Ku fshihet lepuri?

April 22, 2018 14:15

Ku fshihet lepuri?

 

Nga Viktor Malaj

Këmbënguljen e Sali Berishës për të qëndruar medoemos dhe pafundësisht në politikë dhe aktivizimin e tij të pareshtur deri në shkallën që e ka bërë gaz për botën dhe objekt humori në bisedat private shumëkush e ka konsideruar si shprehje e pasionit të tij apo, akoma më keq, e personalitetit të tij anakronik prej mujshari provincial që nuk mund të durojë tjetër njeri mbi krye.

Megjithëse është një individ që nuk e gëlltit dot mosqenien e vet i pari i vendit dhe, megjithëse pushtetin dhe sundimin nuk i ka mision por obsesion, vëzhgimi dhe analiza e vëmendshme e sjelljes së tij, pas rënies nga pushteti në vitin 2013, tregojnë se shkaku kryesor i qëndrimit dhe veprimtarisë në politikë edhe pas moshës shtatëdhjetëvjeçare është frika nga ndëshkimi i ardhshëm për sjelljet dhe krimet e kryera në të shkuarën.

Për arritjet dhe mosarritjet në punën e tyre drejtuese politikanët gjykohen nga populli në fund të mandateve qeverisëse apo drejtuese, ndërsa për shkeljet e ligjeve dhe krimet e kryer gjatë ushtrimit të pushtetit apo përpjekjeve për marrjen e pushtetit në mënyra antikushtetuese ata duhen hetuar dhe gjykuar nga organet e drejtësisë. Gjatë karrierës së tij 22 vjeçare politike përpara 1990, Sali Berisha është sjellë me korrektësi, përkushtim dhe “partishmëri” në përputhje me parimet dhe ligjet e kohës. Rrjedhimisht, as ka pritur dhe as ka pësuar ndëshkime. Kur, pas 1990 i vuri vetes si synim sundimin e Shqipërisë për aq kohë sa të ishte gjallë dhe pavarësisht se çfarë do të mendonin shqiptarët për të dhe si e vlerësonin ata moralin dhe sjelljen e tij politike, ai nisi të mendonte gjetjen e mjeteve dhe metodave për t’iu shmangur qoftë gjykimit popullor si politikan, ashtu edhe çfarëdo gjykimi ligjor për paligjshmërinë e sjelljes së vet. Njerëz që kanë formim dhe karakter të tillë, në vend që të përmirësojnë veten për t’i shërbyer dhe pëlqyer popullit, bëjnë çmos të përdorin pushtetin politik për të zhvlerësuar gjykimin popullor dhe, rrjedhimisht, për të siguruar pushtet të paligjshëm dhe të gjithanshëm.

Në këtë mënyrë pra, për t’i shpëtuar gjykimit politik popullor ata bëjnë çfarë ka bërë ose tentuar të bëjë Sali Berisha: fusin në dorë median, e frikësojnë atë, burgosin dhe rrahin gazetarë; falsifikojnë dhe dhunojnë zgjedhje; tentojnë të marrin me forcë pushtetin që s’e marrin dot me votime të lira; dhunojnë popullin sapo ngrihet kundër padrejtësive të tyre dhe dhunimeve që ata i bëjnë vullnetit popullor etj.

Duke qenë të paskrupullt, djallëzorë dhe të ligj, duke e ditur pozitën e vet si ligjshkelës, ata marrin masa që të bëhen të paprekshëm nga organet e drejtësisë dhe këtë e bëjnë siç e bëri Sali Berisha: hoqi juristët e shkolluar dhe i zëvendësoi me kursantë 6-mujor; sulmoi, përgojoi dhe shkarkoi ata prokurorë e gjyqtarë që s’i bindeshin dhe i zëvendësoi me të tjerë, mundësisht sa më të korruptuar (i korruptuari nënshtrohet dhe përdoret me lehtësi), që ishin apo do të tregoheshin të gatshëm të ishin ushtarët e tij; krijoi dhe përdori dosje korrupsioni si mjet kërcënimi dhe nënshtrimi për punonjësit e drejtësisë etj. etj.

Korruptimi i gjithanshëm i sistemit të drejtësisë solli në mënyrë të pashmangshme kohën  e Reformës në Drejtësi. Nisma ishte e Partisë Socialiste, por shtytja për nisje dhe mbështetja për ta realizuar ishte e BE dhe SHBA. Mëkatarët e mëdhenj i pushtoi frika. Bënë gjithçka mundën ta vononin dhe pengonin procesin e Reformës në Drejtësi, duke u shkaktuar dhimbje koke edhe  të huajve të angazhuar në këtë mision. Por të huajt i vunë në rresht antireformistët. Hijen e “shkopit” e morën nga mesazhet personale që misionet diplomatike perëndimore u dërguan. Votuan të gjithë, pa përjashtim, pro projektit të ndrequr dhjetëra herë sipas qejfit dhe preteksteve të tyre, por ende të pamodeluar në atë shkallë që të sigurojë paprekshmërinë e tyre të ardhshme për krimet e së shkuarës.

Megjithëse kemi qenë dëshmitarë të të gjitha lojërave dhe, madje, edhe të braktisjes së Parlamentit dhe ngritjes së Çadrës si mjete të pengimit të vënies në zbatim të legjislacionit të miratuar nga ata vetë, por jashtë vullnetit të tyre, bënë çmos dhe i vazhdojnë përpjekjet edhe sot që të na bindin se ishin ata ideatorët, ndreqësit dhe shpëtimtarët e Reformës në Drejtësi. Mirëpo harrojnë shpejt se, ndërsa e duan autorësinë e reformëbërjes, pozojnë si viktima të mundshme të “dështimit” të saj meqë, siç thonë, reforma po ia dorëzon sistemin e drejtësisë Kryeministri aktual. Shprehen lart e poshtë, tutje e tëhu se “reforma ka vdekur”, se zgjedhja e Kryeprokurores së Përgjithshme ishte “veprim diktatorial dhe antikushtetues”. Ndërkohë, Perëndimi u jep përgjigje se “Reforma në Drejtësi nuk ka vdekur por… më në fund po zbatohet. Qytetarët shqiptarë presin me padurim drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”. (Deklaratë e Ambasadës Amerikane). Përpëlitjet i vazhdojnë. Përpëliten për të hapur shtegun e daljes nga rrethi i krijuar me gënjeshtra, por me të njëjtin mjet, me gënjeshtra të reja.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha propagandojnë gjatë 365 ditëve të vitit se në Shqipëri ka vetëm krim e drogë, varfëri e padrejtësi dhe marrin përgjigjen se “Nën udhëheqjen e tij (E. Ramës-V.M.) Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht për Reformën në Drejtësi” (Federika Moderini). Shpallin se “Projekti i Vetingut është një projekt mafioz…” (L. Basha), ndërkohë që këtë “projekt mafioz” e kanë votuar në Parlament; betohen se “Ne duam një drejtësi të vërtetë dhe të barabartë për të gjithë” (L. Basha), por asnjëherë nuk kanë dhënë llogari për krimet e kryer ndaj qytetarëve, pronës dhe integritetit territorial të vendit.

Gjithë puna është se ata nuk janë kundër Reformës në Drejtësi por kanë një kusht “të vogël”: Reforma duhet të jetë e tillë që të komandohet prej tyre dhe të sigurojë paprekshmërinë e tyre. Le të vëmë re: Vrasësit e protestuesve të pafajshëm të 21 janarit, fshehësit e provave të fajësisë; ata që u betuan se ishin dhe janë të gatshëm të tërheqin këmbëzën e pushkës për të vrarë edhe 300 protestues së bashku me kryetarin e atëhershëm të opozitës; ideatorët dhe urdhëruesit e akteve terroriste kundër ambasadës amerikane në Tiranë; të akuzuarit për shpërdorimin e 230 milion eurove në rrugën Milot-Kukës; nënshkruesit e marrëveshjes antikushtetuese me Greqinë; trukuesit dhe dhunuesit e zgjedhjeve të 1996, 2009 dhe 2011; dhunuesit e institucioneve shtetërore të 14 shtatorit 1998; urdhëruesit e luftës veri-jug të marsit 1997; deklaruesit se ishte politikë e tyre lejimi i prodhimit të drogës në Lazarat, i vërsulen Sajmir Tahirit në Parlament dhe e urdhërojnë “të dalë përjashta” pasi dikush, diku, i ka thënë dikujt në telefon se “do i japim edhe Tahirit disa para nga fitimet e drogës…”.

Të frikësuarit nga Reforma në Drejtësi, në krye të të cilëve qëndron Sali Berisha, e dinë se e vetmja mundësi për t’i shpëtuar ndëshkimit është pengimi i kësaj reforme dhe se pengimi i saj mund të arrihet vetëm duke u rikthyer në pushtet. Meqë e shohin se populli nuk i do në pushtet inskenojnë aktet e dhunshme si ato në Kalimash, bllokimet e rrugëve, turbullirat gangstereske në Parlament apo thirrjet për mospagime taksash etj. Këto akte të kryera së fundi si dhe përpjekjet donkishoteske për të paraqitur si të “burgosur politikë” dhunuesit e pronave publike dhe private, vjedhësit e tokave të bregdetit e deri përdoruesit e drogës (siç bëri njëfarë Luçiano Boçi me ndalimin e një gangsteri këngëtar që u zu me drogë) janë vetëm “stërvitja” për mënyrën se si ata planifikojnë të reagojnë nesër kur t’iu vijnë fletëthirrjet për në hetuesi apo gjykatë vetë krerëve politikë. Frikën ndaj Reformës në Drejtësi e shprehu hapur edhe një deputet opozitar me nivel ordiner kulturor, babai i të cilit përpara vitit 1990 kishte qenë anëtar i PPSH-së dhe spiun i Sigurimit të Shtetit ndërsa pas 1990 u shfaq si shpifës, trillues, falsifikator dhe hajdut fondesh shtetërore. Deputeti në fjalë tha se ” Nga kjo Reformë në Drejtësi kam shumë frikë se kjo është një reformë që i ka dhënë drejtësinë në dorë një banditi…”. Unë mendoj se nuk do të bënte keq t’ua këshillojë frikën edhe eprorëve të vet.

Arma tjetër që po përdorin është përgatitja e terrenit për t’iu shitur popullit shqiptar si viktima të “drejtësisë së kapur nga Kryeministri” apo edhe si viktima të Perëndimit dhe kështu çdo akuzë për krime të kryer në të shkuarën do të përpiqen ta shesin si “përndjekje politike”. Prandaj edhe nuk lanë ekran TV-je pa dalë për t’u ankuar se ambasadorët e huaj kishin urdhëruar arrestimet e tyre apo se Reforma ishte “zbatim i reformës së Sorosit” (S. Berisha).

Marrëzia e tyre e shkaktuar nga ankthi që i shoqëron sot për shkak të së kaluarës së vet, arrin deri aty saqë, pasi pohojnë se “Opozita me një qëndresë të jashtëzakonshme arriti t’ua djegë me Kushtetutë mundësinë e kapjes, kaloi në ligjin me 3/5 dhe e kapi drejtësinë” (Sali Berisha), shpallin se “Kjo i shërben opozitës për revoltën më të përgjithshme popullore që Shqipëria ka njohur ndonjëherë” (S.Berisha). Pra, edhe janë ata “shpëtimtarët” e reformës, por edhe “reforma ka vdekur”; edhe Rama nuk e do reformën dhe “u detyrua si qen i lagur ta votonte me 140 të tjerë” (P. Vasili), por edhe kjo reformë që ai s’e donte qenka duke i shërbyer atij.

Edhe mund ta kuptojnë këta të mjerë se situatat që krijojnë me të pavërteta i kanë bërë qesharakë para popullit dhe partnerëve ndërkombëtar. Por, fatkeqësisht, e kaluara e tyre ua ka shteruar fuqitë morale dhe intelektuale. Perëndia i ndihmoftë të dalin prej kënetës që kanë krijuar.

Në këtë mënyrë, gjithë sjellja e kupolës së inkriminuar politike të opozitës, gjithë vajtimet e tyre hipokrite për gjendjen aktuale dhe për “popullin e varfër” nuk synojnë asgjë tjetër përveç vonimit dhe pengimit të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Në këtë mision të turpshëm ata kanë edhe mbështetjen e përditshme mediatike të disa analistëve mllefqarë të cilët nuk janë dakord as me lindjen dhe perëndimin e diellit sa kohë është Rama kryeministër. Këmbëngulja e Sali Berishës për të qëndruar në politikën aktive është përpjekja e tij për ta mbajtur nën kontroll PD-në dhe për ta përdorur atë si detashment paraushtarak për shkaktimin e trazirave në rast se drejtësia e re do t’i kërkojë llogari për krimet e vjetra të cilat janë të pafundme dhe të tmerrshme- siç ka thënë z. Lu. Pikërisht këtu fshihet lepuri.

Popullit shqiptar i mbetet të vëzhgojë dhe shohë deri ku do të arrijnë këto përpjekje dhe sa e vërtetë do të jetë thënia e ambasadorit amerikan Donald Lu se “Nuk do të lejojmë asnjë zyrtar të vetëm, sado i lartë të jetë ai, që të pengojë këtë reformë”.

April 22, 2018 14:15
Komento

23 Komente

  1. Qytetari durrsak April 22, 13:17

    Z. Viktor,
    Sali Berisha eshte antishqiptar, me keq akoma, eshte agjent i serbeve, i konservuar prej kohesh. Berishizmi e ka shkaterruar dhe rrenuar kete vend si askush. Edhe pushtuesit e ketij vendi nuk kane bere nje masaker te tille. Nuk mjafton kjo filozofi shkaterrimtare, pjelle e Sali Berishes, por ky person dhe familja e tij, kane vjedhe dhe pervetesuar shuma tejet te medha monetare dhe pasurish te patundeshme, nepermjet pushtetit qe kane patur dhe korrupsionit. Jo vetem kaq, por Sali Berisha akuzohet edhe per nje seri krimesh dhe akuzohet edhe si urdherues vrasjesh. Le t’i rrezoje keto akuza kur te jete ne bangon e te akuzuarve. Sali Berisha nuk duhej te ishte ne politike prej shume vitesh, por tani, me duket, se i ka ardhe koha te jape llogari perpara drejtesise se re, se bashku me femijet e tij grykes te parase, te pasurive te patundeshme dhe urdherues emerimesh nepotike dhe ne kurriz te shtetit, etj. Po e presim ate dite qe ta shohim Sali Berishen dhe femijet e tij me pranga ne duar.
    Z. Viktor, jeni analist i mrekullueshem. Te uroj suksese te metejshme ne analizat e tua brilante.

    Reply to this comment
    • .Hiroo Onoda * April 23, 01:01

      Qytetari durrsak !

      Nuk i vihen pranga Berishorrit me keto analiza “brilante ” te viktormalajt..

      E di fabulen Cekici..Gozhda..Derrasa: ??

      Po i ankohej nje here derrasa gozhdes
      se po e shponte fort kur i ngulej
      dhe i pergjigjet Gozhda ;
      Ta dish ti moj moter se sa fort me godet cekici ne cacke te kokes nuk do ankohesh fare…

      .Ne kete fabul dihet qe populli eshte derrasa qe i ngulet gozhda Sali…..po Viktori nese ka burreri dhe atdhetarizem duhet te merret me Cekicin qe edhe pse e di nuk ka mendere ta thote..

      Le ta sqarojme kush eshte “cekici” ?

      Sinqerisht nuk e kuptoj kete politike ekstremisht kanibale ndaj figures Enver Hoxhes nga armiqte e tij te jashtem dhe te brendshem.
      .
      Eshte nje rregull moral absolut planetarI pashkruar qe ndodh jo vetem ne boten e njerzve
      por dhe te kafsheve (perjashto Vampiret) qe fituesi I nje lufte apo perballje nuk diskutohet nga I munduri sidomos kur fituesi ka vdekur..quhet Kanibalizem=qenie qe ushqehen me kufoma
      .
      E ka thene edhe Churchilli …Qe Fituesi Nuk Gjykohet (pike)

      1-Nuk është sekret të thuhet se shteti me amiqsor me Shqiperine nga 1950-1990 ishte Amerika.
      2-Nuk është sekret të thuhet qe vete Amerika me Angline na lane ne dore te Stalinit para te cilet Churchilli dhe Ruzvelti ishin inferiore
      3-Nuk është sekret të thuhet se shteti qe e ka sfiduar me shume Ameriken dhe me vone BRRS +Titon eshte Shqiperia.
      Ishte apo nuk ishte diktator enverhoxha eshte nje dicka e diskutueshme.
      Por e padiskutueshme eshte se ai u be i tille nga nje rrethim KRIMINAL nga greku-serbi plus superfuqite ..me mizoret ne historine e njerzimit.
      Vetem nje fakt qe rrezon dhe tezat e me antienveristit ne shqiperi:
      Sipas dokumenteve te INTELIGJENCES amertikane emisare te tyre i kane kerkuar disa here Mehmet Shehut te eleminonte Enver HOXHEN.NGA 1943 dhe me vone
      Pra kemi nje nxitje te nje krimi terrorist nga vete amerikanet..pra cfare pret ky Stefani i gjore ti thoshte Enveri amerikaneve Faleminderit qe po me vrismi.
      Po keto sulme me poshte te amerikaneve dhe anglezeve qe na kujtojne rrethimin e skenderbeut nga turqit
      ————————-
      Shërbimi sekret amerikan, bashkë me Greqinë dhe Jugosllavinë përgjatë viteve 1949-1954, bënë një sërë tentativash për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Marrëdhëniet e asaj kohe me Bashkimin Sovjetik shiheshin me sy kritik nga amerikanët, pasi Shqipëria kishte një pozicion strategjik në rast lufte dhe për ta mund të shërbente si një bazë ushtarake e rusëve.
      .
      Për këtë arsye ka pasur shumë tentativa për rrëzimin e Enver Hoxhës. Gazeta po publikon më poshtë të gjithë planin që CIA kishte për krijimin e një grushti shteti më 1 korrik 1954. Bëhet fjalë për një dokument të datës 6 shkurt 1953, ku baza e CIA është informuar mbi tentativat e agjentëve të saj për të rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti. Plani ishte i sofistikuar dhe në të përfshiheshin Jugosllavia, SHBA, Greqia, si dhe Italia me Francën e Anglinë, por që këto të fundit do kishin një rol më të kufizuar.
      Sipas asaj që tregohet në dokument, rreth 10 mijë forca greke, amerikane dhe jugosllave do të futeshin në kufi dhe do të godisnin të gjitha bazat ushtarake. Ndërsa më pas do të niste rebelimi për rrëzimin e qeverisë. Plani tjetër ishte që të kapeshin të gjithë drejtuesit e pushtetit dhe qeveria të përbëhej nga anëtarë të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Bëhet fjalë për një organizatë që mblidhte të gjithë intelektualët e emigracionit, që punonin kundër regjimit si dhe mbështeteshin nga CIA. Në dokument theksohet se palët i trembeshin dhe një sulmi të mundshëm nga jugosllavët, dhe këtu më pas do ndërhynin aleatët e tjerë për të shmangur çdo lloj incidenti.

      Plani i grushtit të shtetit në Shqipëri
      .
      1. Situata e përgjithshme: Është marrë vendimi për të kryer një grusht shteti të fshehtë në Shqipëri, të mbështetur multilateralisht nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e Jugosllavisë, për të përmbysur Enver Hoxhën dhe zëvendësimin e tij me një qeveri shqiptare të lirë e të pavarur. Ndër forcat mike listojmë grupet e mëposhtme, sipas negociatave të kryera nga Departamenti Amerikan i Shtetit:
      .
      a. Lidhja e Prizrenit, e cila është shkrirë me Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë sipas udhëheqjes së përbashkët amerikane e jugosllave. NCFA do të jetë më tej instrumenti i krijimit të qeverisë së përkohshme në Shqipëri.
      .
      b. Jugosllavia do të lejojë operacionet e nevojshme paramilitare të nisin dhe të mbështeten nga bazat brenda territorit të saj, nën mbikëqyrjen e selisë kryesore të përbashkët të drejtimit.
      c. Jugosllavia do të furnizojë operacionin me forcat e refugjatëve shqiptarë dhe të vullnetarëve, për kompletimin e fazës paramilitare të grushtit të shtetit, dhe do të japë asistencë të mëtejshme për zhvillimin e planit të detajuar.
      .
      d. Forcat e armatosura greke dhe jugosllave do të punojnë për të mos lejuar përforcimin e forcave armike shqiptare, nga sovjetikët apo satelitët e tyre, duke ndaluar fluturimet mbi territorin e tyre derisa grushti i shtetit të jetë siguruar.
      .
      e. Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të japin mbështetje ushtarake për Jugosllavinë dhe Greqinë, në rast të një pushtimi të mundshëm nga forcat sovjetike apo satelitët e tyre.
      f. Forcat detare amerikane do të nisin manovrat ushtarake në Detin Adriatik që prej nisjes së sulmit deri në sigurimin e grushtit të shtetit, për të dekurajuar një afrim të forcave sovjetike apo të satelitëve të tyre.

      ****
      Me anë të negociatave që kanë nisur nga Departamenti Amerikan i shtetit, Franca, Turqia dhe Italia do të njihen deri në një farë mase me qëllimet e Aleatëve për nisjen e grushtit të shtetit dhe do të aprovojnë grushtin e shtetit moralisht. SHBA, Britania, Franca, Italia e Turqia do të njohin qeverinë e re të përkohshme shqiptare sapo ajo të vendoset. Aleatët do të marrin të gjitha masat e deklaruara për të ruajtur pavarësinë e plotë të Shqipërisë së çliruar.
      Misioni dhe koncepti
      Misioni është përmbysja e Hoxhës dhe vendosja e regjimit të një qeverie të lirë e të pavarur në Shqipëri, me anë të një grushti të fshehtë të shtetit gjatë një periudhe ende të pacaktuar, me ditë të parashikuar të nisjes së sulmit 1 korrik 1954. Me anë të sulmit synohet të kapet dhe të sigurohet zona e Tiranës dhe të neutralizohen apo të sigurohet kontrolli i forcave kryesore kundërshtare në zonat rrethuese. Të kapet çdo lider i rëndësishëm qeveritar dhe të vendosen zyrtarë të qeverisë së përkohshme në vend të tyre. Të reklamohet çlirimi i Shqipërisë. të konsolidohet kontrolli i qeverisë qendrore.
      .
      Llojet e operacioneve
      .
      a) Operacionet paraprake – Zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi në Jugosllavi, Greqi e vende të tjera të huaja i forcave të përbashkëta që nevojiten për fazën paraprake të grushtit të shtetit. Zhvillimi i njësive të forta të rezistencës brenda Shqipërisë, që do të mbështesin dhe do të shtojnë numrin e forcave që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Përfitimi i të gjithë inteligjencës operacionale që nevojitet për kryerjen e suksesshme të grushtit.
      .
      b) Operacionet sulmuese nga pikat e selektuara në Jugosllavi e Greqi dhe pikat e përbashkëta të komandës, të nisin lëvizjet operacionale të natës, drejt objektivave në Shqipëri bashkë me dërgesat e furnizimeve. Forcat e përbashkëta në terren të sulmojnë gjatë natës për të kapur dhe siguruar zonat e synuara. Elementët e sulmit të neutralizojnë ushtarët e kufirit dhe të marrin kontrollin e instalacioneve ushtarake, të ndërpresin komunikimet dhe të shkaktojnë dezertimin ose izolimin e forcave kundërshtare ushtarake dhe të sigurisë. Të gjitha fushat ajrore dhe avionët bashkë me qendrat e transportit të sigurohen. Më tej të kapen dhe të mbahen të gjithë liderët e rëndësishëm të qeverisë. Qeveria e përkohshme të përbëhet nga liderët e NCFA( Komiteti për Shqipërinë e Lirë). Ata të njoftojnë publikisht krijimin e qeverisë së lirë e të pavarur të Shqipërisë, dhe të detyrojnë liderët e regjimit Hoxha të pranojnë publikisht largimin nga pushteti, në mënyrë që të nxitet mbështetja për qeverinë e përkohshme. Me anë të qelizave të organizuara paraprakisht dhe me grupet e terrenit të bëhet ngritja e grupeve të rezistencës vendase për kompletimin e grushtit të shtetit.
      .
      c) Konsolidimi i operacionit. Të eliminohen elementët e mbetur të opozicionit. Të riorganizohen e të forcohen forcat e qeverisë së përkohshme dhe agjencitë e forcat e tjera mike.

      Detyra për njësitë dytësore
      .
      Forcat e përbashkëta të terrenit të zhvillojnë, organizojnë dhe të trajnojnë forcat e jashtme operacionale me një fuqi të përgjithshme prej 10.400 si më poshtë:
      Në bazat e zgjedhura në Jugosllavi forcat arrijnë në numrin 4800, duke përfshirë task-force me 2500, dhe komandën veriore operacionale me fuqi prej 1300 njerëz, rezervat e përgjithshme prej 1000. Në bazat e Greqisë, forcat operacionale arrijnë në 5600, duke përfshirë komandën e terrenit me 2500 forca dhe rezervat e përgjithshme e task-force. Sulmi simultan i tre fronteve do të nisë natën në ora 01 00, me neutralizimin dhe marrjen nën kontroll të njësive ushtarake dhe të forcave të sigurisë. Të kapen dhe të sigurohen objektivat e përcaktuar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nga komanda qendrore e terrenit. Komanda veriore të sulmojë për kapjen e Shkodrës, Kosovës, Dibrës dhe zonën lindore të Elbasanit, me objektiva kryesorë neutralizimin e opozicionit në zonat rreth Shkodrës. Komanda jugore të kapë zonat e Beratit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës, me objektiva kryesore neutralizimin e forcave armike në rrethinat e Vlorës, Korçës e Gjirokastrës.
      .
      Forcat e brendshme të rezistencës.
      .Nën kontrollin e komandantit të tyre, forcat e përbashkëta dhe ato të terrenit të bashkëpunojnë për arritjen e objektivave të mësipërme, me një masë të përafërt të zgjerimit të elementëve të armatosur nga 1000 në ditën e parë, në 5000 në ditën e tretë duke arritur në 10 000 në ditën e 30-të. Zgjedhja e bazave të përshtatshme, zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi i të gjithë njësive të mbështetjes së jashtme, mbështetja logjistike, transportimi i forcave të terrenit drejt zonave të shënjestruara.
      .
      Forumi i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA)
      .
      Në një përpjekje për të bashkuar të gjithë elementët shqiptarë të emigracionit në një front të bashkuar kundër terrorit komunist, u formua Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë dhe selia ndërkombëtare u hap në Nju Jork më 17 korrik 1950. NCFA u krijuar për të tejkaluar linjat e ndarjeve politike mes shqiptarëve dhe për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të mbajnë lart të drejtat e njeriut në vendin e tyre. Aktivitetet e Komitetit drejtohen nga selia e tij e Nju Jorkut. Ne mbajmë gjithashtu një zyrë në Romë e cila përpiqet të qëndrojnë në kontakt me bashkë-atdhetarët tanë që vuajnë brenda Shqipërisë. Aktiviteti kryesor i NCFA është koordinimi i përpjekjeve të rezistencës së shqiptarëve në emigracion që luftojnë kundër komunizmit.
      .
      Përbërja e Komitetit për Shqipërinë e Lirë

      Hasan Dosti- president. Zoti Dosti është një anëtar i njohur i Lëvizjes Balli Kombëtar dhe përpara Luftës konsiderohej si juristi më i aftë në Shqipëri. Ai vjen nga një origjinë e thjeshtë, por pati mundësi të studiojë në Francë dhe u kthye në Shqipëri për t’u bërë një prej qytetarëve kryesorë të saj.
      .
      Abaz Kupi – aktualisht ndihmon aktivitetet e NCFA në Rome. Kupi konsiderohet si një prej heronjve të luftës për drejtimin e tij të përpjekjeve guerile kundër pushtuesve italianë. Në vitin 1943 ai krijoi Partinë e Legalitetit, që kishte si qëllim të ruante legjitimitetin e ish-mbretit Zog. Megjithë mungesën e shkollimit formal, Kupi krijoi emrin e tij si një nga mbrojtësit më të ashpër të lirisë së Shqipërisë.
      .
      Said Kryeziu – I emëruar në degën e NCFA në Romë, Said Kryeziu është gjithashtu president i Partisë Agrare Shqiptare. I arsimuar në Paris, Kryeziu ka punuar shumë për të vënë nën një flamur grupet shqiptare të emigracionit për të luftuar kundër pushtuesit. Për këtë ai ka luftuar kundër gjermanëve dhe italianëve gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të Komitetit të Parisit, i cili ishte pararendësi i NCFA.
      .
      Zef Pali – Anëtar i komitetit të NCFA në Rome dhe aktualisht në Nju Jork për konsultime. Pali është një lideri i njohur dhe aktiv i Ballit Kombëtar, i arsimuar në Kolegjin e Mësuesve në Elbasan. Ai respektohet si një njeri i letrave dhe i idealeve demokrate. Pali u detyrua të largohej nga vendi gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të parë të NCFA.
      .
      Nuçi Kotta- është një zyrtar i NCFA në New York, dhe anëtar i partisë së Legalitetit. Ai ka qenë prej kohësh në shërbim të mbretit shqiptar në emigracion, Zog, dhe ka studiuar për drejtësi në France. Kotta u kthye në Shqipëri për të shërbyer si kryeministër i Zogut për disa vjet. Edhe ai është një prej anëtarëve të parë të Komitetit të Parisit në gusht l949. Ai është përgjegjës për publikimin e gazetës së komitetit, Shqipëria. ect ect..
      pra nqs se amerikanet per shembull kane aktivizuarkunder Enverit nazistet e Xhaferrit ne vitet 50-60-70 dhe i prune ne pushtet ne pas 1992 dhe mbrojne sot hapur fare xhaferrin junior (lul bash serbin) nuk duhet te flasim as per demokraci dhe as per moral…ky eshte vlersimi me i madh qe po i ben dipllomacia euro-atllantike enver hoxhes..
      .A ka ardhur koha qe te kerkohen reparacjonet e luftes paramilitare qe Amerika-Anglia-Greqia-Italia-Jugoserbia zhvilloi ndaj nje vendi te pavarur duke shkelur ligjet minimale nderkombetare dhe njerzore.?
      Akoma do ndegjojme pordhet e luftes kunder komunizmit imagjinar si ne vitet 50 ashtu dhe tani si ajo gallata qe ngjau ne Filipine ne 1974 qe ushtare japoneze ne ishuj te izoluar vazhdonin Luften e Dyte Boterore….pra 30 vjet pasi kishte mbaruar lufta??

      *
      .Hiroo Onoda , 19 March 1922 – 16 January 2014) was an Imperial Japanese Army intelligence officer who fought in World War II and was a Japanese holdout who did not surrender in August 1945. After Onoda spent 29 years holding out in the Philippines until his former commander traveled from Japan to personally issue orders relieving him from duty in 1974

      Reply to this comment
  2. Fytyra e djallit shemtuar me plakjen e tij i krrusur si shtrige e keqe nga mekatet 27 vjecare -simboli i opozites April 22, 13:44

    PD e Bashes dhe e Berishes ,duan te largojne vemendjen me Tahirin sikur ky eshte problem I madh qe shqetson vendin! Kete e ka kuptuar edhe femijet e kopshtit te Bathores !

    Eshte shume e qarte edhe djalli vet per se gjalli nuk do te ishte aq I zoti ne intriga dhe ne detaje sac jane Berisha dhe Basha !

    Jane mizerja e kombit ! mizerja e vendit. Kane mbaruar dhe po behen me shume qesharak edhe perpara femijve te cerdheve e kopshteve me qendrimet dhe veprimet e tyre !

    Djalli duhet gozhduar nuk mund te lihet I lire, Boll me mekatet dhe viktimat qe ka len mbrapa ne keto 27 vjet

    Po I vjen ngordhja e po behet me budalla sec ka qene !

    Reply to this comment
  3. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) April 22, 14:00

    Rama ka mazhorancen ne parlament, mori ate qe kerkoi Tepsine dhe Timonin. Tani vazhdon akoma perrallat me Fajin e ka Saliu! Ketu fshihet lepurio o shoku Viktor Malja, te akoma justifikimet e kota me Sali! Ai Saliu sot ka 5 vjet ne opozite, eshte vetem nje deputet, partia e tij nuk ndikon dot me vota ne parlament per asgje! Pra o shoku Tore, ate “Lepurin” mos e kerko kot se ku fshihet se ai nuk fshihet fare. Ka qene ish-ministri me i suksesshem i kesaj qeverie, e ke ne foto tashme si “Dru te shtrember” ne kete parlament karagjozesh.

    Reply to this comment
  4. A.GRAMSH April 22, 14:08

    PA KOMENT….
    Pa e komentuar shkrimn e Mlaj nga te paketit qe mund ti lexohen shkrimet deri ne fund vetem do i beja dy pyetje mare shkas nga paragrafi i fundit:
    -”Popullit shqipetar i mbetet te vezgoje e veshtroje….”
    Populli nuk eshte as vezhgues e as sehirxhi prandaj po jeton kete tragjedi….o tragjedi qe e ke emerin dizinformacion FAV ZI!
    –”…dhe sa e vertete do jete thenja e ambasadorit LU….”!Akoma nuk e ka te qarte nje ‘popull’ po qe se do quhet i tille ‘vertetesine’ e thenjeve te ‘ambasadoreve’ per ‘Burat e shtetit’ dhe ‘yjet ne ngjitje’!?
    Akoma nuk e ka te qarte ky popull e aqe me teper Malaj qe ne 28 vjet jemi koloni me shume kolonizatore dhe nje popull sehirxhi i ‘lire’ jashte burgut qe nuk ngrihet te revoltohet eshte me SKLLAV se sa nje i burgosur qe protestin ne burg kunder skllaverise e nuk eshte SKLLAV!?

    Reply to this comment
    • mirel April 22, 18:52

      Shume dakort me ty.
      Popullit nuk i ngelet vec te vezhgoje.
      Shikoni cfare behet ne Nicaragua dhe ne Armeni.
      Ngrihen njerezia dhe i djegin ndertesat qeveritare sepse po i vjedhin dhe po i lene pa buke.
      Keshtu duhet te behet dhe ne Shqiperi.
      Por Ramuti na tregon se revolucioni behet me kuluture duke vezhguar. dhe ky artikullshkruesi po te nejtin mesazh percjell.
      Duan ta “edukojne” popullin te rri urte dhe te prese.
      Prit o gomar te mbij bar i thone.
      Asnje revolucion nuk behet duke veshtruar.
      Ky Parlament duhet qelluar me top sic e beri Enver Hoxha ne 1942.
      Duhen qerruar plerat

      Reply to this comment
      • Shpellari i rrjedhur nga trute April 22, 21:47

        Sepse vetëm me urën e zjarrit në dorë , në përpjekje për të destabilizuar vendin dhe penguar çeljen e negociatave me BE-në , banditët që tash e tre dekada po e terrorizojne kete vend , shohin të vetmen mundësi shpetimi nga perballja me ligjin !
        Njëra nga këto shtazë , që bën thirrje për ti vënë flakën Shqipërisë , është edhe ky plehra më sipër , që i pëlqen të quhet “mirë” , edhe pse nuk ka ditë të mos komentojë , bile deri 4-5 herë çdo artikull , nuk ka folur kuuurrë në të mirë të vendit ! ! ! Janë mjaft plehra të tilla që nuk ia vlen ti permendim të gjithe sepse i njeh kushdo, duar të fëlliqura e të përgjakura , që u shërbejnë me devotshmëri armiqve tanë shekullorë

        Reply to this comment
  5. MH April 22, 14:26

    Partia demokratike mbijeton vetem per te pengue cdogja qe te eci perpara ne kohe,me qellimin per te mbrojtur te vetet qe frymarrin ne strofkullen e SHQUP-it.Kryesisht Berishen dhe nepermjet Berishes te mbrojne dhe gjithe te tjeret,vetveten.Berisha nji dru i shtrembert nuk hiqet nga politika mbasi vetperdore vetveten si i shtreber qe asht per te mbajtur me paterica ortakun e zgjedhur e te vendosun prej tije nga kryekamarier ne kryetar partie.
    Persi shikohen punet sot dhe neperspektive lepuri asht vete Vettingu qe i trembet Sali Mareshallit per ti vue hekurat.Une simpatizant me aresye ne mbeshtetje te Vetingut.Sot nuk mbaj asnji shprese qe nga janari 2018 qe u fol kapja e peshqeve qeje e balena po as nji ndryshim nga e kaluera e dheimbeshme e deri me sot plot nji muje ne stine te prandveres me rrjeta bosh.

    Reply to this comment
  6. Apo jo ?.....(ka "ngrene" c'i kane ofruar, nga lenda e dijes) . E si mund t'a mbushte "kungullin", i vetem me...dhite ??? April 22, 14:58

    Nuk duron njeri mbi krye, apo ka frike nga ndeshkiml !?! Pse s’kontaktove ndonje psikollog, ne fillim ? . Per tipizimin e pare, nuk je i sakte, sipas meje . Tipari kryesor dhe i vetmi, i mostres sali eshte “kimerizmi” . Sipas meje keta tipa, behen pre e c’do “kashte”, qe hane dhe s’jane me ne gjendje te kapin esencen e fenomenit, duke i “quajtur “te sakta dijet, qe “marin” dhe s’leshojne “pe”, pa i….izoluar . Thene sa me siper, ai s’ka frike nga ndeshkimi, pasi nuk kupton, qe ka bere ….faj .

    Reply to this comment
  7. Kris 1 April 22, 15:18

    Kush e mbajti dhe e mban ne politike Saliun?
    Pa dyshim votimi me lista qe eshte bomba me e madhe qe ju dha demokracise ende te palindur shqiptare.Po te votohej emer per emer Saliu do te ishte qerruar me kohe nga parlamenti.Jetegjatesia e Saliut eshte dhurata e Rames per krimin

    Reply to this comment
  8. santiago April 22, 16:08

    bravo z. Viktor

    Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE April 22, 17:01

    Per fat te keq te Shqiperise dhe te popullit shqiptar – lepujt po flejne e po fshihen ne te gjitha kuvendet “shqiptare”: ne Tirane, ne Prishtine, ne Shkup, ne Podgorice, ne …
    Dhe e keqja qendron ne faktin se ata e keta lepuj po e hane e mbllaçitin Atdheun e Kombin shqiptar, po populli revolucionar eshte ai qe ua shti ftigen e lepurin ne bark dhe ua nxjerre per gushe krejt qe kane hanger e mbllaçitur ne kurriz te Shqiperise e te popullit shqiptar!…
    Vetem ftiga eshte ajo qe i tmerron bishat…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. TNK April 22, 17:32

    SALIU NE LITAR
    GJYGJETARET NE HANXHAR

    Reply to this comment
  11. Gezimi April 22, 17:44

    DASH (Departamenti i Shtetit) ne raportin per 2017 e cilesoi Shqiperine me nje korrupsion te shtrire ne gjithe instancat qeverisese!
    Raporti i DASH per 2017, pas 4 vjetesh te Saliut ne pushtet. Ose prej 4 vjetesh te Rames ne pushtet.
    Tani ti Viktor Malo vazhdo bjeri legenit bashke me Ramen e kendoni “Fajin e ka Saliu” se vetem budallenjte do mblidhni prane.

    Reply to this comment
  12. ku fle Lupuri ? April 22, 18:35

    pak I nderuar Viktor Malaj:
    .
    pranoni nje leksion ‘FREE” nga nje ish fans i juaj ne vitin 2013
    .
    Pa dashur te ofendoj ti ngaterron Kekun me Byrekun.
    .
    Sali Bishen e ka pjellur Sheqerja ne 1944….e adaptoi PPSH-ja me sakte Hysni Kapo me vone Ramizi nga 1968 ne 1991 dhe e kllonoi TRIBALI …ANTI-KOMUNIST-MAKARTIST-SERBOFIL –FILOISLAMIK ELEZ SERBIBERAJ
    .
    Sali Berisha pas 1992 nga sumeferkues I Enverit u be kobure antikamuniste Elez Biberit qe I dh a urdher ti vinte tritolin varrit enver hoxhes ne 2 maj 1992..qe futi gjithe familjen hoxha ne burg..qe perdhosi Luften NCL dhe veten e deri te permendorja e Zogut qe ai vete donte ta eleminonte ne 1993..
    .
    E verteta ishte se Ramiz Alia beri nje gafe kozmike…me pare u carmatos..pastaj filloi ndryshimet…dhe duhet tja bente si ne Kine (qe e respektojne amerikanet) Duhej te bente ndryshimet por jo I carmatosur..
    .
    Beri gabimin qe beri e majta greke ne Greqi qe dorzoi armet..dorzoi pushtetin Mbretit dhe Churchillit dhe pastaj U DOGJ GREQIA..njelloj si shqiperia ne kohen Koleres berishiane
    .Ramiz Alia kurre nuk ka qene burre shteti si Enver Hoxha,mehmet shehu,hysni kapo,beqir balluku etj por ka vegjetuar ne hije te tyre.Nuk shoh ndonje “agjenture” ne llojin e tij por nje mungese kapaciteti pe rte menaxhuar situatat teper te veshtira..Shqiperia ishte ne udhe kryq qe kur ndodhi SHEMBJA E MURIT BERLINIT…

    Do kapitullonte apo do bente “deal” me perendimoret ?!
    Ramiz Alia as nuk shpalli kapitullim ,as nuk rezistoi dhe as beri “deal” si xhentelmen me perendimoret (kuptohet me amerikanet).
    .
    Ketu eshte thelbi problemit.
    .
    Ne nje kohe qe Ramiz Alia pranoi nje pakete te madhe reformash (pa lindur akoma PD)
    1-lirine e shprehjes
    2-lirine e fese
    3-lirine e tubimit
    4-lirine e shtypit
    5-heqjen e ligtit te agjit-proppit
    6-pranimi I ekonomise tregut
    7-lidhjet dipllomatike USA-USSR-GB
    8-lirimi I te perdjekurve politike
    9-njohja e prones private
    10-lejimi I vizitave jashte shtetit
    11 lejimi I pluralizmit
    12 heqja e PPSH si rol udheheqes…etj
    .
    Tregoi se Ramiz Alia teorikisht dhe praktikisht ju bind perendimit…POR ai ishte ky I fundit I ndershem ne rolit e tij ne Shqiperi ?????
    .
    Ku e kam fjalen ??
    .
    Ne 1990-1991 donte apo jo Ramiz Alia ai lloj sistemi qe ishte imponuar nga Roosvelti-Curcilli-Stalin ne 1943-1944 kishte rene.
    Pee nje mendje te kthjellet ne ate kohe pra ne 1991 situta kerkonte kete rend dite (kini vemendje)
    .
    a-PAJTIM KOMBETAR
    .
    b-PLAN MINI-MARSHALL
    .
    c-AUTOKRITIKE & FALJE NGA SISTEMI QE LAME PAS.

    Po cfare ndodhi realisht ?
    Ne periudhen 1989-1991 nuk ngeli ish kolaboracjonist,ish zogist,ish nazist,ish fashist,ish diversant ish ballist,serbofile,grekofile,rusofile,islamike ,antienverist,antikomunist etj pa ardhur ne shqiperi ne kryqzaten me te peshtirosur te historise njerzmit…ajo e dekomunistifikimit qe u gatua ne guzhinen e beogradit dhe te zbatuar teorikisht nga dyshja antishqiptare Rajeson-Elezbiberaj dhe e zbatuar nga dyshja kriminale Berish-hajdari.
    .
    Trekendeshi I Bermudes :2 prilli 1991-prishja e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991 dhe marrja pjese e amb. Rajerson ne menyre te FELLIQUR ne votimet e 1992 nuk kane nevoje per koment por vetem dy fjale :INVAZION DIPLLOMATIK CUDITERISHT I ardhur nga beogradi kur Amerika dhe ish jugosllavia ishin partnere teper te fuqishem..dhe ky ishte nje mallkim per shqiperine..Berisha nje hybrid paranojak I tyre.
    Kjo paranoje vazhdon dhe sot…Berisha,Azem Ha jkari –lul bahici,Rajersoni dhe Elez Biberaj nuk ehodhen ate fare komunizmi (qe vetem komunizem nuk ishte) ne Shqiperi por vetem realizuan disa pika te NACERTANIES SERBE..shkaterrimin e shqiperise,daljen e serbise ne adriatik,islamizimin e vendit dhedorzimin e saj pa kushte nderkomdetareve (si Rama sot).

    U zgjata shume Viktor pak I nderuar

    I-Te rekomandoj te lexosh nje liber interesant te ambasdorit te pare gjerman ne shqiperi Verner Daum,te titulluar “shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes” ku del qarte qe ai vecse ambasdor nuk ishte porn je lloj agjenti qe I vuri minat e para atije vendi bashke me ambasadorin grek atehere Kakabassi qe organizuan poshtersisht INCIDENTIN E AMBASADAVE.
    .
    II-Te rekomandoj te lexosh nje interviste te ambasadorit te pare amerikan Edwin William Rajerson dhe ne zotit EZaloshnja.

    III-Intervisten e Elez Biberajt dhene ne Klanin e Blendi Esattoptanit ne vitin 2008..

    Jam I bindur qe pasi ti gjesh dhe ti lexosh me kujdes keto material do mendosh se Shqiperia eshte pushtuar dhe e poshtruar me mirekuptim nga miqte..
    .
    Koment-shkruesi fatkeqesisht pas 21 janarit 2011 e shikon globin toksor si nje xhungel ku zbatohen ne nje menyre perfekte ligjet e seleksionimit te natyres…KU PESHKU I MADH E HA TE VOGLIN..(pa I thene faleminderit)
    .
    Ose e thene ne nje menyre me figurative: Reksi Qeni I dasara malltezes (mbesa e kucedres berishe) shpenzon me shume se 8 jetimet e atyre qe u vrane ne 21 janar2011 nga gjyshi I saj gjakatar qe cuditerisht…e theksoj..cuditerisht nenpunesi arvizu ( I ashtuquajtur ambasdor) I thote Burre Shteti..dhe ky tjetri Donald Lu rreshteri I podestave kerkon te bej dekriminalizim me Salu kriminelin
    ..
    Epilog:
    .
    Ndryshe nga vitet 2012-2014 kur ju zoti Viktor patet nje fare shkelqimi ne luften kunder juntes nazi-berishiste ju tani po tallni lesht me ate popull ma keq se Donald Luja dhe Edi Rameububuja.
    .
    Sot per sot fatkeqsia me e madhe e shqiptareve eshte se ndersa Donald Lu ben sikur do beje reforme dekriminalizmi deri tani ka rezultuar si jelek anti plumbi per Sali Bishen .
    .
    .Pra pse rrine Donald Luja dhe Edi Rama si dele para ujkut Berishe?
    .
    Fakti qe “shefat e kuadrit” ne WDC & Bruksel emrojne keta “fermane lexues” si donaldluja apo vlahutinja dhe nga ana tjeter I shkelin “syrin” Berishes tyre e ka kuptuar dhe me budallenjte per vec Viktorit dhe Bedriut.
    .
    E fundit:
    _______

    Dipllomacia euroatllantike e ka detyrim qe te coje ne pranga “righ now” Monstren e Viqidolit..sepse ky tolerim criminal I tyre con uje ne mullirin e Enver Hoxhes duke e bere ate Profet Absolut jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Europe & Bote..
    .
    Dipllomacia euroatllantike e ka detyrim qe te coje ne pranga “righ now” Monstren e Viqidolit..sepse ky tolerim criminal I tyre con uje ne mullirin e Putinit se nje Berishe jashte burgut do te thote pastabilitet dhe kercenim I paqes ne Ballkan dhe nuk eshte cudi qe Putini ti coje nje telegram presidentit amerikan ku ti thote;

    “Thanks Mister Tramp”
    .

    Reply to this comment
  13. mirel April 22, 19:32

    Ketu sikur i vene njerezit me rradhe te bejne nga nje hartim dramatik per Berishen.
    Dhe frymezohen mileti..
    Ka vite.
    Prape u punon fantazia per metafora per Berishen.

    Reply to this comment
  14. Halil Muji April 22, 19:46

    @ ku fle lepuri?
    Sir je shume isakte ne ate qe thoni por zgjidhja nuk eshte burgosja e S.B zgjidja eshte….. e di nga e ka historine ajo maska e anonimus ??? ajo esht zgjidhja !!!!

    Reply to this comment
  15. Alberti April 22, 20:11

    Hap syte e shih varferine qe po mbyt shqiptaret or ti shoku Malaj dhe leri lepujt te flene ku te duan. Fol o njeri ate qe sot perjetohet kudo, varferia, dhe mos bej qenin qe leh ne hene qe natyrisht nuk e degjon njeri.

    Reply to this comment
  16. s.g. April 22, 21:06

    Ashtu si u burgosën dhe u dënuan ish liderët e PS Ramiz Alia Fatos Nano e njejta duhet funksionon edhe për Salih Berishen dhe Lulzim Bashën damet dhe krimet që i kanë shkaktu popullit dhe vendit janë evidencu nëse për të parët ka ekzistu vullneti politiko-juridik i njejta duhet të jetë edhe për këta s’ka ma alibi nga lidershipi i PS ndryshe edhe këta janë si ata para tyre demagog të njejtë por sa po shifet këta si tinëz para janë ti bijnē S.Tahirit se sa kokave të krimit dhe të kaosit e të mos përballën me ndoj reagim mbrenda-jashtë

    Reply to this comment
  17. ku fle Lupuri ? April 22, 23:06

    zoti Halil Muji
    faleminderit per vemendjen
    por ke harruar se kam thene
    Lupuri dhe jo Lepuri..
    pra Lu jane dy germat e para jo pa qellim..
    .
    Supozojme qe nuk eshte zgjidhja burgosja e Berishit ?
    .
    Po ky Dash-i Washingtonit me gjithe keto krimet e dokumentuara 101% te Serberishes nuk mundi te nxirrte nje njoftim qe ;

    I NDALOHET HYRJA NE AMERIKE
    FAMILJARISHT SALI BERISHES..

    .Kaq e ka detyrim shteti amerikan per te shpetuar nderin e tij jo per favor te Shqiptareve….Le te tregoje se Berisha nuk eshte kuisling i tyre dhe ky qendrim eshte me shume se Prangat..
    .
    Pra me nje fjale:

    KA DY RRUGE:

    1_ ose te nderojme berishen qe po poshtron Ameriken
    .
    2_ ose na lind e drejta te mendojme se ai eshte bedel i ca antiamerikaneve si biberaj-wisner-podesta qe bejne ligjin sot ne segmentin amerike-shqiperi gje per te cilin shteti amerikan duhet te zgjedhe demokracine ne shqiperi ose perdhosjen e kombit shqiptar me tolerimin e pa beshueshem te salimonstres

    Ky koment qe ja kam drejtuar Viktormalajt para ca muajsh eshte me aktual sot

    ————————————–
    .

    Berisha eshte kriminel
    I papare ne shoqerine njerzore
    dhe po mbijeton ne saj
    te impotences kriminale te mazhoraces…
    ne saj te hipokrizise kozmike
    te denueshme te Donald Luve
    ne saje te shtypit bastard shqipfoles
    dhe se fundi nga intelektuhalet e ismailkarrderizuar (vertete ku eshte I modhi Mol Kadareja
    ne keto dite qe shqiperia eshte ne udhekryq…qe po janullatizohet dhe monikakokmarrezohet ?
    _____________________
    Pse zoti Vikto Malaj duhet arrestuar per shpifje ?

    Lexoni rrjeshtin # 66 qe thote:
    .
    “””Berisha porositi akte terroriste ndaj ambasadës amerikane në Tiranë “”
    .
    Duke I shtuar kesaj fjalie dhe faktin se ndaj konrigjentit gjerman ne Rinas Berisha urdheroi akt terrorist qe u krye dhe eshte faktuar ne qindra burime…
    Pse nuk arrestohet Berisha per keto akte Terroriste..
    .
    Shkojme me tej;
    Gjenerali Luan Hoxha ne ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit raportoi te amb.amerikan se ishte kercenuar me jete nga sypeshkaqeni I Sllobodanka Bullatoviqit…pse amb amerikan nuk padit djallin e Saliut por I jep azil luanhoxhes.
    .
    E pra I nderuar Viktor me fal por je jo vetem qorr dhe shurdhmemec por dhe frikacak qe nuk guxon te thuash keto te verteta qe nuk ndodhin as ne vendet e pushtuara dhe as ne kolonite e djeshme dhe te sotme.
    .
    Ju lutem ndiq keto tmerre kriminale te burrit te shtetit te famekeqit Arvizu dhe sot kumbari I Donald Luse
    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperble te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit
    25-Para 15 ditesh deklaroi se do vrisja Ramen ne 21 janar 2011 si vrava 4 kokpalare sipas kanunit Leke Dukagjinit edhe pse vete ishte myslyman…Tek kjo e fundit del qarte se cfare do te kete bere Enver Hoxha jane me te vogla se ky tolerim criminal e panelit ambasadoral dhe impotences kriminale te Edi Rames qe nga nje ane shquhet si kanibal antienverist dhe nga krahu tjeter I mbush poturet nga nje pordhe e Sales apo kollitje e Donald Lu-se qe kane filluar ta quajne Donald Basha.
    ———————
    ….
    ne vend te mbylljes
    ———————
    Zoti Viktor me sa kam shkruar me siper arlekin (Harlequin) nuk eshte salibisha me kompany.ai eshte Kriminel &Tradhetar qe mbahet akoma gjalle nga ju arlekinet e “ndershem” te mediave
    .
    Harlequin-e …jane Edi Rama me gjithe pseudosocjalistet e tij..jane mediat shqipfolese..jane intelektualet..te permjerrurit politike pa harruar dhe trupin & turpin dipllomatik te akredituar ne Shqiperi qe po tallin trapin me ate popull per cerekshekulli dhe akoma zgerdhihen ne gazeta ..internet dhe televizione si invadore moderne…
    .

    Reply to this comment
  18. Alex81 April 23, 08:04

    Si nuk pati bythe as nje gjykate, gjykates apo politikan qe ta ndershkonte ate njeri? Dhe ne vazhdojme cdo 4-vite votojme keta te tjeret qe mendojme se do ti vene pikat mbi i por as qe e marin mundimin. Falenderoj politikanet shqipetar qe nder vite e detyruan popullin te migroje dhe te jetoje larg familjes dhe faleminderit qe i vute shqipetaret te vrasin njeri – tjetrin. Faleminderit

    Reply to this comment
  19. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. April 23, 10:02

    O ju mije kenetash,vertet qe ish punonjes te qeverise kuislinge,balliste e zogiste vershuan ne Shqiperi kur Ramiz aliavici firmosi (dhe kjo pasi pa fundin e Causheskut) shume ligje qe i hapen rruge pluralzimit,(pra komunizmit te konvertuar ne te majte e te djathte e nje djalle e gjysem brenda)por ama keto “armiq” te partise balliste e zogiste apo ish te persekutuar e te denuar politik,qe ju i rreklamoni si kriminele,nuke kane kryer as nje krim qofte per hakmarrje,qofte per rrembim pushteti me dhune,e kunderta,krimet ndaj Shiperise e popullit po i kryejne bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre me nje barre krimesh mbi supe qe vazhdojne ti bejne gjemen Shqiperise, bile dhe me ne ekstrem se eterit e tyre,duke grabitur e tjetersuar pasurine kombetare e private,stimuluar gjakmarrjen e firma piramidale,vrasejn politike brenda lloit,por dhe me shume ndaj popullit te pambrojtur me hapjen e depove te armeve nga ushtarake bastadre e bashkepuntore me kriminele,qe sot kerkojne privilegje,ne vend qe te pergjigjen nje per nje per zbatimin e urdharave te dhene nga ata komuniste bastarde qe kelletum rane brenda ne gropen e gelqeres dhe na dolen te barrdhe si “pellumba”me dy gishtat lart e thirrjet e duam Shqiperine si Europa.Dhe keshtu mbajten te tre pushttet me c’do forme e cmim.Pasojat mbi 30 mije te vrare e qindra te gjymtyer,aqe sa nuke i kishte shkuar nder mend as eterve te tyre me kampe e burgje politike.Mjaft me,me nostalgji ndaj diktatures komuniste,kure bijte e mostrat e tyre vazhdojne barbarite e tyre.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’ju duket nje ender,dhe e nesermja si autore apo bashkepuntore me vazhdimesine e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-ekstremisto-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus ate pjese te biznesit e medjas qe vazhdojne te pastrojne si lavatrice leket e piset,do te shkoni nga luksi e pushtete dhe leket e piset,ne bangen e akuzes ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.C’do skenare i peshtire i rradhes se jashteqitjes shqiptare ne pozite e opozite i thencin,vetem se do t’jua shtoje vitet e heqjes se lirise.Besoni,binduni dhe rrefehuni sa me shepejt,qe SOVRANI,SHBA,BE,e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije te mbetur jetim,pa harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur dhe tjetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite,qe kerkojne Drejtesi,dhe jo lojra fjales,e lloqe kavajsish qe nuke i shkojne per shtat nje rrealitetit te dhunshem e dhimshem nga politikat e ligje bastardesh ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  20. Mark .U.K April 23, 20:34

    Edhe ju Viktor Mala nga ish funsionar i larte i ministris se mvrendeshme sot mbroni ata qe bashkpunoje dikur me ta.Sot a jeni perseri aktiv ne si spiun se si servil dukesh qart.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*