30 Qershori, KSHH: Situata e polarizuar, ka pasur intimidim të zgjedhësve

July 2, 2019 10:59

30 Qershori, KSHH: Situata e polarizuar, ka pasur intimidim të zgjedhësve

Në gjetjet paraprake të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për zgjedhjet e 30 qershorit thuhet se procesi u zhvillua në një situatë të polarizuar.

Përfaqësues të KSHH thanë se kanë vërejtur kërcënime dhe intimidime për të votuar ose mos votuar.

“Vëzhguesit e KSHH kanë vërejtur prezencën e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme të QV dhe në ambientet e jashtme, por brenda perimetrit të godinës ku ishin vendosur QV. Janë vërejtur grupe të të rinjve. Na rezulton se persona të paautorizuar prezantoheshin si përfaqësues partiak dhe informonin për numrin zgjedhor të zgjedhësit që votonte. Kjo nuk është e lejueshme sepse në këtë mënyrë kërkohen të dhëna për të identifikuar ata që votojnë dhe ata që nuk votojnë. Kjo në vlerësimin tonë përbën një formë indirekte të intimidimit ndaj zgjedhësve”, shprehet Erida Skendaj, drejtuese ekzekutive pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

July 2, 2019 10:59
Komento

2 Komente

  1. peoples July 2, 14:03

    Kush eshte kjo biba..Kjo ka nje fytyre qe te kall daten tamam kukumjacke…Pse keta njerez qe jane te shemtuar nga fytyra dhe shpirti jane caktuar te vezhgojne te drejtat e njerzeve,kjo nuk ka miresi insideuot ajo eshte e keqe

    Reply to this comment
  2. mbeshtetja July 2, 18:36

    I mori parate kjo me ato qe tha. Keshtu e ka demokracia 1000 mije shoqata per lirite dhe te drejtat e njeriu dhe u jep parate, por keta, i kerkojne keto te drejta dhe liri pas vdekjes; me kujtohet lufta ne Kosove. hane e fryjne bythen gjithe keta njerez per te folur per fukarenjet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*