Kthehen në Kosovë 120 objekte të Jasharajve (FOTO)

February 15, 2014 22:04

Kthehen në Kosovë 120 objekte të Jasharajve (FOTO)

120 objekte të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari të restauruara në Shqipëri i janë dorëzuar fondacionit “Adem Jashari” për ekspozim në Prekaz.

Objektet janë kryesisht veshje dhe orendi shtëpiake të mbetura pas djegies së Kullës së Jasharajve dhe masakrës në familjen Jashari.

Të 120 objektet u restauruan dhe konservuan në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Në  një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, drejtori i Muzeut të Kosovës, Shafo Gashi tha se 120 objektet do të vendosen më vonë në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

“Momentalisht do të vendosen në Muzeun e Kosovës për një periudhë të pacaktuar derisa të krijohen kushtet edhe të ruajtjes, por edhe të ekspozimit në Prekaz. Sepse, ka një projekt shumë kapital, kompleksi i “Adem Jasharit”, ku është nekropoli, shtëpia dhe i gjithë ambienti përreth. Shpresojmë që kompleksi “Adem Jashari të marrë formën përfundimtare”.

Restauratori Frederik Stamati tha se një vit më parë nuk dinin se nga t’ia fillonin punës.

ATSH citoi restauratorin Stamati të kishte thënë gjithashtu se “ishte punë e vështirë”:

“Një vit më parë, nuk dinin nga t’ia fillonim, pasi ndër objektet e familjes Jashari ne zgjodhën ato që ishin tejet të dëmtuara. Një pjesë e këtyre objekteve që ne restauruam ishin dëmtuar në mënyrë ekstreme. I depozituam në Muzeun Historik, ku i lamë për një periudhë të gjatë për ajrim, më pas filluam t’i tërheqim pak nga pak dhe pas restaurimit po i kthejmë sërish në Prekaz. Ishte punë e vështirë”.

Kurse, sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi një pjesë e madhe e eksponateve të ardhura nga Kosova kishin nevojë për restaurim:

“Nga 120 që u mendua për konservim dhe restaurim, 112 ishin eksponatet që në fakt mund të trajtoheshin dhe që mund të ndërhyhej në to”.

Kjo veprimtari u organizua pas miratimit të kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

2

3

February 15, 2014 22:04
Komento

1 Koment

  1. P.A.B February 16, 02:10

    Dicka me vlere dhe i lumte Muzeut Historik Kombetar.
    —-

    – Ademi, duhet pasqyruar me shume ne jeten e tij.

    (po ja lejoj vetes kete menyre adresimi se kam ngrene Buke me te, e kam njohur dhe patur mik per ca kohe)

    Ajo c’ka dime ne eshte akti-sublim por ai ka qene ”problematik per regjimin” e patriot i thekur per nje kohe te gjate. I ndjekur nga stukturat Serbe per gati nje dekade me pare. Familja i ka vuajtur dhe vete ka paguar shume…ne probleme, rreziqe, ndjekje etj.

    Ne jete ka shume akte heroike por shume pak prej tyre jane aksidente.

    Adem Jashari, ishte i Fundmit i Rilindasve Shqiptare.

    Gjaku nuk shkon dem por kush qeveris sot ne Kosove nuk ja di vleren, as Ademit e as Popullit Kosovar.

    Ato Meritojne Me Mire, Ato Meritojne Me Shume.

    @ Komandatet e luftes… Po ju drejtohemi me nderime e me emra:

    – Rashid Dostumit, Mohammed Fahimit (me falni, Marshallit Fahim) Abdul Mazarit, Ismail Kanit, e te gjithe te tjereve me poshte; Gjeneraleve te Nderuar nga Kosova…

    Zoterinj, ka ardhur koha te ikni…me deshire e sa me pare. Kosova eshte ”ne prove” e dicka qe te jepet e kalon me 99 Komplikime, ne nje dite dhe te kufizohet, dhe te copetohet e ne fund nese nuk te merret…Lihet e vetmuar.

    Me pas rezultati dihet…

    Sic dhe Koleget Tuaj Afgane, trima te cartur … punet kalojne shpejt ne rremuja se pushteti korrupton. Vec nje shpetoi nga ai vend i paperlyer (Tajiku- Ahmed Shah Masood) dhe ai i vrare ne atentat.

    Honourable Warlords, shkoi ne shpia e jeten private, botini kujtimet e lerini te rinjte e Kosoves ti bejne gjerat sic dine ata, ju garantojme se dine ti bejne me mire se Ju!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*