër atyre që e mohonin shqiptarësinë e heroit tonë kombëtar.

Frang Bardhi thotë se në histori kanë rëndësi dy gjëra: metoda dhe e vërteta. Ai e shkencëzon historiografinë, e zhvesh nga mitet dhe fantazmagoritë dinake dhe shoviniste. Libri i Frang Bardhit krijoi epokë. Vizionarizimi i tij është dhe në qënien e çdo shqiptari të vërtetë si dhe në qënien intelektuale të Ksenofon Krisafit. Është diçka e pashmangshme. Krisafi ka botuar disa libra në këtë hulli. Jo libra çikërrimash, jo libra për vehten, por libra për shkencën dhe Shqipërinë.

Këto janë libra që i shërbejnë integrimit emancipues evropian, një integrim që parakupton edhe dinjitetin dhe personalitetin historik të shqiptarëve.

 

E drejta ndërkombëtare kështu konceptohet, si sublimim i këtij integrimi, si një histori e vërtetë, larg tërë klisheve të vjetra dhe të gënjeshtra.

Qytetërimi juridik dhe demokratik është e vetmja kahje e zhvillimit dhe e progresit modern. Shqiptarët si komb dhe si kulturë lëvizin drejt kësaj kahjeje. Ata nuk mund të ecin kuturu, ose të jenë të paditur.

Padituria ka qënë një e keqe e humnershme dikur për shqiptarë. Por në Mijëvjeçarin e Tretë, shqiptarët përjetojnë një histori të diturisë dhe të dinjitetit, për të qënë shqiptarë dhe njëkohësisht qytetarë të lirë të Europës dhe të botës.

Moikom Zeqo June 5, 2015 10:40
Komento

7 Komente

  1. Arbeni June 5, 11:44

    Profesor. Ju lumt. Te gjitha ato qe thoni jane te verteta. Ate liber e ka shkruar prof. Krisafi. Por artikulli juaj eshte i paperfunduar, po ti referohesh titullit. Keni treguar gjysmen e te vertetes. Nuk e keni cekur fare artikullin jo normal, cinik, jo etik dhe plot fyerje te Prof. Krisafit kunder Beqir Gerbit. Duke ngritur larte Prof. Krisafin, nuk e ulni dot Beqir Gerbin. Njerezit sot jane shume me inteligjent se ju ne kohen kur ju u bete profesor.

    Reply to this comment
  2. Profesori June 5, 12:09

    Ky shkrim eshte qoka e rradhes qe bene Moikomi i papune ndaj shokeve te tij.
    Ksenua na qenka shpetimtari i Shqiperise? Faliminderit Moikom se do vdisnim pa e ditur kete gje. Une do propozoja ta shpallim shenjt te kishqes ortodokse “Shenjti Kseno”.
    O Moikom e kupton qe je bere i bezdishem, kudo qe vete ti njerzit mallkojne veten se fillon e flet dhe nuk di te mbarosh.
    Ksenofon Kristafi eshte meshirimi i ligesise dhe perulesise. Leviz nga Enveri te Fatosi, te Saliu, te Edi dhe tani ne fund ka ngelur ne prerin e fshatarit te Labinotit Naim Cili.
    Mire Ksenua nuk ka cipe dhe i ka rregulluar te gjitha problemet ekonomike e shpirterore, po ti a derezi qe nuk ke as buke per te ngene, cfare m… do, apo te jep Ksenua ndonje god raki.
    Te mirekuptoj me dhimbje Moikom, por prape te them qe eshte turp i radhes ky shkrim per Ksenon

    Reply to this comment
  3. Barfhi Tolabi June 5, 15:07

    Ore zoterinj,Arben dhe Profesori!
    Ky Ksenofoni,per ju dhe shume te tjere,mund te mos jete askushi,prandaj ja u pranoj fyerjet qe i beni atij.
    Po ju cfare mutrash jeni,qe hidhni gjithe ate gelbaze ndaj tij?
    Ne se keni koqe dhe mend,beni replika me te,per pikpamjet qe shpreh ai dhe zoti Gerbi.Ne se jo,mbylleni ate qenef dhe mjaft perndryshe,nuk jeni askush tjeter vecse Beqir Gerbi,i cili (me vjen keq t’a them),eshte vene me shpatulla pas murit prej argumenteve te Prof.Krisafit dhe ne mungese te kunderreplikes ,kalon ne fyerje banale ndaj tij…
    Une nuk njoh as njerin e as tjerin,kam lexuar dhe mirekuptuar artikujt e te dyve.Nuk kam ofenduar asnjerin e as tjetrin.Une simpatizoj dhe mbeshtes Prof.Krisafin,sepse citon konventa nderkombetare,te cilat rregullojne maredheniet midis shteteve per percaktimin e territorit kombetar ne det.Kaq.Dhe kjo per mua,e shoqeruar dhe me vleresimin maksimal per kontributin e tij dhe te pamposhturin Myslim Pasha,ne mbrojtjen legjendare qe i bene kufijve tane detare,kunder dhurimit te 353 km 2 det Greqise,eshte kontributi me i madh,moral Atdhetar,shkencor dhe qytetar.

    Reply to this comment
    • edhe nje nxenes i klases se tete June 5, 17:23

      . Barfhi Tolabi,

      Meritat e te gjithe atyreve, qe arriten to mos realizohet marreveshja e shelfit kontinental midis Shqiperise dhe Greqise, nuk ia hedh dot njeri poshte. Edhe une jam plotesisht dakort me ju.
      Z. Gerbi, mbase jo me shume diplomaci, ( si ushtarak qe eshte), nuk ishte dakort me menyren e spjegimit te metodes. Gje qe vete edhe profesori, deklaron nuk eshte shume adapt ne kete sfere.
      Profesori, si diplomat qe eshte, iu pergjigj me shume diplomaci, pak a shume te njejten gjuhe me tuajen.
      Nqs, artikullin e profesorit, e zhvesh nga gjithe gjuha diplomate qe ka perdorur, por le vetem faktet, edhe nje nxenes i klases se tete mund te paraqiste keto fakte. Kopjo dhe shkruaji.
      Nuk pashe qe Z. Ksenofon te replikonte per metoden e zgjedhur, por biles, e pergenjeshtron, qe nuk e ka thene. Ne you tube kur pashe intervisten e tij, akoma nuk e di sa territor i ka mbrojtur Shqiperise.
      Z. Gerbi nuk arriti ta vere rusi me shpatull per muri, qe e kishte automatikun ne gryke, dhe s’u tremb e jo nje “diplomat” banal si Z. ksenofon, qe nuk i duket asnje llogjik ne shkrimin e tij.
      Kur Gerbi me shoke ruante kete kufij fizikisht, diten e naten, ju, une dhe profesori flinim gjume ose i b… me dore.
      Po cfare ti besh, njeri eshte ushtarak, trim dhe sypatrembur,
      tjetri politikan dhe diplomat, qe ne gjuhen e perditshme i thone ……
      Edhe nje nxenes i klases se tete e di fjalen

      Reply to this comment
  4. D G June 5, 17:39

    Artikulli per shkrimin dhe librin e Kseno Krisafit jane nje deshmi historike dhe ai autor dhe libri i tij do te jene nje deshmi e madhe historike. Shpreh falnderiet e mia me te perzemerta.

    Reply to this comment
  5. Hans Klos June 5, 18:53

    I nderuar Profesor Zeqo,kam mendimin se artikulli i juaj eshte i mbeshtetur ne fakte dhe dokumenta te pakundershtueshme.Thelbi i komenteve tona nuk qendron tek vlerat intelektuale dhe kontibutin e madh te z.Krisafi ne diplomaci dhe ne drejten nderkombetare, dhe vendin e nderuar qe ze ky aktor ne eliten shqiptare.Nuk kemi asnje kontestim.Thelbi i komentit tim ishte nje kritike e hapur ndaj Profesor Krisafit ne lidhje me repliken e tij “te pa deshiruar” ne lidhje me artikullin e z.B.Gerbi.Ne kete replike z.Krisafi shkele rende etiken e komunikimit duke u rrekur te tregoje vlerat e tij duke ironizuar “pa asnje motiv “z.Gerbi.Une si ish oficer i
    Flotes Luftarake Detare,nuk mund te pajtohem me z.Krisafi kur ai shkel etken.Z.Gerbi ne artikullin e tij ne asnje resht nuk kishte asnje tendence per te atakuar Profesor Krisafin,perkundrazi,materiali ishte nje ndihme per ekipin e ardhshem te percaktimit te kufirit detar me Greqine.Respekte z.Zeqo !

    Reply to this comment
  6. loku June 5, 20:39

    Moikom mos harro emrin e pare me te cilin te pagezoi familja. Sovjetik. Emer i bukur nuk eshte. Me fal te emeroi familja se ti nuk pagezohesh se je i nje feje tjeter dhe me se shumti ateist ose pafe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*