Kthesa e beftë e Trump, ndjesë për disa komente të tij

August 19, 2016 15:56

Kthesa e beftë e Trump, ndjesë për disa komente të tij

Kandidati republikan Donald Trump, duke habitur të gjithë, arkivoi moton e tij të famshme “mos u zmbraps kurrë”, mos kërko kurrë falje dhe bëri atë që ka refuzuar të bëjë në publik në më shumë se një vit fushatë.

Donald Trump shfaqi keqardhje. Gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij, Trump pranoi se disa herë ka thënë gjërat të gabuara, një akt i mahnitshëm pendimi që mbase sinjalizon se miliarderi njujorkez është gati të lërë pas krahëve stilin e tij të ashpër dhe arrogant që i solli fitoren në zgjedhje partiake, por që rrezikon ta mposhtë në ato presidenciale.

“Ndonjëherë, gjatë debateve të forta dhe duke folur për shumë çështje, nuk i zgjedh siç duhet fjalët ose thua fjalë të gabuara. Unë e kam bërë këtë. besojeni ose je, jam penduar për këtë. Më vjen keq, sidomos për rastet kur kam shkaktuar dhimbje personale. Por kemi shumë gjëra në lojë për t’u shqetësuar për çështje të tilla”, deklaroi Trump i shoqëruar nga duartrokitjet e zjarrta të publikut.

Trump tha se nuk ka qenë korrekt politikisht dhe la të kuptohet se s’do të jetë kurrë, pasi kjo të harxhon shumë kohë, ndërsa u zotua se do ti thotë publikut gjithnjë të vërtetën. Biznesmeni nuk specifikoi se për cilat komente të tij ishte penduar, por kjo ndjesë e tij me mjaft stil vjen pas kritikave të forta që mori për debatin me familjen e një dëshmori dhe e deri tek sugjerimi se ata që mbajnë armë duhet të ndalin

Hilary Clinton para se ajo të anulojë të drejtën për tu armatosur. Por ndjesa e tij vjen edhe pas punësimit të manaxherëve të rinj të fushatës së tij dhe sipas ekspertëve është një shenjë e qartë e frymës së re në përpjekjet e miliarderit për të marrë presidencën.

August 19, 2016 15:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*