Ku është shpresa e opozitës? Mos quhet Viktor Mihaly Orban?

April 18, 2018 16:34

Ku është shpresa e opozitës? Mos quhet Viktor Mihaly Orban?

 

Nga Bedri Islami

Tani është e qartë gjithçka: Shqipëria , më së fundi, rishtas, merr rekomandimin e Komisionit Europian për të filluar negociatat, ndoshta më të rëndësishme në jetën e saj politike e jo vetëm politike. për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

Se si kanë rrjedhur ngjarjet deri tani këtë e dimë të gjithë: përplasje mendimesh e jo vetëm mendimesh; greva të lajmëruara dhe të pa lajmëruara, një çadër e madhe në mesin e Bulevardit, ku kishin vrarë 5 vite më parë – nuk thonë kot se vrasësi kthehet në vendin e krimit – ; një pjesë e qeverisë së shkuar që i shkelte syrin opozitës dhe i vinte nënkëmbësën shumicës; qeveri në dy duar, por që secila i hidhte topin e fajit dorës tjetër; lobime e antilobime, përpjekje për bojkot të zgjedhjeve parlamentare dhe një marrëveshje që ende është në eter; ndarje e përkohshme pushteti për të shuar grindjet, por që disa i bëritë pasur në pak kohë; takime e mbitakime, deklarata e përleshje në parlament, luftë për një kryeprokuror që në fund e braktisën të gjithë – ndoshta vetëm ish qendra e punës së tij, jo; dhe në fund, erdhi rekomandimi.

Tani, prej disa orësh, të gjithë, të majtë, gjysëm të majtë, të djathtë, tej të djathtë, po rrahin gjoksin se e kujt është merita.

Në secilin kamp rrihet drejt vetes dhe askujt nuk i shkon mendja se edhe ata përballë, në mos për të mirë, kanë luajtur rol, kundër dëshirës së tyre, me të keqen që shfaqën.

A është vërtet e gëzuar opozita apo pas gëzimit të shfaqur ka një hile të vjetër?

A di opozita më shumë se sa shumica qeverisëse, që, edhe në këtë përplasje gëzimesh, bën rolin e Kasandrës dhe paralajmëron se loja nuk ka mbaruar dhe se gjithçka mund të kthehet në fillimin e gjërave?

Përse udhëtoi Basha drejt shtetit gjerman dhe a është e vërtetë se politika gjermane do të jetë kaq e mbyllur ndaj shtetit shqiptar, sa është këmbëngulës në mohimin e tij një parlamentar i njohur tek ne, më shumë si mik i Bashës, Krichbauer?

Çfarë i solli në ngazëllimin e fshehur ky udhëtim Bashës dhe përse takimi i tij me njërën ndër drejtueset e larta të Europës do të jetë i tejkaluar?

Përse Edi Rama, shefi i qeverisë, nuk bëhet aq merak për votën gjermane, por mendon se diku tjetër do të jetë pengesa?

A është kjo pengesë reale, e qenësishme apo e nxitur nga një pjesë e opozitës, e cila ka lidhje të fuqishme me presidentin e këtij vendi, me të cilin dikur na lidhnin fije të largëta?

Në fund të fundit, cila është shpresa e opozitës për të kthyer gjithçka përmbys? Nën cilin emër është kjo shpresë?

Shpresa e opozitës quhet Viktor Mihaly Orban.

Hungarezi i rizgjedhur ditët e fundit në postin e tij presidencial. Njeriu që duke u futur në Europë u bë antieuropian. Antisoros që dikur ishte i afërt me Soros.

Pas fitores së tij, miku i afërt dhe ëndërruesi për të qenë si ai, Berisha, do të deklaronte se fitorja e Orban është frymëzuese për miqtë e tij në Shqipëri.

Opozita shqupase u gëzua për këtë fitore atyre ditëve dhe pak nga ne e kuptuam pse ishte ky gëzim kaq i madh, ndoshta edhe më i hareshëm se tek vetë partia e Orban.

Të ishte vetëm pasqyra se si mund të fitoheshin një palë zgjedhje duke qenë antisorosian?

Burime shumë të besueshme të institucioneve europiane kanë mendimin, disa edhe bindjen, se pengesa kryesore e rrugës europiane të Shqipërisë nuk do të jetë shteti grek, ku do të ketë lëshime e tërheqje, as Spanja me problemet e saj , por do të jetë pikërisht Hungaria e drejtuar nga miku i afërt i Berishës dhe ëndrra e tij politike, Viktor Orban.

Këto burime, kanë drojën e refuzimit pikërisht tek njeriu që u shfaq në kohët e fundit si problemi i pazgjedhur europian, por që ka lidhje të mjaftueshme me opozitën e sotme për të rikthyer edhe një herën në pikën e fillimit.

Po ashtu, këto burime konfirmojnë se struktura të veçanta europiane, ndoshta edhe përtej, do të kenë takime serioze me njeriun e dorës së fortë hungareze, për të sheshuar rrugën dhe nisur një periudhë e re në jetën e shtetit shqiptar.

Do të jetë e gjitha një ankth, apo pas përplasjeve të natyrshme, gjërat do të nisin nga e mbara?

Disa javë të rënda janë para institucioneve shqiptare.

Të presim!

April 18, 2018 16:34
Komento

15 Komente

  1. mirel April 18, 17:26

    O Bedri, qe jeni kthyer te gjithe ne instrument te Ramiut kjo duket qarte. Por te therrisni fitore nderkohe qe Shqiperine e kabe zebe per gryke hajdutet e shtetit, kjo eshte poshtersi.
    Me nje lloj cope letre dge nje lajm qe ne te vertete nuk ka asnje permbajtje materiale pervec fjaleve, vazhdoni ti mbuloni krimet ekonomike qe Rama dhe banda e tij koncesionare po vazhdojne te kryejne me rritme te frikshme.
    Po qe se Evropa ka gjasa ta kete seriozisht le te jape viza pune te perkohshme per shqiptaret.
    Le te pranoje me nje afat kohor azilantet qe rrezikojne kthimin. Keto jane mareveshje qe ndihmojne shqiptaret, dhe jo takime e vizita te pafund te zyrtareve evropiane qe paguhen nga taxat e borxhit publik.

    Reply to this comment
    • PSE ? April 18, 19:47

      Çfar njeriu je ti more “mire” , që vetem mire nuk ke folur kurre ! Shqiptaret jane ne ankth prej tre dekadash , per tu integruar ne BE , kurse ty te ka mbetur ora 12.00 dhe nuk do te dish faaaare per hallin e shqiptareve , por vetem per hallin e serbo-grekeve dhe bashke me bajraktarin e Vicidolit , kunder Edi Rames , jashte cdo kriteri demokratik e njerezor , ngryseni e gedhiheni vetem me vrer e gojen helm , per ti marre jeten k/ministrit , njeri do qe ta vrase me snajper , tjetri kerkon ta haje te gjalle , qofte edhe sikur ti vini flaken Shqiperise ! Dhe , nuk cuditet kush , kur edhe ju e quani veten shqiptar !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Pushteti merret e dorzohet me vote ne demokraci . Ne se jini te zotet , shtroni alternativa bindese para popullit , per nje jete me te mire e te begate , sepse lideret e sotem te opozites jane tejkonsumuar dhe populli e ka humbur besimin tek ta . As mos e mendoni se mund te ktheheni ne pushtet permes dhunes e destabilizimit te vendit , se ajo është një kartë e djegur .

      Reply to this comment
      • mirel April 19, 00:28

        cdo te thote te flasesh mire?
        E verteta eshte e vetmja e mire qe duhet thene, sado e hidhur.
        Si eshte per ty dhe per Riphaleancen e Ramutit, qe te shitet Shqiperia?
        Qe ti jepet cdo pasuri kombetare privateve?
        Qe te dali nje filan e nje fistek dhe te thote, rrugen e bete ju, traun e ve une, dhe paguani?
        Qe ti vidhet shtetit nafta, ujerat, minierat, dhe te beje tetatro me Evropen Edi Rama?
        Qe te falet deti, sic po ja kerkon Evropa sot Ramutit?
        Qe te vazhdoje greqizimi i vendin ne cdo fshat ku do mbillen varrezat greke?
        Keto jane lajme te mira per ty dhe per gjithe shqiptaret?
        Pyetja ime eshte konkrete, perse qeveria nuk angazhohet ne nje program me realist: ndalimin e kthimit te azilanteve per te negociuar nje lloj qendrimi te perkohshem te azilanteve, me nje leje, ose vize te perkoshme pune.
        Keshtu kthimi do jete me i lehte dhe me i stabilizuar.
        Evropa dhe FMN hedhin qindra miliona euro, ku jane?
        Pse nuk i hedhin per keto programe. Ne fund te fundit, jo se jane te vetmet gjera qe mund te behen, por jane akte konkrete dhe jo llafe ne ere dhe per 30 vjet te tjera.
        Cilen do preferonin shqiptaret, pa ma thuaj?
        Lere se bejne krahasime ca idioter qe vazhdojne me ate historine e vellezerve dhe lopes, po konkretisht keshtu fillon evropianizimi.
        Cfare eshte me mire, te mos lene kembe shqiptari ne Evrope, dhe pastaj te thone, ja po hapim negociatat.
        negociatat nuk ushqejne njeri, pervec xhepave te funksionareve Europiane dhe atyre shqiptare.
        Ate pune kane, e hane buken kot ka nja 30 vjet
        Dhe paguhen nga borxhet qe ju japin popujve, grekerve dhe shqiptareve.
        Natyrisht qe ata i mbajne keto organizma vete qe ti mjelin njerezit thjesht me idera.
        Ata e dine qe leket vidhen. Thjesht raporti i FMN deklaroi qe koncesionet poe marrin me qafe vendin.
        Po kaq. Nuk kane fuqi ligjore me te madhe.
        Ate e ka shteti. Ju thone shqipove me karar, hej deri ketu dhe smban me pilafi.
        Po shqipot kujtojne se po hane ne tasin Evropian tani, dhe kujtojne se eshte zgjeruar tasi., dhe mban uje pilafi…po harrojne se eshte ca si shume oriz dhe po digjet.
        Ashtu si u dogj greqia, nga politikat e Evropes.
        Ata e dine qe qeverite greke vodhen investimet, po kujt iu prish puna.
        Nuk e bejne ata ligjin ne Greqi, e ben qeveria greke.
        Greket popull e paguajne borxhin.
        Tani me naften qe do e vjedhin nga deti i Shqiperise
        Nuk do e vjedhin ne fakt, po jua dhuron Edi Ramuti.
        Per Evropen thote.. cilen Evrope?
        Per Dulen apo Janullen?

        Reply to this comment
        • Pres une, nuk merzitem ... April 19, 17:15

          Mirel, te lutem mund te me thuash se çfare komentesh ke bere kur qeveria Berisha vrau kater qytetare te pafajshem? Ne rast se nuk ke bere komente atehere, tani çfare mund te na thuash rreth atij krimi?

          Reply to this comment
  2. L.H April 18, 17:40

    Pengesa!?
    Je ti Bedri Islami qe si tere alabakerija e dizinformacionit shqipetar 25 vjet kini shitur edhe shpirtin edhe penen ne sherbim te antishqipetareve dhe vazhdoni e flisni per Shqiperi pa shqipetare e per kryekrriminelin Sali!
    Kush flet per ‘integrim’ te krereve te krimit e tere korrupsionin eshte antishqipetar.
    Kush kerkon qe qe kjo klase politike 100 perqind te dorrezoje mandatet nga ’90 e ketej e ti drejtohet drejtesise per ti hapur rruge integrimit eshte shqipetar.
    Me kete politike me keto istitucione me kete antishtet me keto treguse te shtetit te se drejtes dhe te drejtat themelore te shqipetareve,me keto treguese ekonomike financiare e bankare ish Shqiperija e Bedrise nsalise fevzise Edvin thonj pa prerit e kryehajdut Like Florise jo vetem nuk mund te futet ne BE por do humbe dhe Ballkanin dhe kufiri serb do vije ne Milot ai grek ne Shkumbin dhe do ngelet vetem shteti islamiko xhihadist dikur i Esad Pashait tani i Sali Ilir Pashes…….

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic April 18, 18:19

    Ti me emrin LEH ja fute kote .! Ju kerkoni perseri te sillni pengesa perkarshi ketij suklsesi qe pane shqiptaret me sy pas 27 vjetve. Ju perseri po shkoni tek vullneti i injoranteve. “Me mire te ngordhe lopa e komshiut se sa te pjekll lopa ime” Po perse gjithmon keshtu do te shkojem ne.
    Po c`fare paska ber Bedri Islami ,? Pse ka kritikuar Berishen.!
    Ores Berisha Basha e com. jo vetem me kritika pore me hetime te thell deri sa at te dalin zbuluar per c`fare i ben shqiuperise ne keto 27 vjet.
    Po keni mend kure shkruani.? Ballafaqohun nje her me realitetin se c`fare i ben keta shqiperise ne ketyo 27 vjet.
    Ua kemi numeruar me mijra her keto qe duken po ato qe nuk duken dhe duhet ti zbulojne sa jane dhe si jane.
    Keto juve nuk doni di dini fare, Mekatar te medhej ju Lehrat qe nuk pushuat asnjeher.!

    Reply to this comment
  4. intelektuali April 18, 18:24

    Pse genjen dhe mashtron o enveristi Bedri Islami?

    Presidenti i zgjedhur ne votim tejet transparent, Viktor Orban nuk ka qene asnjehere ithtar i mafiozit George Soros, por eshte i pari lider ne Bote qe i u kundervu oktapodhit te tij qe ka hedhur tentakulat edhe ne Shqypnine e vogel me gruan e dyte dhe te trete Edi Rames

    PO PSE SI LIKE FLORIRIN E EDVINIT E DI TI ORBANIN E HUNGARISE?

    Reply to this comment
  5. Une, Lubonja. April 18, 18:25

    Bedriu eshte ai qe Rama po ndjek cfare mendo Bedriu! Respekte Z.Islami! Jane disa gjysem analfabete qe mbrojne berishistet duke share Ramen!

    Reply to this comment
  6. Po,Po April 18, 19:53

    Per shpellaret , banditet e kriminelet , nuk ka rendesi asgje tjeter , perveç Edi Rames qe kerkon te ringrere shtetin e therrmuar dhe gazetareve qe perpiqen te hedhin drite mbi problemet e dites .

    Reply to this comment
    • mirel April 19, 16:26

      Nuk ngrihet shteti me zuzare dhe truthare si puna juaj.
      Jepini detin Greqise dhe hapni varre greke.
      Kete ka rezervuar Evropa per ju.
      Ke goje te thuash “jo”. Nuk ke, sepse kete po beni faktikisht, asgje tjeter.
      Popullin po e le pa rroga. Dhe ne sektorin e naftes, imagjinoni te tjerat

      Ata qe kane marre naften jane miliardere. Punetori nuk ka te haje buke.
      Bravo, bravo .
      Kjo eshte Rilindhje

      Reply to this comment
  7. Arbeni April 18, 20:33

    Opozita kudo ka kerkuar hapjen e negociatave se anetaresimin ne BE e sheh si shprese per te patur kontroll mbi kete pushtet nga Brukseli. Ti Bedri ja fut kot se Rama yt po te ishte ne opozite kurre nuk do kerkonte hapje negociatash. E tregoi kete ne opozite kur nuk votoi per 6 muaj ato 3 ligjet qe duheshin per ngritjen e gjykates administrative.

    Reply to this comment
  8. ALBAN DEGA April 18, 22:52

    PORTRET I PAUTORIZUAR ME FAKTE

    HERO I GJALLE I LIRISE DHE PAVARESISE SE KOSOVES

    – Babain ia vrau enverizmi, dajen nazifashizmi dhe bashibozuket shqipfoles ne sherbim te tij

    HIDHNI POSHTE CILINDO FAKT TE MEPOSHTEM DHE BASHKOHEM ME JU ANTIENVERISTET E THEKUR TE KRYENVERISTIT BERISHA NE IDEOLOGJI E STIL DREJTIMI….
    BEDRI ISLAMIT ENVERISTET I VRANE BABAIN E NE LULIN E VOCERR, MIKUN E GJYLBEGEVE ATDHETARE E DEMOKRATE HERONJEVE VADITEN ME GJAK PEMEN E LIRISE SE SHQIPERISE ASHTU DI JATI I TIJ!
    BEDRI ISLAMI ESHTE SIMBOLI I ATDHETARISE KUDO SHKOI E KUDO PUNOI.
    KONTRBUTI I BEDRI ISLAMIT NE LIRINE E PAVARESINE E KOSOVES ESHTE MADHOR … SHUME ME I LARTE SE AI I GJENERALEVE TE VETSHPALLUR.
    NESE LEGJENDA E HEROI KOMBETAR I SHQIPTARISE ME 52 HERONJTE E FAMILJES SE TIJ ISHTE PUSHKA DHE GJAKU I SAJ, BEDRI ISLAMI DHE “ ZERI KOSOVES” ISHTE BOMBA DHE FLAMURI INTELEKTUAL I SAJ !
    EDHTE HEROI I GJALLE I SAJ !
    HERONJT DALIN NGA HERONJTE !
    CDO ANALIZE E TIJ SHKELQEN NGA SHPIRTI I LIRISE DHE DEMOKRACISE,
    NGA SHQIPTARIA KRISTAL!
    PARTIA E VETME E TIJ E KA NGJYREN KUQ E ZI TE FLAMURIT KOMBETAR, E KA TITULLIN SHQIPTARI.
    E TILLE ESHTE EDHE KJO ANALIZE QE I TERHEQ VESHIN EDHE EDI RAMES E POZITES PER GABIMET E FAJET E TYRE, POR I JEP GRUSHTIN ANTISHQIPTARISE SE OPOZITES ME ANTISHQIPTARE, ME ATDHESHITESE E ATDHERRENUESE NGA THEMELI E DERI TE KULMI I SAJ, SALI LIKE LUL CIZMJA DHE BANDA E GANGSTEREVE RE TYRE !
    NUK ESHTE AS BEDRI ISLAMI E AS ALBAN DEGA QE E KEMI TITULLUAR KESHTU “ BANDA E GANGSTEREVE”
    ESHTE GAZETA E DYTE NE BOTE, E DJATHTE KONSERVATORE ALA WINSTON CHURCHILL , ALA MARGARET THECER “THE TIMES” QE I QUAJTI ASHTU QYSH NE SHKURT TE VITIT 1997 !
    NUK ESHTE AS BEDRI ISLAMI AS ALBAN DEGA ATA QE E QUAJTEN KETE OPOZITE “ KJO MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT … “
    ISHTE MBRETI I SHTYPIT TE LIRE BOTEROR “THE NEW YORK TIMES” I MULTIMILIONERIT AMERIKAN SULLZBERGER QE I DHA KETE TITULL ME 15 MARS 2008 DITEN KOBZEZE TE GERDECIT .
    KY ESHTE REALITETI ACIK !
    E REALITETI SHIHET VETEM NGA ATA QE KANE SY TE SHIKOJNE, DEGJOHET NGA ATA QE KANE VESHE TE DEGJOJNE, KUPTOHET NGA ATA QE KANE TRU TE MENDOJNE, PASQYROHET SIC ESHTE E JO SIC URDHERON PARTIA, NGA ATA QE KANE GUXIM E PAVARESI TA PASQYROJNE !
    E BEDRI ISLAMI E PATI ATE GUXIM TA BENTE EDHE NE FAQET E “ZERIT TE POPULLIT “ KUR ISHTE KORRESPONDENT I TIJ PER SHKODREN E KUR MUND TI IKTE EDHE KOKA SI BABAIT TE VET NGA ENVERIZMI DHE DAJES SE TIJ NAIM GJYLBEGUT NGA NAZIFASHIZMI E BASHIBOZUKET SHQIPFOLES TE BALLIT E LEGALITETIT!
    KY ESHTE BEDRI ISLAMI QE DENONCON JO VETEM OPOZITEN E SALI LIKE CIZMES, POR EDHE SHPRESEN E TYRE URBANIN HUNGAREZ, TE DY PJELLE BASTARDE E KATOVICES DHE DORE E ZEZE E KGB-GRU-S SE VLADIMIR PUTINIT…
    JO VETEM ATA POR EDHE RRETH 500 PARLAMENTARE E ZYRTARE TE VENDEVE TE EVROPES PERENDIMORE SI GJERMANIA, FRANCA, ITALIA, BRITANIA E MADHE, ZVICRA, AUSTRIA…. E NE PARLAMENTIN EVROPIAN E DERI EDHE KONGRESMENE TE SHBA-SE….
    URBANI I HUNGERISE ESHTE BOMBA ME SAHT E PUTINIT NE GJIRIN E BE-SE….
    NDAJ KAMBANAT BIEN PER ATA QE KANE VESHE TE DEGJOJNE!
    VIGJILENCE!
    SYCELTESI !

    Reply to this comment
    • hidhu Dege me Dege April 19, 08:36

      Ti shkruan e shkruan carcafe pa fund qe askush nuk ti lexon o Don Kishot idiot.

      Reply to this comment
      • Pres une, nuk merzitem ... April 19, 17:33

        Mirel, te lutem mund te me thuash se çfare komentesh ke bere kur qeveria Berisha vrau kater qytetare te pafajshem? Ne rast se nuk ke bere komente atehere, tani çfare mund te na thuash rreth atij krimi?

        Reply to this comment
        • Mirel April 19, 18:02

          Natyrisht kam denuar krimin e pushtetit, kam denuar kryeministrin kiminel Sali Berisha, ministrin kriminel Lulezim Basha si dhe ministrin tjeter kriminel Ilir Meta!

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim