Meta: Vendimet për PD-në i merr Doktori. Me Ramën s’kam folur për taktika. Monika, kandidate për Tiranën? S’kam informacion

December 15, 2014 22:32

Meta: Vendimet për PD-në i merr Doktori. Me Ramën s’kam folur për taktika. Monika, kandidate për Tiranën? S’kam informacion

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron se ndërprerja e bojkotit prej opozitës dhe rikthimi i saj në Kuvend varen prej vendimit që do të marrë Sali Berisha.

Ndonëse kryetar ‘de jure’ është Lulzim Basha, për kreun e Kuvendit vendimi i takon “Doktorit”, duke lënë të nënkuptohet se edhe qëndrimet e PD-së nuk merren nga Basha.

Mos prisni nga mua përgjigje që varen nga Doktori… Ne jemi vend demokratik ku çdo forcë politike ka të drejtë të marrë vendimet e saj sovrane dhe të paraqitet në zgjedhje, apo edhe të mungojë në to, që natyrisht nuk është një veprim vërtet demokratik, pasi lë përkrahësin e saj të papërfaqësuar. Tashmë 21 qershori u vendos dhe të gjithë do të përgatitën për zgjedhjet e reja vendore”, theksoi Meta në një intervistë televizive.

Kreu i LSI-së ka mohuar që të kenë filluar negociatat mes tij dhe Ramës për zgjedhjet vendore.

Jemi ende herët për të folur për taktikat që do të ndiqen për zgjedhjet vendore, por jo herët për përgatitjet. Në gjykimin tim zgjedhjet vendore nuk janë kaq të rëndësishëm në planin e përbashkët politik, por janë të rëndësishme për shërbimet ndaj qytetarëve, pasi me reformën e re parashikohet të shfuqizohet ky vendim. Partitë kanë nevojë të mobilizojnë aktivistët, militantët e tyre. Unë i shoh këto zgjedhje si një mundësi për të ndërtuar në themel një pushtet të ri vendor jo vetëm në formë bazuar në reformën e re, por në mënyrë të veçantë në standardin e shërbimeve që do t’u ofrohen qytetarëve”, tha Meta.

I pyetur nëse Monika Kryemadhi do kandidojë siç flitet për Bashkinë e Tiranës, Meta tha se “nuk ka informacion për këtë”

December 15, 2014 22:32
Komento

3 Komente

  1. Miri December 15, 22:50

    Popopo faktor Ilir Meta….ky qelbesira duhet te ishte ne burg qe ne 2010. Cti besh malokut, nuk fuste ne burg te birin per Gerdecin, nuk fuste dot as kete hajdutin ne burg se e kercenonte per te birin. Shtet zhulavec.

    Reply to this comment
  2. Astrit December 15, 23:01

    Edhe tani maloku e ka fajin qe nuk e fusin ne burg Liken?!?! Vajmedet!!

    Reply to this comment
  3. Bled December 15, 23:22

    Ky me Berishen nuk e ka bo divorcin perfundimtar, pavaresisht deklaratave gjasme kunder tij. Vjen ndonji 1 prill tjeter e Rame ngel me gisht ne goje, se ia moren doren tia shesin sapunin per djathe ktij populli injorant

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*