KSHH: KQZ cenoi besimin e publikut

August 5, 2013 16:35

KSHH: KQZ cenoi besimin e publikut

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi të hënën raportin përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit. Duke analizuar zhvillimet që lidhen me KQZ-në përpara dhe pas mbylljes së procesit të votimit në raport theksohet se:

“Vendimmarrja e njëanshme dhe pa konsensus, në disa raste, e këtij organi cenoi besimin e publikut dhe të subjekteve zgjedhore ndaj veprimtarisë së tij. Kjo dëmtoi rëndë dhe në mënyrë të pariparueshme disa faza të rëndësishme të procesit zgjedhor, si ndarja e mandateve për zonat zgjedhore, shqyrtimin e ankesave, certifikimin e zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor, etj”.

Raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit konstaton se në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 u shënuan

përmirësime të ndjeshme në drejtim të cilësisë së listës së zgjedhjeve, në drejtim të respektimit të procedurave të procesit të votimit, ashtu dhe në atë të numërimit të votave.

Subjektet zgjedhore, sidomos shumica qeverisëse, thuhet në raport, duhet të mbante më mirë parasysh faktin se OSBE/ODHIR vazhdimisht ka artikuluar kritika për shfrytëzimin e inaugurimeve për qëllime elektorale, ose përdorimin e administratës publike dhe nxënësit e shkollave në veprimtari zgjedhore, gjë që bie ndesh me paragrafin 5 të Dokumentit të Kopenhagenit të vitit 1990.

Në konkluzionet përfundimtare Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se: “Mbetet detyrë e rëndësishme e Kuvendit të Shqipërisë përmirësimi i mëtejshëm i Kodit Zgjedhor, rishikimi i mundësisë për depolitizimin e organeve të administrimit zgjedhor, si dhe përmirësimi i veprimtarisë së tyre në drejtim të ushtrimit të kompetencave që u cakton ligji, veçanërisht në procesin e numërimit të votave dhe nxjerrjen e rezultateve”.

Nga vëzhgimet për rolin e medias gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, raporti thotë se: “Aksesi i medieve në procesin e votimit e të numërimit të votave ka qenë i mirë. Por nuk kanë munguar dhe incidentet, si ai me kameramanët dhe gazetarët e Top Channel, të cilët janë dhunuar dhe u janë dëmtuar pajisjet”. / Top Channel

August 5, 2013 16:35
Komento

6 Komente

  1. Gramoz August 5, 17:53

    kjo eshte grua e rezikeshme kjo eshte me e rezikeshme se jozefina topalli ,gra te tilla ja humbasin ne maksimum vlerat e bukura te gruas dhe femres shqiperare ..gra si keto me sjellje te pa denja ne nje shoqeri te hapur ,jane te rezikeshme dhe te pa tolerushme ,gra te tilla nuk i duhen as dreqit

    Reply to this comment
  2. T'ka sali shpirt August 5, 18:41

    retushojeni pakm surratin e kesaj se na rrezoi nga karrigja

    Reply to this comment
  3. bashtova August 5, 20:10

    Z. Gramoz!

    Nese ti e quan kete “grua”! Apo “femer”! Kjo eshte perfaqesimi i shemtires, ii se keqes, te liges dhe te djallezuares! Sic ka fytyren ka edhe shpirtin! Per lesh do te shkoje edhe kjo, si te tjeret dhe si vete kryedjalli Berishe!

    Reply to this comment
  4. lulezo lulezaime lulezo August 5, 20:20

    Kjo lloj specie pjelle e gjyshit bashibozuk duhet te jape doreheqjen ose ne rast te kundert te shkarkohet menjehere dhe ti nenshtrohet ligjit per tegjitha marrezite e saj kjo perfaqeson turpin ne KQZ.

    Reply to this comment
  5. tironsirefugjat August 6, 11:32

    Ky surrat arogant e i peshtir e ka vendin atje ne bankon e te akuzuarve ku ti behet gjygji e te shohim si di te pshur drejtesin dhe ligjin ! Ne nevojtoret PD te skizofrenit, ku cdo perkrahes i tij ska nevoj te mbaj radh, ,nje ftyre si kjo, i duhet dhen nje mesim shembellor qe te kuptoj mir se smund te sfidoj e te injoroj me paftyrsin e saj vullnetin dhe deshiren e nje shumice absolute ku edhe vet ai diktator i intriges ,krimit ,mashtrimit e vjedhjes u dorezua pa kushte e tani esht kthyer ne nje karagjoz interneti e po percartet ! Kjo buce “trimeresh” e ka vendin ta shohim atje pas hekurave, me “dhemb te hequr” e te pertyp “kurajon” qe mer nga falimentimi i asaj pjese aq te felliqur qe kujtoi se do vazhdoj akoma te “mbreteroj” mes baltes se zez mbushur me krokodila Je meshirimi dhe figura simbolike e asaj pjese te zez te PD qe mori tatepjeten per te mos u kthyer me ……..Te shohim se kujt do i lepihesh tani se keshtu do i vem edhe noten me leht tutorit tend ….

    Reply to this comment
  6. Fatmir August 6, 21:17

    OOOOOOOOOO Pika burrit,ka lyer buzet me te kuq dhe gishtat me maniqyr!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*