Kthimi i Tiranës në qytet miqësor me sportin, Federata Europiane e Volejbollit  vlerëson me çmim Veliajn

August 3, 2018 10:56

Kthimi i Tiranës në qytet miqësor me sportin, Federata Europiane e Volejbollit  vlerëson me çmim Veliajn

Federata Europiane e Volejbollit  ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për punën e bërë në këto tre vite duke e kthyer Tiranën në një qytet miqësor me sportin. Përfaqësuesit e Federatës Europiane të Volejbollit përshëndetën nismat e shumta që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës  për ndërtimin e terreneve sportive, për korsitë e biçikletave por edhe të aktivitete të ndryshme të cilat synojnë që të nxisin të gjithë grupmoshat për t’u marrë me sport. Ndërkohë, këtë vjeshtë Tirana do të presë Kampionatin Europian të Volejbollit për moshat deri 19 vjeç duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në një qytet referencë për sportin. Lajmin e  mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u takua me përfaqësues të Federatës Europiane të Volejbollit.

“Falenderoj Federatën Europiane të Volejbollit që po e kthen Tiranën në një qytet referencë për sportin. Bashkë me Lindita Nikollën, ne kemi kthyer 62 shkolla, në qendra për komunitetin për ekipet sportive dhe shoqatat e tyre. Mezi presim që të mikpresim në Tiranë Kampionatin Europian të Volejbollit për moshat deri 19 vjeç, që zhvillohet këtë vjeshtë”, shkruan Veliaj.

l.h/ dita

August 3, 2018 10:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*