Ksera thotë se akuzat ndaj tij janë tendencioze

Redaksia Online October 25, 2013 11:00

Ksera thotë se akuzat ndaj tij janë tendencioze

Ish-ministri Spiro Ksera i cilëson akuza tendencioze deklaratat e maxhorancës aktuale për shpërdorim të fondeve të destinuara për personat me aftësi të kufizuara. Në një intervistë për GSH, ish-ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta thotë se në këtë histori fshihet diçka për aq kohë sa fondi është përdorur në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe nuk ka asnjë akuzë për këtë ministri.

Zbukurimet për 1 Majin janë bërë në mënyrë transparente dhe nuk janë aspak të vërteta akuzat që bëhen ndaj nesh, ndaj meje dhe punonjësve të mi. Unë vërtet kam qenë në dijeni të tenderit, por mund t‘ju them me siguri të plotë se nuk ka pasur abuzime me këtë tender. Çdo gjë është bërë në mënyrë publike, e kanë transmetuar edhe shumë media televizive dhe asgjë nuk është bërë e fshehtë. Duhet të theksoj se zbukurimet për 1 Majin janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe nuk e kuptoj se pse akuzat janë vetëm ndaj Ministrisë së Punës dhe jo ndaj Ministrisë së Kulturës, kur dihet se tenderi është bërë në bashkëpunim me këtë ministri”, është shprehur ai.

“E them me siguri të plotë, asnjëri prej punonjësve të mi që akuzohet për shpërdorim të detyrës, nuk ka përdorur asnjë fond për vete, i gjithë fondi është përdorur për zbukurimet. Akuzat janë bërë nga njerëz dashakeqës, ziliqarë dhe që kanë pasur qëllime negative, tendencioze ndaj nesh. E them me siguri se nuk ka pasur shkelje gjatë përdorimit të fondit, sepse gjatë zbatimit të tenderit janë bërë gjithsej katër kontrolle, një prej të cilëve është bërë edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nuk kanë dalë asnjëherë me shkelje”, citohet Ksera.

Redaksia Online October 25, 2013 11:00
Komento

5 Komente

  1. SALIU October 25, 12:15

    “dhe nuk kanë dalë asnjëherë me shkelje..”KSERA
    -HA!HA!HA!HA!HA!HA!
    Po Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pjesen e tij ne hajnine tone tropojane!!!!

    Reply to this comment
  2. Dervicianoti October 25, 14:56

    O Spiridhon! Keto budalleqe qe thua shko dhe deshmoji ne prokurori mor gagaç. Ti je nje kokerr hajduti qe kujton se mund te mbulosh halelleqet e tua me llogje derviciani. Oj paska bere zbukurime ky per 1 Maj?! Po pse mor teveqel ne kohen e Enverit je qe te harxhosh leket per zbukurime diten e perkujtimit te protestes se punetoreve! I vodhet Spiro, i vodhet dhe tani duhet t’i villni, baterdiare te felliqur! Kujtove se do kishe gjithe jeten mburoje ombrellen e shpellarit te Viçidolit. Ne meqe aty mund te vijne mend ty mor mashe e pislleve.

    Reply to this comment
  3. Emri Mbiemri October 25, 16:52

    Përveç palaçove që kanë firmosur Kryepalaçua është vetëm për intervista idiote apo duhet të japë llogari në Gjykatë.

    Reply to this comment
  4. Bexheti October 25, 17:29

    Z.Spiro!
    Pyet leven tende, Polikron Mazen, se si i keni vjedhur parate, si i keni blere shtepite brenda vitit. Le te merret prokuroria me leven tende, te shikosh se si do te dale.

    Reply to this comment
  5. mere, lere. October 26, 09:00

    -Ate Gjonin dhe Hasimin i ke pase mon-e te padiskutueshem..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*