Ktheni tekstet unike në shkolla

September 8, 2013 11:27

Ktheni tekstet unike në shkolla

Në kuadrin e reformave që përjeton arsimi, kemi edhe disa prej tyre në shkolla, të cilat kanë nevojë për tu përmirësuar ose për tu hequr dhe për të gjetur një skemë tjetër më të suksesshme. E tillë është Matura Shtetërore si dhe ajo Provimeve të Lirimit. Nisur nga rezultatet me nxënësit si dhe nga skema që është menduar për mbarëvajtjen e këtyre reformave gjatë zbatimit, ato nuk kanë dhënë rendiment. Madje për të tilla rezultate ka patur edhe paradokse, të cilat kanë krijuar edhe indinjatë te nxënësit që i kanë përjetuar, si dhe te prindërit e tyre.

Pa dyshim nga indinjata e krijuar ka patur edhe ankimime, por nxënësit nuk kanë marrë zgjidhje për ankimimin e bërë nga instanca eprore përkatëse. Problem paraqet edhe reforma e Altertekstit. Përzgjedhja e teksteve alternative që përbën edhe thelbin e reformës, nuk ka qenë e suksesshme në shkolla, konform rregullores që dikton procesi i Altertekstit. Madje ka patur edhe manipulime e abuzime në drejtim të përzgjedhjes.

Gjithashtu tekstet alternative, nisur nga përmbajtja e aparatit pedagogjik kanë patur vështirësi dhe ndërlikime te nxënësit në drejtim të përvetësimit të tyre, pasi nuk janë përshtatur moshës së nxënësit që bëhet fjalë. Pa dyshim të tilla ndërlikime kanë krijuar vështirësi edhe te mësuesit në drejtim të mësimdhënies. Lidhur me tekstet mendoj që në shkolla të përdoren tekste unik dhe autorët e hartimit të teksteve të jenë specialistë të mirëfilltë. Me këtë duhet të kuptojmë që ata të kenë përvojën e duhur në profesionin e mësuesisë, si dhe të njohin mirë botën dhe kapacitetin e nxënësit që do të përdorë tekstin.

Gjithashtu në kuadrin e përmirësimit të arsimit mendoj të bëhen ndryshime edhe në disa struktura të arsimit të cilat deri tani nuk kanë dhënë rendiment nisur nga kompetencat që kanë, si dhe personeli që e përbën. Në këtë drejtim përmendim zyrat arsimore në rrethe.

 

Saba LAMA

Specialist në Zyrën Arsimore Krujë

September 8, 2013 11:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*