Dy organizatat e medias reagojnë mbi censurën ndaj DITA

December 1, 2019 09:07

Dy organizatat e medias reagojnë mbi censurën ndaj DITA

Dy organizatat më të rëndësishme të medias në vend, Unioni i Gazetarëve dhe Këshilli i Medias kanë reaguar këtë të shtunë për censurën ndaj një editoriali të gazetës Dita.

Me një akt të paprecedentë, qeveria shqiptare kërkoi bllokimin e shpërndarjes në rrjetin social Facebook të editorialit me titull PSE shkruar nga kryeredaktori Adrian Thano

Në një deklaratë publike Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë e konsideroi të shtunën aktin si shenjë paralajmëruese censure.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbron pikëpamjen e vet se në cdo rast kujdesi shtetëror për etikën mund të përdoret si alibi censure dhe ndikimi negativ mbi lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e gazetarëve. Në këtë kontekst ne marrim seriozisht edhe shqetësimin e editorit të gazetaës së përditshme “Dita” të publikuar në datën 29.11.2019 me titull: “Qeveria bllokon shpërndarjen në fb të editorialit në Dita”.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga autoritetet e qeverisë të dëshmojnë maturi dhe respekt ndaj mediave dhe qëndrimeve kritike të tyre, si dhe të inkurajojnë shumë më tepër nismat vetërregulluese të gazetarëve e jo të besojnë apo t’ia delegojnë këtë besim vetëm enteve rregullatore të cilat janë të paragjykuara apo shpesh edhe të refuzuara për shkak të historisë së përdorimit politik” – thuhet në deklaratën e UGSH.

Kopertina e datës 28 nëntor me editorialin, shpërndarja e të cilit në FB u ndalua me kërkesë të qeverisë shqiptare

Më herët, për rastin kishte reaguar edhe Këshilli Shqiptar i Medias.

Në deklaratën e KSHM ndër të tjera shkruhet:

Këshilli Shqiptar i Mediave po ndjek me shqetësim raportet e Qeverisë me median në situatën e rëndë të krijuar nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Rasti i parë ka të bëjë me një qarkore të dërguar portaleve online ku AKEP shprehet: “kerkojme URGJENTISHT publikimin e informacionit bashkelidhur, sic kerkohet ne shkresen e Ministrise se Mbrojtjes…” “si nje detyrim nga Ligji 45/2019 “Për mbrojtjen civile”.

KShM i kujton qeverisë që kërkesa është e jashtëligjëshme, sepse ky ligj i referohet vetëm TV-ve dhe Radiove, (liçensat e të cilëve i shpërndan qeveria dhe frekuencat ku ato transmetojnë janë pronë e qeverisë), dhe nuk përfshin hapësirën globale, publike, falas të botës online. KShM inkurajon portalet të botojnë të gjitha njoftimet që janë në funksion të ndihmesës së gjendjes, por, i kujton qeverisë që NUK mundet me ligjin në fjalë të urdhërojë asnjë portal që ta bëjë këtë aq më tepër përmes AKEP, një agjensi që nuk ka lidhje me ligjin në fjalë.

Rasti i dytë është bllokimi në FB i një editoriali të gazetës Dita. Kritikat ndaj qeverisë nuk mund t’i ndalojë askush, aq më tepër nën pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme, sidomos nëse janë të bazuara – shkruan deklarata.

Editoriali në fjalë u botua si kopertinë e gazetës DITA në numrin e datës 28 nëntor dhe ishte një reagim ndaj një deklarate të Kryeministrit mbi pamundësitë e buxhetit të shtetit.

Disa orë pasi shkrimi nisi të përhapej në rrjete sociale, shpërndarja e tij në Facebook u ndalua; ai u fshi nga wall-et që e kishin shpërndarë.

Editoriali mund të lexohet duke klikuar KËTU

Deklarata e KSHM mund të lexohet duke klikuar KËTU.

Deklarata e UGSH mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

d.a. / dita

December 1, 2019 09:07
Komento

40 Komente

  1. Arben November 30, 12:02

    PO BEHET GATI LIGJI PER TE DHENE NDIHMAT

    ME PPPP, PRANDAJ KETO AKSIONE.

    Reply to this comment
    • Tirana November 30, 13:23

      E moret vesh? Qeveria ka menduar se mund te ndihmoje lehtesimin e pasojave per termetet duke ulur taksat per bizneset.

      Reply to this comment
      • Samiu November 30, 15:27

        Po shikonim Ramen te Varrezat e Deshmoreve me brekushe

        Rama eshte tull o tull m tha komshiu im me koken akoma me pluhur nga shkundja e termetit.

        Po i thashe

        Lart eshte tulle, poshte eshte qull

        Reply to this comment
    • Bureto November 30, 13:37

      Doni lajm të vërtetë? Ja lexoni më sipër atë të Mr. Arben.

      Reply to this comment
    • Eliott November 30, 15:36

      Problemi qe ka qeveria, eshte se 1/10-ta e popullsise, po kupton se ne ç’mizerje jeton 9/10-ta..

      Reply to this comment
    • Qepa December 2, 18:31

      Ju gazetaret keni vetem te drejte, ju keni vetem liri dhe jo pergjegjesi. Ju mund te sulmoni kedo dhe nuk mbani pergjegjesi. Ju i dini te gjitha. Ju jeni specialista profesionista te te gjithe profesioneve. Ju jeni te pafre te flsini e te shfqani çdo gje qe iu teket. Ju nuk doni te kete shtet por kaos per lajme.

      Reply to this comment
  2. likefloriri November 30, 12:07

    More kshm do ta mbyllni edhe ju ate hale. Shqiptaret nuk kane nevoje per kukuvajka e per debila qe vetem te shpifin e te shajne dine. Nuk kemi nevoje per media te tilla. Shqiptaret duan kurajo dhe transparence. Vlen per tu levduar gazetari paco i cili mbreme i tha gazetares qe te mos genjeje pasi ambienti ku po filmonte ajo ishte qender grumbullimi ndihmash e jo shperndarje, etj. Nuk kemi nevoje per gazetare e media qe perhapin vetem fatalitet si qelbesirat buzhala, etj.

    Reply to this comment
    • Moza December 1, 19:11

      E tepert qe ky kryeminister, qe e nis dhe e mbyll punen me TV e madje ka edhe nje me emrin e vet, te thote media “skandakoze” apo “kriminale”. A thua media lejoi ndertime te tilla vend e pa vend, e sipas grykesise se “pronareve”? Si mundet nje njeri qe ka te pakten 21 vjet ne politike, nga te cilat 19 ne pushtet, te anatemoje median te cilen e (keq)perdor si asnje tjeter te pakten ne 3 dekada demokraci?P.S. Respekt per cdo koleg qe po punon pa orar e ne kushte aspak te lehta, duke vene te parin misionin per informimin e publikut ne kete situate, duke shkuar prane njerezve te prekur nga termeti per t’i pare e degjuar. Edhe gazetaret kane femije, familje, situata me banesat e tyre, por detyren po e bejne pa u ankuar! Meritojne respekt e mirenjohje e jo anatemim!

      Reply to this comment
      • Beni December 1, 19:13

        Rami gjeniu vete eshte ne TV nga mengjesi ne darke dhe cdo dy fjali njeren shan mediat

        Me nje fjale beni si them une, mos beni si bej une

        Ky do te kendoj i vetem si gjeli maje plehut

        Do flasin edhe gazetaret o Rami, ty te pelqen vetem nendja jote, po nuk ka ashtu

        Na i shpife meqe ra fjala, shko o njeri dhe bej nje pune pa kamera nga pas

        Kaq i semure je per vemendje?

        Reply to this comment
  3. Neritan November 30, 12:11

    “Po boll mo, se më doli shpirti, nuk kam fuqi më”— i tha Kryeministri një qytetareje sot. Është e vërtetë: ajo që ai po bën është vërtet një torturë fizike për çdo njeri normal—Supermeni, Spajdermeni apo Batmani janë karaktere përrallash.

    Që kur dolën nga shpellat, dhjetëra mijëra vjet më parë, njerëzit krijuan shtetin, i cili, ndër të tjera, garanton që, largqoftë, kur dikujt i del shpirti, nuk del bashkë me të edhe shpirti i kombit.

    Reply to this comment
    • Xhako November 30, 14:09

      Termeti i vitit 1999 ne Turqi mori rreth 18.000 jete njerezish. Prokuroria procedoi penalisht 700 punonjes administrate dhe 2100 pronare firmash ndertimi.

      Veli Gocer, eshte 1 nga keta pronare i cili u denua me 18 vjet e 9 muaj burg.

      Te shohim cfare do ndodhe ne Shqiperi, sa punonjes administrate apo pronare firmash ndertimi do procedohen penalisht !!

      Respekte Dita

      Reply to this comment
      • Nikson November 30, 15:34

        Arsyeja e vërtetë pse Qeveria sulmon shkrimin e gjigandit te fjales Adrian Thano eshte qe per qeverine nuk ka me dite pra kthjelltesi, por vetem nate dhe fshehje informacioni..

        Kurse arsyeja pse qeveria e mbylli Portalin
        “Jeta osht qef” është se sot …”Jeta osht tërmet!”.

        Reply to this comment
    • Lexusi vemendshem November 30, 15:29

      Kjo organizata ka bere gabim qe vendos Diten me Joq ne nje linje.

      Dita eshte unike, eshte media me thellesine analitike dhe forcen e fjales se analisteve te saj m t forten ne treg.

      Kurse Joq…

      JOQ duhet mbylle, por ja cilat jane arsyet…

      JOQ duhet mbyllur per sulmet e panumerta qe ju ka bere kompanive prodhuese shqiptare nder vite.
      Duhet mbyllur per te gjithe llumin qe promovon me gjoja sms nen titullin “anonim te lutem”, me video-shantazhe.

      Duhet mbyllur se ka kthyer ne model videot ndaj cdokujt qe ben nje pune ne kete vend, si polic, mjek, infermier etj…

      Cdo spiun shqiptar, me tel ne dore i ka kthyer video-shantazhet ne menyre jetese.

      Duhet mbyllur sepse te gjitha imoralitetet e mundshme te shqiperise, me sms te tipit “jam grua e martuar po rash ne dashuri me kunatin…” etj, dhe kjo faqe i publikon, ose i sajon vete, per klikime.

      A pyet kush per femijte qe i lexojne keto publikime ?

      Pra JOQ nuk duhet mbyllur per nje info per termetin.
      Ajo duhej mbylle me kohe per palacollekun e perditshem qe ka ngritur ne piedestal.

      Reply to this comment
    • Milot November 30, 15:31

      O Dita nuk e keni kuptu qe Rama dhe palacot rreth tij ju duan pa personalitet?

      Dmth kur ai shan Lulin dhe ju te shani Lulin

      Kur ai lepin Lulin ta lepini dhe ju

      Dhe kurrsesi mos shani kurre ate vete

      Kjo eshte media sipas Rames dhe ketyre debilave qe mbahen si fansa te tij

      E shifni c thote tani ky qe bente si i zemeruar me Molotovet??

      Rama i kerkon mend Bashes per te kaluar krizen post termet!???

      Hapu dheeeee

      Mr. 20%-shi i 1000 lejeve abuzive te ndertimit i kerkon mend atij qe firmosi per shtese kati mbi pallatin ku banon!

      Ne dore te Zotit!

      Reply to this comment
  4. Endri November 30, 12:22

    E lexova statusin e Xhulia Aliaj dhe me duket qesharake akuza qe eshte ngritur nga policia.

    Por ajo qe me shqeteson me teper eshte fakti qe e kane arrestuar.

    Arrestimi eshte nje mase teper e rende, e cila parashikohet vetem ne rastet kur personi ka rrezik shoqeror apo kur mund te prishe provat.

    Xhulia nuk permbush asnje nga keto kushte. Ndersa ata te cilet vrane 50 njerez, me korrupsionin dhe perpergjegjshmerine e tyre, I plotesojne te dyja kriteret.

    Ata do te flene sot te patrazuar neper rezorte luksoze, ndersa Xhulia do perpelitet ne qeline e burgut.

    Ky nuk eshte shtet. Kjo eshte thjeshte nje bande kriminale.

    Diferenca e ketyre me Zani Caushin eshte se keta kane nje ekip propagande mbrapa. Kaq.

    Reply to this comment
  5. Jimi November 30, 12:35

    Ne kohe lufte dezertoret pushkatohen, ne kohe paqe perhapesit e panikut izolohen.
    Te jesh opozitar nuk do te thote te jesh armik dhe te abuzosh me te drejten e fjales, si dhe me lirite e te drejtat e njeriut!

    Reply to this comment
    • Geri November 30, 17:40

      Erdhi dita që Pjerin Ndreu të kërcënojë gazetarët. Ashtu si lepuri,që sa dilte dhelpra nga strofulla,u shkonte të vegjëlve të saj dhe bërtiste:”Do ua ashtus mamin!”

      Reply to this comment
    • Zjarrmia e oxhakut November 30, 18:27

      Ore cfare paniku kishte te editoriali i kryeredaktorit te Dites????

      Thote ate qe e dine te gjithe.

      Qe buxheti nuk ka.leke.se e kane mbytur pagesat per PPP.

      Nese nuk eshte keshtu mbetet qe Rama eshte i paafte se ka.lene shtetin trok

      Gazetarve do tu kerkoni llogari ju pse eshte palla i Surelit palle?

      Qekeni sh debila per ate zot

      Reply to this comment
      • Gishtua November 30, 18:30

        Me ke merresh o shok?
        Ketyre qorrave militant partish po u tha Rama Luli eshte kriminel, poooo thon, ta varet.
        Po u tha Rama Luli eshte burre shteti, pooo do thon dhe duatrokasin.
        Kete nivel deleje kerkojne eehe nga gazetat.

        O Dita, vazhdo rrugen tende, po pate takat mos u merr me delet

        P.s. “turp i qofte atij policit qe vjedh ndihmat!”,-paskesh deklaruar Fullani.

        Cudi si nuk e permend fare udhehqsi i Surelit Fullanin

        Reply to this comment
  6. realisti November 30, 12:40

    Gazeta a mund te na thuash se si perhapet panik sidomos kur njerezit jetojne nen ankth? Nese perpara çdo publukimi do te mbajme pera sysh jo marjen e sa me shume klikimeve por dhenien sa me shume kurajo per ata qe sot jane viktima te katastrofes atehere kjo do ishte vlere e shtuar per gazeten apo prtalon a ku di une. Tek qeveria jane drejtuar syte e tegjitheve dhe nuk eshte ky momenti per ta rrezuar por per ta lene te administroje situaten . Sot une jam me qeverine sepse edhe qeveeia me e keqe eshte me e mire se kaosi ne kete situate katastrofe. Se ja si mendoni po u largua kjo qeveri nga pushteti do te garantohet mosrenia e termeteve?

    Reply to this comment
    • Qemal November 30, 17:41

      Ore ju idiotet e Rames
      Lerini mediat rehat o palla
      Ligji të zbatohet me rreptësi dhe drejtësi për të gjithë personat që kanë vepruar në kundërshtim me rregullat ligjore për ndërtimet!
      Pasojat e rënda të tërmetit evidentojnë papërgjegjshmërinë kriminale të institucioneve shtetërore, arkitektëve, ndërtuesve të ndërtesave të shembura e të dëmtuara.
      Mbështesim hetimin e gjykimin e fajtorëve.
      Veprimet me dashje kundër ligjit dhe miratimi i tyre nga personat zyrtarë për përfitime personale materiale e monetare, interesat e pushtetit politik, blerjen e votës në zgjedhjet janë shkaqet kryesore për pasojat e rënda kriminale që rëndojnë mbi popullin dhe ndëshkojnë me vdekjen e viktimave të pafajshme.
      Shpërdorimi i detyrës për lejet e ndërtimit pa u zbatuar kriteret ligjore dhe legalizimi i ndërtimeve pa leje janë dëshmi e korrupsionit, pasurimit të politikanëve, marrjes së paligjshme të pushtetit, përfitimeve kriminale nga ndërtuesit, viktimizimit me jetën e pasurinë të shtetasve.
      Instituti Siszmikës dhe i instituteve të tjera të ndërtimit të shkrira si institucione studimore e shkencore përbëjnë një faj të rëndë të qeverisë që i suprimojë. Mungesa e tyre ka ndikimin edhe në pasojat e tërmetit. Me rëndsi është rishikimi i vendimeve dhe marrja e masave parandaluese për të mënjanuar gjendjen katastrofike ekzistuese në ndërtimet, minierat dhe në veçanti në hidroçentralet.
      Amnisti për fajtorët e katastrofës në ndërtimet kundër rregullave teknike e ligjore është e papranueshme dhe me pasoja të rënda për popullin që pësoi dëmtime e viktima dhe shtetin që nuk zbaton funksionet kushtetuese të dhunës ndaj kriminelëve e mbrojtjen e rendit, jetës e shundetit, pronës private dhe asaj publike.
      Gabimet e një mjeku i mbulon dheu, gabimet e arkitektëve duken kur ndërtesa bie mbi tokë, gabimet e mësuesve ndihen në jetën e përditshme të njeriut, shtetit e të shoqërisë, gabimet e shtetit shkatërrojnë kombin dhe thellojnë katastrofën e mjerimin e shoqërisë.
      Kërkohet ndërgjegjësim i gjithë shoqërisë për të mos lejuar që gabimet e qëllimshme të marrin formën ligjore nga pushtetarët e korruptuar dhe të luftohet me të gjitha mjetet demokratike që çdo shkelje e ligjit dhe rregulllave të bashkëjetesës të dënomen me rreptësi nga drejtësia dhe opinioni publik.

      Reply to this comment
  7. Lalai November 30, 13:16

    Mos u Merzisni o Bijte e Shiqpes o pasardhesit e Pellazgeve o 1 e Botës ju që i keni dhene dritë botës dhe erresire vetes….ja ku keni përfunduar nga i pari tek i fundit,këta jeni !!!

    Reply to this comment
  8. Lenzi November 30, 14:10

    Rama:
    Burg gazetaret

    Populli:

    Burg per kryebashkiaket qe kane dhene leje korruptive dhe s’kane kontrolluar punimet !!

    Burg per kete shtet 30 vjecar te korruptuar deri ne palce… qe lejoi me shume ndertime pa leje se me leje dhe ne territore sizmike.. !!

    Reply to this comment
  9. O PS thirri mendjes November 30, 14:51

    Dita eshte aty ku ka qene

    Po Ramiu pse na genjen???

    Erdhi n pushtet nga 21 janari dhe pastaj Meten me bllok e futi n qeveri

    Basha dhe Saliu ishin molotovat dhe zjarvenesat qe na penguan integrimin deri pak dite me pare, sot Rama shperndan videot e Lulit ne rrjete sociale

    Ej, a ka me hipokrizi,.me ndyresi se kaq?

    Pas termetit te pare kryetari i opozites u zhvendos tek vilat e oligarkeve ne Farke.

    Shpresoj qe pas termetit te dyte te mos zhvendoset tek bunkeret e Surrelit.

    Reply to this comment
  10. Fidel Kastro November 30, 15:22

    Gazeta DITA, lajmetare e se vertetes., gazeta e gjithe shqiptareve.

    Reply to this comment
  11. fteri November 30, 16:28

    Po Fidel Kastro thuaj ishte lajmëtare e së vëretetës ,por tani ka vdekur !
    Por mbi tavolin mbi një fletë të bardhë ,kam shkruar :Më 26 nëntor ditën e tragjedisë shqipëria në zi ,g.Dita sulmon kryeministrin ,bashkohet me Salinë,Ilirin ,Monikën,Lulin, thano krihet shqipëria digjet !….
    Lum Dita vdiç më 26 nëntor 2019;por unë nuk mund të nënshkruaj vdekjen e Ditës ,kushdo të thotë çka të dojë ,në qenje e ndjejë si lëviz ,orjentohet e si merr jetë e do marr fuqi anija e DITËS në oqeanin mediatik,ajo nuk do të mbytet .

    Tani është duke ecur me kurs të gabuar ,kjo vertetohet , atje te kjoska e gazetës shikohet si në pasqyrë nga dritarja e shtëpisë time ,se si ka rënë intersi për blerje ,ajo dallohet qartë nga gazetat e tjera nga faqja kryesor -DITA -Më dhëmb në shpirtë se kam koleksion të gjitha numrat ,por ajo është në ditën më të keqe të sajë,ajo lëngon.,kjo është një ralitet i hidhur .Populli te DITA shikohet si në pasqyrë të vërtetën e sajë ,gjak na pikon shpirti ku kjo po humb personalitetin e vet,me gjithë ato gazetar të shkëlqyer në gjirin e saj ,si i talentuart A. MALAJ,.Moikomi,Arben DUKA ,Bedri Islami .

    Po e mbyllë me shpresën se g.dita është një nga fondet më të pasura dhe më me vlerë të shtypit të kombit do gjejë përsëri kursin e tij të duhur.

    Reply to this comment
  12. Beje nje pune si duhet o Ram November 30, 16:36

    Sa.qesharak eshte Rama.kur thote do denoj arlitektet.
    Tani e zgjidhe? Ku merret leja mor Zotni? Kush i jep? Po ata qe kane shpenzuar tashme kursimet e jetes per te blere shtepi ne pallate pa standarte? Apo per te shkuaren nuk flet se nuk te shkon per shtat e mendje!
    #bejenjepunesiduhet.

    Reply to this comment
  13. Ylli November 30, 16:49

    Çfarëdo të ketë shkruar Dita, JOQ apo ajo vajza në Facebook, nuk janë më të rrezikshëm para ligjit sesa Kajmaku.

    Megjithatë ky i fundit nuk kapet.

    Kapen ndalohen, bllokohen e përçudnohen ata që mendojnë e që shprehen!!!

    Në letra jetojmë ende në një shtet demokratik, ku njerëzit trajtohen si të barabartë para ligjit…

    Reply to this comment
  14. Mitat Frasheri te Varrezat November 30, 17:09

    -Pash nerin, ku e gjete kët model poturje? -i thashë.
    -Oshtë allaHaxhiqamiljon! Shpejt do bohet modë! -më tha e iku në mbledhje të qeverisë.

    Reply to this comment
  15. Neritan November 30, 19:09

    Pardje Edi Rama duke folur per Sokol Ballen u shpreh se “ku kane pare njerezit te strehohen ne hotele 4-5 yje, te bera per turistet e huaj”. Mu duk percmim dhe pandjeshmeri ekstreme, ne kufijte e racizmit, por prape mendova se kur flet pa nderprerje drejtperdrejt ne TV eshte e kuptueshme qe heret e vone do besh gafa.

    Por, sot, kryebashkiakja e Durresit u mburr ne publik se njerezit po i strehojne ne hotele me 5-yje.

    Papritmas, kuptova se thenia e Kryeministrit nuk paska qene lajthitje e çastit, por teze raciste e parapergatirur dhe shperndare rilindiotave si pike diskutimi.

    Pra, rilindiotet tane mendojne se njerezit qe kane humbur femijet, prinderit, te afermit; ata qe jane plagosur e terrorizuar; ata qe kane humbur shtepite dhe punen, tani duhet te relaksohen dhe te shijojne hotelet lluksoze.

    Ndoshta, mendojne se duhet te bejne edhe selfie e te mburren ne Facebook, sikurse bejne vete.

    Reply to this comment
  16. Avokat Arber Qehaja November 30, 20:14

    Xhulia Aliaj nuk beri asnjë mëkat dhe asnjë shkelje të Kodit Penal!
    I vetmi “mëkat” që bëri ishte se, sugjeroj qytetarët të largohen perkohësisht nga zona e rrezikut.
    Këtë detyrë informimi e kishin autoritetet shtëtërore por e shpërdoruan detyren dhe nga inati që e konstatoj vajza e arrestuan!
    Unë ju them me përgjegjësi të plotë se, Kryeministri ka konsumuar vepren penale ” shperdorim detyre me pasojë 50 persona të vdekur” pas termetit te para 1 muaji që ka lejuar qytetaret të banojnë në pallatet e demtuara nga termeti i parë!
    #Xhulia është një shqiptare e mirë që don vendin e vet dhe jo si ju Z. Krimminister!
    Ju bëj thirrje organeve të drejtësisë, lirojeni vajzen dhe çlirojeni veten nga dhuna që ushtrohet nga Krimministri!
    Jam krenar për ty Xhulia!
    Më arreston dhe mua për këtë status!

    Reply to this comment
  17. Vasili November 30, 20:43

    Nuk ka asnje dyshim,qe ju te gazetes,funksiononi ne anen e kundert me ate te nje kombi europian,deri sa vazhdoni te trembeni duke mos i publikuar shkrimet qe ju ballafaqojne ju me vetveten dhe faktin e vertete.

    Reply to this comment
  18. Genti December 1, 22:08

    Rama i ka ditet te numeruara. Jo Rama, po asnje lloj diktatori nuk e prek dot lirine e fjales. E kane provuar disa here ne Shqiperi dhe gjithmone kane deshtuar.

    Reply to this comment
  19. Ergys December 2, 01:11

    Mjeshtrat e sofizmit banal proqeveritar, po imponojne idene se nuk eshte koha per kritika ndaj qeverise. Sipas tyre, ne nje situate dramatike si kjo nuk mund te behet politike, ndersa vendi ka nevoje per solidaritet.

    Ne kohe krize si kjo nuk u dashka kritikuar qeveria per kaosin dhe deshtimin total ne menaxhimin e saj, por ama, kryedeshtakut qe e ka degjeneruar shtetin deri ne kete pike, i lejohet te beje propagande nga mengjesi deri ne darke duke luajtur filma ne menyren me te pacipe me viktimat! Per hir te solidaritetit, u dashka te mbeshtesim shkaktaret e tragjedise, dhe te lejojme qe ata te vazhdojne te abuzojne duke u shfaqur 24 ore ne ekran si heronj shpetimtare te viktimave te tyre!

    Nderkohe, ky heroi qe na kerkon solidaritet, shfryn mllef kunder mediave gjithe diten e lume, ndersa arreston aktiviste e mbyll portale, ne shkelje flagrante te se drejtes.

    Nuk ka gje me politike sot, sesa te kerkosh te mos behet politike. Eshte politike e paster qe maskohet tinezisht si depolitizim, per ti sherbyer nje propagande te felliqur fajtoresh.

    Reply to this comment
  20. Durrsaku December 2, 09:05

    Besoj o zoti Thano se ky censurim do te sherbeje sado pak ty dhe gazetes tende qe te shikoni ate Ramen ashtu sic e sheh mbare Shqiperia, si nje funderrine.

    Reply to this comment
  21. Rrush i papjek... December 2, 09:54

    Me një akt të paprecedentë… censura ndaj gazetes dita u pasua dhe me censure te moderatorit te kesaj gazete ndaj komentuesve.

    Shprehja popullore “sheh rrushi karabushin dhe s’piqet” morri tamam kuptimin e duhur

    Reply to this comment
  22. MH December 2, 13:39

    Mjere populli qe vuna nga paloqelleqet e kohes sot.
    Ne termetin e kohes moniste nuk ekzistonin keto paloqelleqe ne ate kohe kisht organizim dhe pune.Per 6 muaj uzhduken pasojat e termetit.
    Te presim sa kohe do do shduken pasojat e termetit sot.
    Ishte vetem nji qeveri,e kjo ishte moniste.Sot kemi nji qeveri sharlatane me shallvare me nji opozite rrugaqe dhe nji dynja milet ardhur nga vendet e botes me teknike e specialista si keto e askush tjeter.
    Me 15 prill 1979 termeti tundi malet por nuk ligeshtoj popullin. Brenda 6 muajve Prill – Tetor 1979 eleminoi komplet me forcat e veta,pa ndihmen e askujt sa mos me tu besue qe kishim termet apo jo.
    Termeti i 26 Nendorit 2019 ka nji organizim llafollogjie te pa parashikushme.Njeri qeveritare flet ma keq se tjetri te ndigjoje veshte e popullit si strehime ne hotel me 5 yje.Merreni me mend kur ne vend te kemi qeveri te punes kemi qeveri politikane.Kaq si ceshtje e brendeshme.
    Nga jasht vijne ndihma nga ma te ndryshme po kryesorja asht qe vijen specialista te pergetiun per elminim pasojsh termeti qe duhen pergezue.Ne fund do vihet vija e bilancit per rrezultatin ne kohe dhe cilesi te eleminimit te pasojave te termetit.
    Per nji vlersim aspak politik!!!
    Juria popull do vendosin kush ze vendin e pare si kohe termet per termet ne eleminimin e pasojave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*