Ku do dallojë nga 2009!

February 22, 2018 09:45

Ku do dallojë nga 2009!

 

Artan Xh. Duka

 

Reagimi presidencial ndaj kërkesës për plotfuqishmëri në negociata me Greqinë me sa duket do të interpretohet gjatë por në fund të fundit, theksimi i transparencës së mëtejshme të procesit dhe gjithëpërfshirja në parim nuk është asnjëherë e tepër kur vjen puna për negociata nga përfundimi i të cilave fitojmë apo humbasim të gjithë si shoqëri.

Shumë e madhe për rreth të vogël

Suksesi i një marrëveshje të re do të ekspozonte përfundimisht 2009 që e lakuar për mungesën e transparencës e gjithëpërfshirjes, nuk ofroi ç’ka pritej. Përkundrazi, në 2009 gjërat u bënë “mullar” para kamerave pa u morën vesh më pas dhe, në mos për kolonelin lavdimadh e analistët kurajoz, iniciativën ligjore opozitare dhe vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese, sot si zor se do të ndjeheshim mirë si komb më 28 nëntor.

Shpëtuam për një fije i thonë një fjale më 2009 e tani, edhe kosit t’i fryjmë dhe e kemi pak! Rama e qeveria e tij, ndryshe nga 2009, duhen përshëndetur e përgëzuar për iniciativën ditën me diell, kurajon dhe dinjitetin në ballafaqimin me palën greke për kauzat tabu historike por ndërkohë është e rëndësishme që proçesi të ndiqet edhe nga “sy” të tjerë, Presidenti si simbol i kombit, Kuvendi etj. Kjo, edhe në interesin e qeverisë sepse e lehtëson këtë mision dhe e “imunizon” nga degradimi si në 2009.

Nuk bëhet fjalë që, nëse “djalë” meritën ta mbajë për vete dhe nëse jo, asnjë palë të mos ketë gojë e bëjë patriotin duke qenë vetë në “rreth” por për të rritur gjasat për suksesin e negociatave dhe ndarë suksesin me mbarë kombin që është privuar gjatë nga e drejta historike e tij.

Edhe prift, edhe mjekrën!

Në negociata për interesin e përbashkët askush nuk është i tepërt, vetëm nëse vet-përjashtohet se mbeten peng të 2009. Trimi i mirë me shokë shumë vlen më tepër se i vetëm trim në luftë sa kohë çdonjëri mban vendin e tij protagonizmi qeveritar mbetet real.

Këto negociata duhet të reflektojnë prej 2009 dhe mirëkuptimi dhe gatishmëria për transparencë e gjithëpërfshirje institucionale do garantonin më tej si suksesin e tyre ashtu dhe unifikimin e kohezionin mbarëshqiptar për një kauzë që na përket të gjithëve. Nuk është çështje erzi, zilie, karshillëku etj., por çështje e të gjithëve dhe gjithkush në një pozicion të caktuar, ka të drejtën e detyrimin historik e kombëtar të kontribuojë në të.

Me këtë çështje nuk ka pse bëhet politikë, karshillëk apo retorikë patriotike e pa vend. Hiletë e blofet e ditës së politikës nuk kanë vend në kauza si kjo. Nëse spekulohet, koha e ekspozon shpejt dhe turpi vjen pas. Ndaj, është momenti që secili t’i japë shoqi-shoqit avantazhin e dyshimit apo ndryshe mirëbesimin paraprak. Pavarësisht asaj çfarë ndodhi më 2009 dhe epiteteve që shkëmbyen palët në atë debat të tensionuar publik gjithkush ka të drejtën e reformimit e reflektimit boll të mos ketë “veto” mes nesh kur vjen puna për interesin kombëtar.

Dyshja gjithëpërfshirje-transparencë në respekt të protagonizmit real të qeverisë është garanci më tej si për suksesin e të zezës mbi të bardhë me palën greke ashtu dhe imunizimin e procesit nga dështimi i 2009 që i privuar nga këto premisa, mbolli mollën e sherrit e provokoi paragjykim e antagonizëm mes nesh dhe tensionoi artificialisht marrëdhëniet me fqinjin jugor që gjeti shesh, bëri përshesh por mbeti me lugë në dorë!

Është momenti të respektohen ca parime pa kompleksin se kush i propozon ato. Jo garë mes vetes për gurin e arrën që bëhen të pavlera politikisht e moralisht prej transparencës por garë me tjetrin matanë. Më së pari gjërat duhet të sheshohen mes nesh. Nuk është koha për të nxjerrë kunja me njëri-tjetrin por arritur një marrëveshje që është e drejtë për kombin. Thjesht më e mirë se ajo e 2009 nuk mjafton!

February 22, 2018 09:45
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 February 22, 11:01

    shkrim i mirë!
    të gjithë bashkë për shqipërinë!!
    pra “Trimi i mirë me shokë shumë”është gjëja më e mirë që mund ti japim shqipërisë,por humë shumë më mirë,”dhe i vetëm trim në luftë”se sa të dorzohesh,se të dorzosh shqipërinë sepse “shkokët janë tu pi ndonjë got verë,a tu i shkruajt vargje cicave të vashave”!!
    rasti i pashajt në ’09 e tregoi fare mirë se se dhe i vetëm mund të bësh shumë!!
    për të mbrojtur vëndin nuk duhet patjetër të ndjekësh turrmën!!
    deti është problemi më i kapshëm dhe më i shpejti!!
    por ai më i ngadalti dhe më shkatërruesi janë “kuotat e zgjerimit të minoritetit”!
    kuota që duhet të zbatohen në rritjen teritoriale dhe në pjesmarrjen e detyruar të “minoritetit” në administratën lokale dhe qëndrore!!
    e futa në thonjza “minoritetin” sepse në këtë mënyrë i hapet rruga shtimit të tij eksponencial!!
    përvoja jonë është me 300€ dhe me ndërrimin e emrave në greqi!!koha ka treguar se në fillim është marr si lojë,si të futme për grekun,por sot po e shohim se janë bërë një rrezik potencial për egzistencën e shqipërisë!nesër këto “kuota” do të rriten aq shumë sa do të kërkojnë ndarjen e shqipërisë së jugut!!
    krahas detit të sotëm ne duhet të mbrojmë shqipërinë e nesërme!!
    ps:nëse firmoset marrveshja për “kuotat e minoritetit”,keni për të parë që gërku ka për të njohur kosovën!bile është shumë e mudur të na mbështesë dhe për një lojë bashkimi,për ta pasur peteks për shkëputjen,aneksimin e jugut!
    nuk janë gjëra që do të ndodhin brënda muajit a vitit!!janë planifikuar për kohë të gjatë!

    Reply to this comment
  2. syri February 22, 11:05

    Artikulli eshte shume i dobet!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 22, 11:23

      o syçka e partisë,ku e ka të keqen??
      tek bashkimi??
      apo e do tërë meritën për partinë moj syçka e saj??
      partija,po kërkon ta ketë tërë tradhëtinë vetë,që ta paraqesë si patriotizëm!si rikthim të pronave të leshit!ose të thesprotëve!sepse çamët nuk do të egzistojnë më!!

      Reply to this comment
      • Suri shkodran February 22, 12:12

        O anticensure! Je nje qenije e trashe! Thene kjo sepse ti nuk godet ne shenje! Injoranca duket sheshit me gabimet ortografike ne koment, jo si ato te Flamur Nokes, qe i ben kur flet! Sycka mund te jete anticensure! Te besh artikull pa qene ne brendesi te ceshtjes pa tjeter eshte nje cektesi ne mendime dhe ne te qenit ne sherbim te mafies politke shqiptare! Lerini specialistet te thone fjalen e tyre! Komentet, nga diletante ,eshte i demshem nga c’do krah qe te vije!

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 February 22, 12:35

          surro
          “O anticensure! Je nje qenije e trashe! ”
          këtë e kuptoj fare mirë!!
          po të isha i hollë do të kisha marrë rrugën e përfitimit!!
          po të isha piçkë dhije do të bëja pjesë dh enë politikë,nuk është e vështirë të lëpish bythë,surro!!
          por kam mbetur kështu qënje e trashë që përpalaset me të gjithë!!
          e për fat të keq,dalin gjërat që thotë budallai!sepse ju të mënçurit jeni aq budallenj sa nuk i mbuloni si duhet!!
          surro është më mirë ti frysh dy herë kosit se sa të digjesh nga qulli!!
          e ne nuk po provojmë ti fryjmë një herë të paktën pas djegjes së shkuar!!
          surro,stë kam parë ndonjë herë në komente!!
          mos vallë je dhe ti si këto kërpudhat në lagështirën e pushtetit??
          jo për gjë por për kureshtje!!
          sepse kërpudha kërpudhë është sado që të shtohet!!

          Reply to this comment
          • Tartufi February 22, 15:41

            Ky eshte [ kerpulle gramatikore ] shkodran prej Puke,qe po
            ta shikoshe dhe ne rruget e Romes e dallon me te paren,qe ka zbritur nga pylli i dushkut dhe habitet me dritat
            qe ndizen dhe shuhen vete ! Hajvani prej Puke ,nuk bie problem gabimi ne shkrim,,problemi eshte ne gjikimin e shkrimit,, lexo dhe nje here ,,, Eshte me mire ti frym dy here kosit,se sa te digjesh nga qulli.!! Florinjte nuk i gjen ne te gjitha qeset e parave. Nuk e gjen gje nje familje fermeri kur nje pjestar i familjes,ngelet duke thene gjithmone te kemi kujdes nga turrma e karkalecave ,qe te grine. Une biles nuk merzitem nga nje qe me rikujton,c ka ndodhur ,per te patur kujdes me ate qe do te na vije. Derman pershendetje.

          • anticensurë25642654 February 23, 09:32

            përshëndetje vilson
            suri,syçka e shumë e shumë të tjerë,janë aq pak sa vështirë ta kuptojmë!!normalisht janë tipa paloqe si thoshte tos qorri!!nuk kanë bythë të kritikojnë,shajnë as me pseudonim!!ju duhet pseudonim për pseudonimin!!sepse duke qënë të tillë nuk mund tu kujtosh pisllëqet që kanë thënë deri dje!!
            ke net mavrinë,bën si gore shane lavdëron,ashtu si me pas qënë “katër stinorsh”!!
            deri dje çnuk tha për like,berishë,lul,sot e dredh atë që shante lavdëron dhe atë që e lavdëronte e shan!!
            por ajo që më bën përshtypje është se ka filluar të ndryshojë tonet dhe me gërkun!!
            sot e quan GREQIA FQINJE sikur të ishte ndërruar brënda natës tërë ajo politikë shoviniste,antishqiptare e deri djeshme!
            haxhi qamilsat dhe spiro leshërat nuk shuhen kurrë!!
            paskemi qënë humus për ndyrësira të tilla!!

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*