Aksidenti tragjik në Kroaci, zgjohet nga koma nëna e mbijetuar  

August 7, 2014 12:13

Aksidenti tragjik në Kroaci, zgjohet nga koma nëna e mbijetuar  

Gjashtë ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën burrit dhe dy fëmijëve të saj të mëdhenj, Merita Isufi është zgjuar nga koma.

34-vjeçarja shqiptare është nën kujdesin e mjekëve në një nga spitalet e Dubrovnikut, por nuk është në dijeni të pasojave të aksidentit që e la të plagosur rëndë atë dhe djalin e saj 9-vjeçar.

Sipas punonjësve të spitalit, Merita Isufi është akoma në gjendje delikate dhe kjo është arsyeja që nuk i është treguar akoma çfarë ka ndodhur në aksidentin e 1 gushtit.

“Ajo është ende shumë e sëmurë dhe nuk i është thënë ajo çfarë i ka ndodhur bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj”, tha një burim nga spitali për “Daily Mail”.

Merita së bashku me të birin pritet të rimarrin veten shumë shpejt sipas mjekëve. Policia është ende në pritje për dëshminë e zonjës Isufi, por tani të vetmit të cilët munden ta vizitojnë janë prindërit e saj.

 

Ktheheshin në Shqipëri për pushime, vdesin në aksident babai me dy fëmijët

Një aksident tragjik u ka marrë jetën tre pjesëtarëve të një familjeje shqiptare mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ndodhi në Dubrovnik, Kroaci, teksa familja Isufi, me nënshtetësi britanike, po kthehej për të kaluar pushimet në vendlindje.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur Slano, ku si pasojë e përplasjes së automjetit të familjes Isufi me një kamion kanë humbur jetën Erion Isufi, vajza e tij 14-vjeçare, Ramela dhe djali Richard, 15 vjeç.

Plagë të rënda kanë marrë edhe bashkëshortja Meri, 34 vjeç, dhe djali tjetër Klivi, 9 vjeç.

1

August 7, 2014 12:13
Komento

8 Komente

  1. Naci August 2, 09:11

    Erioni cuni dhe goca R.I.P….gruaja me djalin e vogel don zoti sherim sa me te shpejt…ishin nje familje ideale qe do na mungojne.

    Reply to this comment
  2. E VERTETA August 2, 10:03

    Ah keto aksidentet ! Po me ngadale o njerez, me ngadale, jo shpejtesise, aq me teper kur keni familje me vehte ! C’kusur kane femijet e shkrete…si engjej ! Pushofshin ne Parajse?

    Reply to this comment
  3. cuci August 2, 10:08

    e tmerrshme te le pa fjal kjo tragjedi ngushellime

    Reply to this comment
  4. AGAÇJA LOPESHERUESE August 2, 10:25

    TRISHTIM I PA MASE

    Kujdes ju gangstereve te timonit kur transportoni me vehte familjen dhe veçanerisht femije.
    Nuk ju kane as borxhe e as faj. Ne se ju pelqejne aventurat ne timon, bejini kur jeni vetem. Mos denoni me vdekje femije kristaline e qe e duan jeten ta shijojne me te vertete gjate.
    Edhe ne se nuk jeni fajtore te incidenteve rrugore, gjithnje drejtimi i mjetit me kujdes, pa shpejtesi, te vemendeshem edhe duke veshtruar nga pas e anash, shpeton jeten tuaj dhe te te dashurve tuaj nga katastrofa te tilla.
    Behuni prudente, per femijet tuaj, per te ardhmen e tyre.

    Reply to this comment
    • ben August 2, 11:30

      Gjynah shume, po a behet gjithe ajo rruge nga Londra ne Shqiperi me makine plus femije te vegjel. Jane 2500 km. dhe gati 30 ore me makine, lodhesh shume…….

      Reply to this comment
  5. Idealisti August 2, 14:03

    Nje tragjedi me vjen shume keq ! U prehshin ne paqe ! Allahu i meshirofte shpirtrat e tyre !

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit August 2, 14:35

    pushofshin ne paqe dhe ishalla te shpetojne nena me djalin.E kam bere shume here kete rruge,sapo del nga autostrada ne Ploce e deri ne Dubrovnik tani ndajne rreth 90 km,do shume kujdes se ka shume kthesa.2000 e ca kilometra te lodhin,por ca gjera jane te shkruara.Ngushellime familjeve!

    Reply to this comment
  7. zekthi August 2, 22:12

    Shume e rende ! Ngushellime familjeve per te humburit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim