Në burg apo spital? Ku është djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu?!

July 1, 2016 14:43

Në burg apo spital? Ku është djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu?!

Në 17 maj në media u publikua një lajm mbi arrestimin nga policia suedeze të djalit të ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu.

Në Stokholm ishte vënë në pranga Skënder Shehu, por ngjarja i takonte një muaji më parë, edhe pse lajmi u publikua më 17 maj. Fillimisht, u fol se akuzohej pasi u kap në banesën e tij me një sasi të konsiderueshme marijuane. Pastaj se shtëpia e tij ishte dhënë me qira. Më pas ngjarja u harrua.

Avokati Idajet Beqiri ka patur komunikim të vazhdueshëm me Skënder Shehun gjatë këtyre ditëve.

Ai dërgoi dje në redaksinë e DITA një reagim të detajuar, në të cilin ndër të tjera thuhet:

“Skënder Shehu, sikurse dihet është shtetas i Mbretërisë së Suedisë. Ai ka jetuar dhe jeton për një kohë të gjatë në këtë vend. Për afro 10 vjet djali “problematik” i ish kryeministrit Mehmet Shehu ka bërë një jetë të dyzuar, duke jetuar sa në Suedi, ashtu dhe në Shqipëri.

Afro 5 vjet më parë Skënder Shehu iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në Malmoe të Suedisë sepse kishte probleme serioze me zemrën. Kohët e fundit sëmundja iu përsërit. Kontrollet mjekësore dhe shërbimi ambulator mjekësor në Tiranë rezultuan të pasuksesshme. Kjo e detyroi Skënder Shehun të shkonte urgjentisht në Suedi. Për 3 ditë me radhë ju nënshtrua analizave mjekësore.

Ditën e tretë, kur mjekët konkluduan se ndaj djalit të ish kryeministrit Shehu duhej bërë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, Policia e Mbretërisë së Suedisë e shoqëroi atë për në zyrat e Drejtorisë së Policisë. Atje i bënë të ditur se në banesën e tij, e cila është një apartament një dhomë e një kuzhinë, në disa vazo, kultivohej marijuanë!

Skënder Shehu u shpjegoi autoriteteve policore se është e vërtetë që ai është pronari i apartamentit ku organet e policisë suedeze kishin gjetur bimë të lëndës narkotike marijuanë, por ai kishte plot 18 muaj që nuk kishte hyrë në atë banesë. Kjo për faktin se ai këtë apartament e kishte dhënë me qera tek dy shtetasve sirianë, përkundrejt një kontrate qiradhënie të përpiluar para noterit publik në Malmoe.

Autoritetet policore brenda dy ditëve bënë verifikimet e sakta te noteri dhe më gjerë, dhe e lanë të lirë Skënder Shehun, duke i kërkuar gjithashtu të falur. Por lajmin e lirimit dhe të pafajësisë së Skënderit, mediat nuk e dhanë.

Nga kontaktet e vazhdueshme telefonike që unë personalisht kam me Skënder Shehun, jam vënë në dijeni se ai është tashmë në pritje të një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale që do t’i bëhet në Spitalin e Malmoes”.

Skënder Shehu është person shumë i njohur në Tiranë.

Ishte fejesa e tij me vajzën me “biografi të papërshtatshme” Silva Turdia, volejbolliste e Dinamos në vitin 1981, ngjarja që u pasua nga një reaksion zhvillimesh që kulmuan me vetëvrasjen e shumëpërfolur të kryeministrit Mehmet Shehu.

 

July 1, 2016 14:43
Komento

6 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku July 1, 14:01

    Eh po na rrofsh o avokat bEqiri qe na mban me lajme te fresketa nga Suedia. Na rrofsh se mua nuk me hiqej mendja nga djali trim i Krueministrit edhe me trim qe vrau vehten me dy plumba, dhe thosha, ah i gjori si e kalon kohen atje ne burg, a i thone te marre sapunin, a nuk i thone. Nejse, shuqur qe qenka i pafajeshem se perndryshe i jati do te rrotullohej ne varr nga turpi dhe do te therriste menjehere mbledhjen e Partise.

    Reply to this comment
    • po me enverin c'paten ? July 1, 15:42

      Duket qe gazeta Dita do te ndertoje lajme “sensacionale” per te rritur audiencen dhe shkon larg ne Suedi mijra kilometra larg.

      Nje lajm “pikant” eshte arrestimi i nipit te enver hoxhes para ca muajsh ( me sakte fix ne 21 janar ne 5-vjetorin e masakres bulevardit….cfare koincidence)

      sipas nje prokuri gjerman (ndoshta nje pinjoll nazist) raporton qe Ermal ilir enver Hoxha ishte bossi i nje organizate droge me te madhe ne Europe

      Dhe mediat shqiptare ( te ndyra) te ndersyera nga prokurore VISHA AJAZER dhe ambasdori Helmut ( pas perdeve) nuk kishin dite e nuk filmonin ne Xibrake dhe doli qe prodhimi i pare nuk kishte dale akoma.

      Pra super bossi i Droges ermal hoxha pervec nje telefonate anonime dhe nje sasi e vogel parash nuk ka asnje fakt..dhe mbahet pa te drejte ne burg,,,,dhe asnje media ( e ndyre ) shqiptare nuk guxon te hape sqepin…pra pyesim..pse pao behet GENOCID & INKUZICJON deri te nipi enver hoxhes.

      Nga ana tjeter shohim Monstren Skilzen berishen qe ka fakte qe ka perdorir dhe makinene presidences per droge…..Ka raportim nga ambasda amerikane qe ky djall i berishes kerrcenoi me jete gjeneral Luan Hoxhendhe i ka thene troc : mbylle sqepin se do ta pesoash si kosta trebicka…dhe i ziu arvizu ne vend ti shkule dhembet shkerdhen berishes ..i jep azil gjeneralit.

      Keto rrjeshta qe kam shkruar me siper nuk kane nevoje per koment….kujt i duhet skenderi mehmetit apo nipi i enverit kur ate vend po e shtyp akomna sali monstra me bolet e shkerdhen berishes..dhe shtypi ( i ndyre) shqiptar merret me barcaletat e Nerit te Metit dhe Fiqos

      Reply to this comment
  2. Darius July 1, 14:18

    O Idajet
    Perralla eshte shume e bukur dhe ka disa vertetesi ne te,kjo perralle e bukur e hane shqiptaret sic kane ngrene shume gjera te tjera,dhe pse jo kete!?
    Ne fund te fundit kujt i intereson se cfare ka bere djali mehemet shehut.???
    Kjo perralle tallese me shqiptaret thuhet……10 vitet e fundit djali M.Sh ka bere jete te dyzuar…e bla bla.!!!!
    Po para 27-30 viteve o Ida-jeto a na thua dot ku ka qene djali i M.Sh??
    Po vajza e Ramiz Alise o Ida-jeto,mos ke ndonje komunikim ku jeton???Se gijet e liga thone qe be me shume se cerek shekulli qe jeton ne Suedi!!!!
    Po Ramizi sa kohe jetoi ne Suedi o Ida-jeto,mbas daljes nga burgu?
    Po Ferrari,po disa clube nate ne Stocholm,qe u jane dhene Serbeve me QI-ra,te kujt jane i IDA-JETO.
    OOOOOO IDA-JETO…..ik futi ndonje boze,se helbete vape e madhe,dhe njerezve nuk u mbyllet goja dhe qellon del dhe bllof!!!!!

    Reply to this comment
    • ELIOT June 4, 12:42

      Te gjithe femijet e dikttoreve ;; spiuna ;;jetojne si ;;; bejlere tani ;;;;CUNI RAMIZIT ME DOLLARET QE PLAKU I VET I VODHI POPULLIT BEN BIZNES NE FRANCE ….. FEMIJET E ENVERIT BEJNE BIZNESE NE BOTE … CUNI I MEHMETIT …. BEN NE SUEDI … PO SI I GJETI DOLLARET ….KUJTOVA SE ENVERI JA MERRTE TE GJITHA ….ME DHUNE ….. SIC BERI NE 45 ME POPULLIN SHQIPTAR…… IS SHKRETI CUNI I MEHMETIT ….POPULLI I KA VUAJTUR PER 50 VITE TORTURAT E BABAIT TE VET…. SA FEMIJE KANE LENE RRUGEVE ENVERI MEHMETI ..SA KANE INTERNUAR ME MIJERA … NJA 100 I NJOH UNE … DHE ISHIN TE PAFAJSHEM …. PRANDAJ CBEN . I BUKURI I TIRONES NE SUEDI … SNA PLASI ..FOLNI PAK PER MIJERA SHQIPTAARE QE SKANE ME HONGER …. DHE FITOJNE 50 .. EUROS NE MUAJ … KA MIJERA OBJEKTE PER TE FOLUR DHE JU GAZETARET AKOMA ME ENVER MEHMETIN …. DHE FEMIJET E TYRE TE LLASTUAR … SI GOCA …

      Reply to this comment
  3. demo July 1, 16:48

    Erdhi mori hakun e te jatit,te emes,te vellait,te vetin,,i biri Mehmetit?

    Reply to this comment
  4. XXXL July 1, 20:11

    Skender Shehun e keni ne spitalin burg ne Malmoe te Suedise, keshtu cdo gje e sterthene eshte e vertete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*