Kthehet në qeli ‘zanatçiu’ i bombave me telekomandë, këtë herë për drogë e armë

April 12, 2014 08:45

Kthehet në qeli ‘zanatçiu’ i bombave me telekomandë, këtë herë për drogë e armë

Përgatitje dhe vendosje e bombave me telekomandë, shitje droge, armëmbajtje pa leje dhe së fundmi dyshohet se ka lidhje me grupin e ‘xhihadistëve’ në rekrutimet e luftëtarëve për në Siri. Policia e Fushë-Krujës ka rikthyer për herë të dytë në qeli Ylli Zallën, 38 vjeç, i cili më parë ka qenë i dënuar për atentatet me eksploziv në seri ndaj fabrikave të çimentos në këtë zonë për shkaqe pronësie, një konflikt më shumë se 15 vjeçar me kompaninë private. Por më pas ai u la i lirë dhe ditën e djeshme policia e ka riarrestuar si të dyshuar për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike dhe armëve”.

Dyshimet për rekrutime

Burime policore sqaruan se Zalla gjithashtu njihet si një besimtar i rregullt dhe frekuentues i xhamive në faljet e tij dhe gjithashtu për lidhjet me disa nga imamët e dyshuar të arrestuar së fundmi apo shpallur në kërkim për rekrutimet e luftëtarëve në Siri. Por paraprakisht mësohet se nuk është i përfshirë direkt në këtë aktivitet dhe ende s’ka prova bindëse.  Policia konfirmon se Zalla ishte shpallur në kërkim për veprat penale të “armëmbajtjes pa leje” dhe “trafikut të drogës”.

Motivi i arrestimit

Gjykata e Shkallës në Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg pasi ka kryer dy veprat penale të mësipërme. Në banesën e tij është ushtruar një kontroll në muajin mars në lidhje me dyshimet se mbante lëndë plasëse apo për lidhjet me grupin e ‘xhihadistëve’ dhe policia gjeti një sasi armatimi dhe hashashi. Por Zalla nuk u konstatua në banesë dhe u shpall në kërkim. Policia tha se në kuadër të operacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale të shpërthimeve me lëndë plasëse në Fushë-Krujë dhe Krujë, ndërmorën kontroll edhe në banesën e Zallës, që kishte qenë më parë i dënuar për këtë krim.

Arrestimi në 2011

Në muajin qershor të vitit 2011, pas një vale shpërthimesh ndaj murit të fabrikës së çimentos në Krujë dhe më pas të urave lidhëse ku kalonin mjetet dhe hekurudhës së transportit të lëndës së parë, policia realizoi një operacion me 6 të arrestuar. Mes tyre edhe Ylli Zalla, të cilit iu gjetën në banesë lëndë plasëse e përgatitur për shpërthim, municion dhe mjete të tjera. Ai u arrestua pas disa ditësh kërkimesh dhe mohoi akuzat e ngritura, por policia tha se eksplozivi u gjet brenda në banesë.

April 12, 2014 08:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim