KSHH: Të miratohet pa vonesa reforma në drejtësi

May 31, 2016 14:18

KSHH: Të miratohet pa vonesa reforma në drejtësi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), shpreh shqetësimin se miratimi i reformës në sistemin e drejtësisë po vonohet.

“Shqetësimi ynë buron nga fakti se jemi një organizatë që për më shumë se 25 vjet, si mision kryesor kemi patur dhe vazhdojmë të kemi mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve, duke monitoruar në mënyrë proaktive gjykatat, prokurorinë, vendimet e prokurorisë dhe vendimet gjyqësore” thuhet në deklaratë.

“Shtetasit shqiptarë janë direkt të interesuar që reforma në drejtësi të miratohet sa më parë. Ata mund të mos jenë njohur me detajet e dispozitave të Projektit për ndryshimet Kushtetuese, por jeta, praktika, i ka bindur ata se nuk mund të vazhdohet me sistemin ekzistues

Shtetasit shqiptarë janë direkt të interesuar që reforma në drejtësi të miratohet sa më parë. Ata mund të mos jenë njohur me detajet e dispozitave të Projektit për ndryshimet Kushtetuese, por jeta, praktika, i ka bindur ata se nuk mund të vazhdohet me sistemin ekzistues.

Korrupsioni shqetësues në këto organe, fenomeni i pandëshkueshmërisë sidomos i zyrtarëve të lartë, mungesa e pavarësisë dhe e paanshmërisë si rezultat i ndikimit të politikës dhe të botës së krimit, mungesa e eficencës, zvarritjes së proceseve gjyqësore dhe aksesi i kufizuar të shtetasve në organet e sistemit të drejtësisë janë të njohura për të gjithë.

Si rrjedhim, kjo situatë dëmton në radhë të parë interesat e shtetasve dhe imazhin e vendit tonë. Ata nuk mund të jenë dakord me një sistem të tillë. Përfaqësuesit e popullit mendojmë se duhet ta dëgjojnë zërin e sovranit dhe duhet të anashkalojnë interesat e tyre të ngushta partiake në një moment kaq të rëndësishëm dhe jetik siç është miratimi i reformës në drejtësi.

Mazhoranca dhe opozita kanë pranuar dhe vlerësuar publikisht opinionet mjaft cilësore të Komisionit të Venecias, rekomandimet e ShBA-së dhe BE-së, asistencën e vazhdueshme të OPDAT-it dhe të Euraliusit. Është e drejta e përfaqësuesve të Kuvendit që të debatojnë në mënyrë konstruktive dhe kur është rasti të arrijnë edhe në kompromise, në përputhje me parimet bazë dhe standardet ndërkombëtare, por pa cenuar interesat e shtetasve.

Për KSHH-në, kryesore është zgjidhja e drejtë e problemit dhe jo numri i votave që kërkohen për miratimin e projektkushtetutës. KSHH vlerëson se debatin pluralist dhe demokratik, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë, si dhe në seancat plenare të Kuvendit, duhet të dominojë arsyeja, argumenti dhe jo “gara” e akuzave reciproke dhe gjuha e urrejtjes. Sovrani, siç dihet është gjykatësi më i mirë.

Kur është rasti ai vlerëson me nota pozitive apo negative përfaqësuesit e vet. Për KSHH-në do të ishte në dëm të interesave të shtetasve dhe të vendit që mungesa e vullnetit politik të kamuflohet me qëndrime apo pretekste të pajustifikuara.

KSHH u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare që mbi gjithçka të vënë interesat e popullit i cili, veç të tjerave, kërkon zbutjen e tensionit dhe të atmosferës tepër të politizuar në vend, përmirësimin e jetës social-ekonomike shërbime efiçente, profesionale dhe akses në organet e sistemit të drejtësisë.

Një vend demokratik, siç jemi ne, vetëm integrimi i shpejtë Europian dhe vendosmëria për të kapërcyer vështirësitë që ende janë të pranishme, janë faktorë të rëndësishëm që kërkojnë miratimin e shpejtë të reformës në sistemin e drejtësisë.

KSHH është i bindur se reforma në drejtësi do të ndikojë pozitivisht edhe në zbatimin e reformave në fusha të tjera. Pa kryerjen e reformës në drejtësi nuk mund të pretendohet për shtet të së drejtës, për zbatimin e parimit kushtetues se para ligjit janë të gjithë të barabartë si dhe ushtrimin efektiv të së drejtës për një proces të rregullt ligjor” përfundon KSHH reagimin e tij.

May 31, 2016 14:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim