Ku e gjeti Benzin e blinduar Kim Jong? Kompania “ngre supet”

April 26, 2019 19:13

Ku e gjeti Benzin e blinduar Kim Jong? Kompania “ngre supet”

Kompania gjermane e automjeteve, “Daimler”, e njohur ndryshe si Mercedes, thotë se nuk e ka idenë ku i ka gjetur limuzinat e blinduara lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Në takimin me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Kim Jong kishte dy limuzina; një Mercedes Maybach S600 Pullman Guard dhe një Mercedes Maybach S62. Edhe në dy samitet e mëparshme që ka patur me Presidentin amerikan Donald Trump, Kim Jong ka përdorur S600 Pullman Guard.

Shitja e automjeteve luksoze, duke përfshirë edhe limuzinat, është e ndaluar në Korenë e Veriut për shkak të sanksioneve që ka vendosur OKB-ja ndaj shtetit komunist. Megjithatë, kompania “Daimler” shprehet se nuk ka asnjë marrëveshje tregtare me Korenë Veriore.

“Nuk e kemi idenë se si këto automjete janë dërguar në Korenë e Veriut. Për Daimler, eksporti i produkteve në përputhje me ligjin është një parim themelor i sipërmarrjes së përgjegjshme”, tha për ‘Associated Press’ zëdhënësja e kompanisë Daimler, Silke Mockert.

Daimler, me bazë në Shtutgart të Gjermanisë, është një nga kompanitë më të mëdha të automobilave në botë, ku aktivitetin e saj e shtrin në Evropë, Amerikën Veriore e Jugore, Azi dhe Kore. Kurse Koreja e Veriut nuk është një nga klientët e saj zyrtarë.

v.l/ Dita

April 26, 2019 19:13
Komento

4 Komente

  1. Ciftelia (Prec Zogaj) April 26, 21:04

    Para nuk ka atdhe dhe nuk njeh embargo.
    Boll….. se na cate trapit a kurva te ndershme.

    Reply to this comment
  2. Daimler, April 27, 10:42

    Akoma nuk e dini se nga e gjeti Benzin e blinduar Kim Jong-u ?, e thjeshte fare, ja dhuruan disa tregtare te makinave nga shqiperia si miq te vjeter te Kim Ir Senn

    Reply to this comment
  3. V.F.L.P April 27, 12:15

    Kishte dy limuzina,nje benz…..dhe nje benz….Ka dicka qe nuk shkon ne kete fjali o gazetar leshi.

    Reply to this comment
  4. Augentaler April 27, 16:38

    Makina kur eshte e gjat quhet limuzin psh limuzin Ford limuzin benc limuzin hamer etjera

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim