KU FUT UJË REFORMA (dhe Venecia që pyet: Doni të hiqni dorë nga sovraniteti?)

December 26, 2015 01:03

KU FUT UJË REFORMA (dhe Venecia që pyet: Doni të hiqni dorë nga sovraniteti?)

12 pikat e dobëta të paketës së reformës, për çfarë tërheq veshin Komisioni i Venecias. Nga sistemi i komplikuar, tek rivlerësimi i gjyqtarëve, konflikti i ministrit të linjës dhe, e fundit por shumë e rëndësishme: KV kerkon garanci juridike lidhur me të huajt që do futen në sistem

 

 

DITA ka lexuar konkluzionet e Komisionit të Venecias për projektin shqiptar të reformës në drejtësi. Debatet e kësaj periudhe, ende pa mbërritur këshillat ose vërejtjet e Komisionit në fjalë, marrin më tepër kuptim duke lexuar sugjerimet konkrete të “Venecias”, ku padyshim mbështet përpjekja e autoriteteve shqiptare për një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Komisioni thekson se reforma nevojitet urgjentisht dhe situata kritike në këtë fushë justifikon zgjidhjet radikale. Por gjithsesi, propozimet që paraqiten në amendamentet kushtetuese nevojitet të thjeshtëzohen dhe në dispozita të caktuara të qartësohen, apo disa elemente të tyre duhet të rregullohen nga ligjet organike ose nga legjislacioni i zakonshëm.

Më poshtë le të fokusohemi tek disa prej rekomandimeve më të rëndësishme të cilat Komisioni ka bërë në tekstin e ndryshimeve kushtetuese:

Thjeshtëzoni sistemin

I gjithë rregullimi institucional duhet të rishikohet dhe thjeshtëzuar. (Këtu bëhet fjalë për institucionet e drejtësisë si vijon: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Gjykata e Lartë Administrative, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Prokurori i Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria Antikorrupsion, Byroja Kombëtare e Hetimit, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Tribunali Disiplinor, Keshilli i Emërimeve në Drejtësi). Pra paketa kushtetuese ne teresi parashikon 11 institucione të reja, duke u vlerësuar si problematike lidhur me qartësinë e kompetencave lëndore qe ato do të kenë, për mundësinë e gjetjes së personave që do të plotësojnë kriteret për të qenë anëtare te këtyre organeve, por edhe për koston financiare që mund të mbart kjo skemë organizimi institucionesh. Kjo do të thote qe skema institucionale e sistemit të drejtësisë duhet të rishikohet e gjitha. A nuk mund të thuhet në këtë rast kemi një mosdakortësi dhe më tej një kërkesë për rishikim të të gjitha neneve që trajtojnë keto institucione?!

Ngërçi i Kushtetueses

Komisioni thekson se neni 12 i ndryshimeve kushtetuese (shtese ne nenin 131 të Kushtetutes), parashikon që Gjykata Kushtetuese nuk mund te deklaroje si antikushtetuese një ligj te miratuar nga Kuvendi me efekt rishikues kushtetues. Teksti aktual i nenit 131 të Kushtetutës, nuk duket se sugjeron qe Gjykata Kushtetuese ka atributin per te vleresuar përputhshmërinë e një amendamenti të përfshirë në Kushtetute, por megjithatë ai nuk e ndalon atë. Amendamenti i propozuar si i tillë synon vendosjen e një kufizimi eksplicit në pushtetin e Gjykatës Kushtetuese, për këtë çështje.

KV shprehet se Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë një fuqi të përgjithshme e detyruese dhe Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë pushtetin për të rishikuar te paktën procedurën e ndryshimeve kushtetuese; Pra duhet pranuar Venecia se e rrëzon këtë nen të paketës kushtetuese.

Kartolinë e ambasadorit Lu

Kartolinë e ambasadorit Lu

Rishkruani “rivlerësimin e gjyqtarëve”

Komisioni tërheq vemendje qe ndryshimet kushtetuese (vecanerisht te procesit te vleresimit të gjyqtareve dhe prokurorëve) duhet te parashikojne ne brendine e tyre vetem parimet e rendesishme, duke ia lënë përcaktimin e detajeve legjislacionit te zbatueshem. Nga sa eshte shprehur KV, duhet te pranojmë se i gjithë aneksi i projekt-ndryshimeve kushtetuese, që bën fjalë per procesin e rivleresimit te gjyqtareve duhet te rishkruhet, duke parashikuar vetem parimet mbi të cilat do të kryhet dhe rregullimet e detajuara duhet t’i lihen nje ligji te posacem per kete çështje. Nga kjo kërkesë nuk përjashtohen edhe nene te tjera të ndryshimeve kushtetuese që kanë rregulla shumë të hollësishme si ato lidhur me Keshillin e Larte Gjyqësor, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë etj.

Kush i “ndëshkon” Gjykatësit Kushtetues?

KV thekson se është e rekomandueshme që të qartësohet kush do të vendosë për masat disiplinore të Gjyqtareve Kushtetues?! Ndryshimet në nenin 128 te Kushtetutes, parashikojnë përgjegjësinë disiplinore, por pa përcaktuar organin që e ndërmerr atë në asnjë nen të paketës. Gjithashtu në nenin 147/f të shtuar me paketën kushtetuese nuk parashikohet që Gjyqtari Kushtetues mund t’i drejtohet si subjekt për ankime për procedime disiplinore Tribunalit disiplinor. Pra Gjyqtari Kushtetues edhe mban përgjegjësi disiplinore, por nuk dihet kush do ta vendosë këtë sanksion disiplinor.

Roli i ministrit, konflikt interesi

KV shprehet se roli i Ministrit të Drejtësisë (MD) në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) duhet të rikonsiderohet, në këndvështrimin që të shmanget një konflikt i mundshëm interesi. Çfarë kanë parashikuar ndryshimet kushtetuese? Neni 147/d parashikon që MD merr pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Inspektoratit të Lartë të Drejtësise, si dhe ka të drejtë të kërkojë fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, anëtareve te KLGJ, KLP, Prokurorit të Përgjithshëm. Neni 147/e i shtuar me ndryshimet Kushtetuese parashikojne qe Ministri i Drejtësisë inspekton Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, i cili mund të merret ne pergjegjesi disiplinore, pra Inspektorati që do te kontrolloje te gjithe gjyqtaret dhe prokurorët, ne fund te dites eshte i inspektueshem nga MD, pra nga pushteti i radhës? Në një rast hipotetik, MD kerkon fillim hetimi per nje gjyqtar, prokuror, anëtarë të KLGJ etj, dhe nese Inspektorati nuk e pranon kete, mund të konsideroje se Inspektoret kanë bërë shkelje te ligjit dhe mund te filloje inspektim ndaj këtyre të fundit për “mosbindje” ndaj urdhrit.

Pra lidhur me Ministrin e Drejtësisë, Komisioni i Venecias në mënyre elegante ka shprehur që “rishikoni edhe njëherë pushtetin që i keni dhënë”, pra duke rrezuar keshtu propozimet e bëra ne ndryshimet kushtetuese.

Disa konflikte interesi

Komisioni shprehet se në përgjithësi, rregullimet institucionale duhet të rishikohen me qëllim që të shmangen konflikte të mundshme interesi. Ministri i Drejtësisë sipas tyre nuk duhet të jetë anëtar i Tribunalit Disiplinor. Në fakt shembulli i dhënë nga KV është vetëm njeri nga rastet kur institucionet bien në konflikt interesi, por ndryshimet kanë edhe raste te tjera. Një tjetër shembull eshte ai qe Prokurori i Përgjithshëm, anetari i Gjykates së Lartë etj inspektohen nga ILD, ndërkohë qe Prokurori i Pergjithshëm, apo gjyqtari me i vjeter i Gjykatës së Lartë, janë pjesë e Tribunalit Disiplinor. A mund të flitet për funksionim ne menyrë të paanshme nga ILD, ndaj Prokurorit të Pergjithshëm apo këtij anëtari të Gjykates së Lartë, të cilët nga ana e tyre do të jenë pjesë e Tribunalit Disiplinor, që merr masa disiplinore ndaj një inspektori të ILD?! A mund të themi që në këtë rast Venecia nuk ka hedhur poshtë nenet ku përcaktohen përbërjen dhe kompetencat e ILD dhe Tribunalit Disiplinor?!

Ambasadorët Lu deh Vlahutin

Ambasadorët Lu deh Vlahutin

Qartësoni përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve

KV thekson se Kushtetuta duhet të vendosë parime të përgjithshme që rregullojnë procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (të bazuar në sistemin e përzgjedhjes nga merita, me thirrje te hapura publike per kandidatet, pluralizmin e kandidateve, procedurave transparente te perzgjedhjes etj). Gjithashtu KV tërheq vëmendjen se referencat e propozuara në ndryshimet Kushtetuese per pergjegjesine disiplinore të gjyqtareve kane nevoje per me shume qartësime. Në fakt nenet e ndryshimeve kushtetuese, nuk kane perfshire ne permbajtjen e tij asnjë parashikim mbi keto parime dhe shkaqet apo rastet për të cilat ata mund t’i nenshtrohen nje përgjegjësie disiplinore. Ne kete rast KV kerkon garanci qe ne ligjet organike qe do te dalin ne zbatim të këtyre ndryshimeve kushtetuese, të përcaktohen kritere, rregulla dhe procedura të bazuara në këto parime, si dhe pergjegjësi disiplinore per rastet e parashikuara ne Kushtetute (pra të mos lihen vulnerabel ne baze te një vullneti politik te momentit). A mund te themi që në këto nene KV nuk ka pranuar zgjidhjen e dhënë nga ekspertet?!

Sqaroni marrëdhëniet mes “dy prokurorive”

Komisioni kërkon që Kushtetuta duhet të sqarojë marrëdhëniet ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë Speciale Antikorrupsion. Në mënyrë indirekte KV nuk ka pranuar zgjidhjen e ofruar në nenin 148/c te shtuar me ndryshimet kushtetuese, pasi në këtë nen nuk paraqitet asnjë lidhje ndërvaresie te ketij organi te ri me Prokurorinë e Përgjithshme. Madje në pikën 2 të këtij neni percaktohet qe prokurorët e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, janë të pavarur, duke pranuar një pavarësi të tyre ndaj Prokurorit të Pergjithshëm.

Vërejtje për “paketën e kryeprokurorit”

KV thekson se një mekanizëm zhbllokues duhet te parashikohet per zgjedhjen e Prokurorit të Pergjithshem si dhe mosperfshirjen e tij ne Tribuanlin Disiplinor. Pra KV nuk ka pranuar mënyrën e zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem, dhe rolin që i është dhënë atij ne Tribunalin Disiplinor.

Gjithashtu KV është shprehur se sipas nenit 179, pika 6 shanset janë që Prokurori i Përgjithshëm (PP) nuk do të përfundojë mandatin e tij, meqenëse ai duhet te largohet nga zyra e tij menjëherë sapo një Prokuror i ri i Përgjithshëm do të zgjidhet sipas rregullave te reja. Prokurori i Pergjithshëm nuk është i mbrojtur në të njëjtën mënyrë si gjyqtarët e tjerë (Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese) dhe zëvendësimi i tij edhe mund te argumentohet dhe justifikohet nga riorganizimi i sistemit te emerimit dhe ndryshimit te rolit te Prokurorit te Pergjithshem (konkretisht “decentralizimi” i gjthe sistemit). Megjithate zevendesimi i Prokurorit te Pergjithshem nuk eshte definitivisht nje nevoje dhe mbajtja ne detyre e PP deri ne perfundimin e mandatit do te ishte e pranueshme. Per me teper, duket pak e cuditshme qe te parashikosh nje ndryshim kushtetues qe ka per synim emerimin e ish Pokurorit të Përgjithshëm, si gjyqtar ne gjykaten e apelit.

Perseri ne këtë rast KV ka thene qe parashikimi kushtetues per nderprerjen e mandatit te kryeprokurorit, pavarësisht argumenteve te paraqitura, eshte e pranueshme qe te mbaroje mandatin e tij si gjyqtarët e Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese. A konsiderohet kjo dakortesi me ndryshimet kushtetuese te propozuara nga ekspertët?!

Sa i pavarur është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

KV thekson se përbërja e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit dhe statusi i anetarëve të tyre duhet te garantoje pavarësinë dhe paanësinë e tyre. Me këtë rekomandim KV terheq vëmendjen lidhur me kriteret, procedurën që do të ndiqet për anëtarët e këtij organi, por edhe shumicën e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tyre. Pra nuk miraton asnjë parashikim qe eshte dhënë në aneksin e ndryshimeve kushtetuese për këto çështje.

Apelimi i gjyqtarëve

KV shprehet se gjyqtaret dhe prokuroret subjekt i procesit te vleresimit duhet te gezojne te drejtën për një proces të rregullt ligjor, dhe duhet te kene te drejten te ankimojne vendimin ne nje organ të pavarur. Rekomandimi i KV nuk bie dakort me pikën 5 të nenit 10 të aneksit të ndryshimeve kushtetuese, ku nuk njihet e drejta e ankimit për gjyqtarët dhe prokurorët, ndaj një vendimi të komisionit te shkalles se apelit. Sipas kësaj pike shqyrtimi i ankesës së një gjyqtari dhe prokurori nga ky komision, konsiderohet si shkallë e fundit e shqyrtimit. A duhet te pranojmë që KV nuk është dakort me këtë rregullim?

Ngërçi i madh, “Sovraniteti”

KV tërheq vemendjen per një përcaktim të qartë të statusit dhe kushteve të emërimit dhe lirimit te vezhguesve nderkombetare. Për me teper KV thekson se pushteti i tyre duhet të përshkruhet në mënyrë më të qartë dhe zhvilluar më tej ne legjislacionin zbatues. Pra KV kerkon një lloj garancie, sigurie juridike lidhur me këta vëzhgues ndërkombetarë që do te jenë të përfshirë në procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pushtetin që ata do të kenë. Procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në meritën reale profesionale dhe integritetin e tyre, propozohet të bëhet nga Komisionet e pavarura me mbikqyrjen ndërkombëtare në këtë proces, çka mund të përbëjë një cënim të sovranitetit të vendit.

Për këtë arsye në opinionin e Komisionit të Venecias theksohet se “statusi dhe kushtet e emërimit dhe lirimit të vëzhguesve ndërkombëtarë duhet të jenë të mirëpërcaktuara”. Gjithashtu pushtetet e tyre duhet të përshkruhen me saktësi më të madhe, dhe zhvillohen më tej në legjislacionin zbatues të ndryshimeve kushtetuese. Sepse në të kundërt, vendimmarrja nuk do t’u takojë organeve kushtetuese shqiptare, por ndërkombëtarëve?! Diçka për të cilën shembulli nuk është shumë i largët, mjaft të kemi parasysh Kosovën. Duam EULEX edhe në Shqipëri? Përgjigja i takon secilit prej nesh, jo thjesht një grupi ekspertësh dhe disa politikanëve e ambasadorëve, sepse në këtë pikë, çështja bëhet shumë më e gjerë se thjesht problemet emergjente të korrupsionit tek gjyqtarët dhe prokurorët.

Ka dhe një moment të fundit, që DITA e ka theksuar edhe në herët edhe pse komisioni nuk e prek: Procesi i vlerësimit për gjyqtarë apo prokurorë të skartuar (që do konsiderohen të paaftë profesionalisht apo të korruptuar), mund të përmbajë në vetvete rrezikun për një efekt zinxhir në vendimmarrjet që ata kanë patur në vite. A do kenë apo jo të drejtë individë që kanë qenë palë në procese ku ata kanë dhënë vendime, të pretendojnë për mosdhënie të drejtësisë për shkak të paaftësisë apo korrupsionit të gjyqtarit apo prokurorit? Nëse kjo do të ndodhte, atëherë imagjinoni kaosin e sistemit që “sapo kemi reformuar”.

 

December 26, 2015 01:03
Komento

27 Komente

  1. osman lala December 26, 01:12

    Punim serioz që meriton vemendje dhe jo militantizëm komentuesish partizanë partish injorantë.

    Kundërshtimi që po i bëhet draftit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pas vërejtjeve esenciale që ka bërë Komisioni i Venecias, po prek cakun e marrëdhënies deri diku normale që dukej se sundonte palët gjatë procesit të diskutimit.

    Ka intepretime për vëretje, të cilat nuk mund të anashkalohen, pavarësisht se politika po mban zemrën me dorë nga frika e sfidës që lëshoi dje Fatmir Xhafaj.

    Por disa zhvillime të fundit hapin një rrugë të re që teksa provojnë vendosmërinë e faktorit ndërkombëtar për të miratuar draftin e tanishëm, ato po krijojnë premisa të dyshimta për nga pikëpamja proceduriale.

    Nuk do ngatërruar vullneti i dy aktorëve të ekspozuar në këtë proces, ambasadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, me kleçkat proceduriale, të cilat janë provim rraskapitës për ekipin socialist të Edi Ramës.

    Dhe këtu ka dorë edhe ky ekip, ndonëse drafti po merret përsipër nga Lu.

    Le të kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2011, procedura ankimuese e socialistëve ishte gati komike, kundërshtimi i vendimit 709 për Tiranën, hartuar nga PD-ja pa referencë në Kod, por në frymën e Kushtetutës, ishte thuasje qesharak, për ta lënë PS-në në mbrojtje vetëm me argumente politike.

    Ky moment ka rëndësinë e vet, pasi gjithë këto vërejtje të Komisionit të Venecias që paraqet këtu gazeta Dita janë praktikisht një notë ngelëse për draftin e mazhorancës siç e quajti Fatmir Xhafa, por që duket se është formalisht vetëm i PS-së dhe ambasadorëve në foto.

    Zhurmë e madhe po bëhet për “njerëz që do të shkojnë në burg”. Në burg po, patjetër, sa më shpejt, por jo pa ligjet e duhura.

    Dhe një reformë e vërtetë do të duhet të ishte emërues i përbashkët i një frike të përbashkët të politikës ekzistuese.

    Shohim se PS-ja nuk ka frikë nga “Pastrimi i Shqipërisë” edhe pse nga tatimet e te shëndetësia, nami i tenderave e korrupsionit ka dalë deri te Molla e Kuqe. Pa folur këtu për thagmën e Marrëveshjes me CEZ, të cilën nuk dihet pse Adriatik Llalla nuk e lëviz nga vendi.

    Gabimet “teknike” nuk mund të falen në një proces si ky. Po i quajmë teknike, pasi në disa raste Venecia deklaron se nuk “arrin të kuptojë edhe qëllimet e disa amendimeve”.

    Pra kujdes.

    Te mos djegim jorganin për ca pleshta në sistemin e drejtësisë.

    Reply to this comment
    • kokpalari 21 janarit December 26, 01:23

      O shoku Osman
      O qorrat e Dites
      Hapeni kete linkun ketu:

      http://www.tjedno.hr/romana-vlahutin-prva-dama-u-sjeni/

      Lexoni kush eshte kjo Vllahutin qe na paska marre persiper te na reformoje neve. Nje baxhelle qe ka care ne politike me Vrimen e Rites.
      Lexojeni o popull i mbaruar qe nuk dini cfare doni.
      Po ky tjetri ambasadori “amerikan” a e dini nga ka ardhur? Nga Kirgistani! Dhe e ka sjelle Podesta ketu.
      Asnje reforme nuk kane ndermend keta te dy.
      Keta duan thjesht te bejne kashte e koqe te majten.
      Se pse, lexoni Geri Kokalarin se ju vete e kini botuar para se te shkelte ky Luja ne Shqiperi.

      Reply to this comment
      • salah December 26, 06:51

        Klientel Mafia Kroat – EU: Romana Vlahutin

        Reply to this comment
      • nje gjykues i drejte December 26, 08:38

        Ghithsesi , reforma duhet bere .

        Reply to this comment
      • Punetori December 26, 08:42

        Uou , po pse nuk thua more, (vertet), kokepalare qe ti paske ne posedim ´Gralin e Shenjte´, qe zoterokerke te VERTETEN e kesaj BOTE ?! Po ti ,qenke me i dituri nder 9 milion shqiptare , me i zgjuari dhe si ka mundesi qe nuk je ne timonin e drejtimit te Kombit Shqiptar ??????
        Ik mor rrot´kari , or mitoman muti !!!

        Reply to this comment
        • fllad December 26, 20:55

          Bravo Dita
          moderatori ka urdher te censuroje vetem komentet qe nuk i vijne per shtat qeverise apo ca diplomateve.
          Keta plehra qe ndyjne forumin me komente fjale banale dhe te pista, ndizi driten jeshile se mire e keni.

          Reply to this comment
      • Halim Supa December 26, 15:54

        Halim, je bere mjaft aktiv ne Gazeten Dita, sic duket me direktive nga kryetari i palodhur qe punon 18 ore ne dite per te shkaterruar Shqiperine.

        Reply to this comment
  2. VENECIA NDYRESIA E RRADHES December 26, 01:58

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.

    KETO 12 VRIMAT E VENCIES DUAN TE PAKTEN 2 VJET QE TE MBYLLEN..NDOSHTA ME SAKTE DITEN QE DO NGORDHE MIKU I DOANALDIT..SALIQENI.

    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE

    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN

    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..

    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.
    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.

    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.
    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj
    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin
    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.
    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar
    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”
    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.
    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha
    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes
    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.
    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa
    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI
    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje
    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor
    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.
    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe nazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.

    NE KEMI 24 VJET PA SOVRANITET..KETO THONE…MOS E HUMBNI

    Reply to this comment
  3. Reforma December 26, 03:38

    Perfundimishte mister Lu ja doli te shkateroje perfundimisht jo vetem te majten por edhe gjithe shqiptaret. Kjo reforma me duket nje thes I cpuar nga zanacinje, ku te gjitha karavidhet dalin ashtu sic kan hyre…. Te gjithe KRIMINELET e keture 25 vjeteve do dalin pa lagur. Te gjithe partizanet- kriminele. Te gjithe shqiptaret- skllever. E gjithe Shqiparia- pa cati, pa qoshe, pra zot.

    Perfundim ishte Rama dhe nje milion votues Kane mare tatepjeten, qe kur shkopin e drejtimit e ka mare mister Lu- ja I Geri Kokolarit.
    O popull mjerane, mos shpresoni nga keta shejtane, dilini vendit zot. Te huajt te mos fusin hundet ne pro pcesin e manipulim, perpunimit ligj-maligjit, e votave. Qeveria e mergates shpejte do te cfaqet, Dhe aty do kuptoni se jeni skllever n vendin tuaj. Me shkaterimin e PS, me reformen VLAHUTINI – LU, mbaroj perfundimisht ai vend

    Reply to this comment
  4. Arber December 26, 03:44

    Skema e gjykimit ne Shqiperiduhet te jete: Komisari i Bllokut te banoreve -Prokurori i Minibashkise (Tirane) ose i bashkise ne rrethe te vogla -Gjyqtari i Minibashkise ose bashkise ne rrethe-Gjykata e Tiranes ose Gjykata e rrethit, Gjykata e Larte-Presidenti. Te gjitha gjykatat e tjera jane hallka te majme burokracie ne kurriz te popullit. Pushteti ne Shqiperi eshte i larguar nga hallet e popullit, kthejani atij duke e kontrolluar ai nepermjet jurive popullore ne cdo hallke te gjykimit.

    Reply to this comment
  5. E kujt eshte kjo Vile? December 26, 04:45

    Mbase kjo eshte Reforma e Duhur, mbase…
    Nje Zot e di,
    “Une dhe shoku Enver nuk dime gje. Mbase e ka bere Mehmeti me koken e tij!”, tha Pal vata, ndjese paste…!

    Reforma reale qe i duhet ketij vendi eshte shume me e thjeshte: Duhen vetem pak prokurore te kene “familairisht imunitet prej USA dhe Europes” dhe te dalin ne rruge te mbrojtur.

    Te kthehen nje here Majtas dhe heren tjeter Djathtas, ne rrugen qe del nga Prokuroria, dhe te pyesin: E kujt eshte kjo Prone? Kjo Vile, e kujt? Me cfare para deklaron se e ka blere?”

    Ka Njesha, or miq, Njesha te Partive qe kane qene kryeministra dhe Presidente: ata duhen pyetur, por te pyeten mire ama…!

    Kaq, i nderuar Lu…

    Kam frike se ngaqe kush tjeter e ka bere kete zallamahi ne Shqiperi, ata do te sajojne dicka, do ta bejne lemsh, dhe me lehte e kane ata te te perzene ty dhe shqiptaret nga Shqiperia, se te pranojne Reformen kunder Vepres se tyre…

    Reply to this comment
  6. XUME PROTOPAPA December 26, 06:59

    KUKURIDHË ME QELESHE

    Te tille i konsideron projekt drafti i Komisionit te Venecias, hartuesit bluzinj e vjolegender, te dy propozimeve te paraqitura, per te cilet eshte kerkuar nje opinion “miqesor” jo i kushtezuar !

    Jane me te drejte ironike ne “bocen” e publikuar ne sitin e tyre online, pas çdo rekomandimi, ne te shumten e rasteve, shpesh direkte e shpesh piruetiste te tipit “endrinafugiste”, qesherosen me Halimet e Xhafajt e turnit.

    “A eshte Shqiperia ne gjendje te perballoje ekonomikisht gjithe strukturat e reja qe propozohen, pa u zhytur ne nje krize te thelle ekonomike, me pasoja katastrofike te pa riparueshme ne kohe?” – pyesin me te drejte vleresim-dhenesit e Venecias.

    Perveç kundershtimeve te argumentuara ne te 135 pikat e “boces” se Venecianeve, me dy perjashtime te pranuara siç eshte rasti i mbrojtjes kushtetuese te trans-seksualeve me seks te nderruar kirurgjikisht (GENDER) dhe te mobilizimit ushtarak ne raste urgjence, ne piken 136 te konkluzioneve japin edhe tete prioritetet e “nderhyrjes” ne Kushtetute, qe pak a shume jane shtjelluar ne artikullin e DITA-s.

    Eshte vertet lenduese te lexosh mes radheve te “boces” nivelin grotesk te propozimeve, perkthimin e tyre qe le per te desheruar, banalitetin “pike-presjor” te çoroditjes se propozuar per gati riberjen totale te Kushtetutes ekzistuese, ambiguitetin e disa nga propozimet qe nuk gjen shembull krahasimi ne asnje vend te botes se qyteteruar.

    Absurditetin e propozimit (nuk thuhet nga kush – bluzinjte apo vjolegenderet) te ngritjes se nje organizmi te nivelit “kater” , perveç tre ekzistuesve (shkalla e pare, apeli, gjykata e larte) e krahasojne me nje lloj “leshizmi” kungullor sistem-shkaterrues e amulli krijues pa shprese kthjellimi ne horizontin e zymte te propozuar nga Halimet e Xhafajt e moçaleve te landfilleve te gjitheshperndare ne vendnin e shqipeve, te mushkonjave, te karkaleceve e gomareve me e pa samar, siç na prezantoi pak dite me pare nje filmim gjerman, i publikuar edhe ne kete faqe online.

    Ne pothuajse te 135 pikat e “boces” terhiqet vemendja mbi politizimin e propozuar apo edhe ne kompetencat musoliniane te nenshtrimit te kujtdo organizmi nen kthetrat e qeverise se turnit.

    Ata, venecianet rakomandim-leshues, ne perzgjedhjen e ligj-zbatuesve, perveç mekanizmit moshor (jo me i vjetri ne moshe ka eksperiencen me te mire ), kembengulin me te drejte eleminimin e çdo kandidature me te kaluar politike ne te dy krahet dhe, ajo qe eshte me e rendesishme, propozimet duhen bere nga shoqeria civile dhe medja e shkruar dhe vizive, e deri ne kulmimin e legjitimuar te referendumit popullor, natyrisht kur preken interesat jetike te shoqerise qe akoma sot nuk arrijme te krijojme.

    Me nje fjale, mes rradheve te “boces”, Halimet, Xhafajt, Ramet, Metet e Zagaret e pushtetuar me forcen e intimidimit, blerjes se votes, pushtllekut serbo-malazezo-boshnjak, lexohet britma rrenqethese e “venecianeve” ndaj kungujve gjithnje jeshile qe masakrojne kete vend te lashte.

    Reply to this comment
  7. troja December 26, 07:43

    Vetem nje rruge ka; Kur thika te arije ne kocken e shtremberuar te shqiptarit nga varferia,vjedhjet,poshtersite e kesaj klase 25 vjeçare,te majte e te djathte,kur revolucioni te shpertheje me urejtjen dhe egersine,kur konfiskimi i pasurive te grabitura te shkoje ne 25-30 miliard euro,kur te denohen nje here e mire gjykates,prokurore,politikane hajna,pushtetare milionere dhe miliardere,atehere do kemi drejtesi,do kemi,pune,do kemi zhvillim,atehere askujt nuk do ti bjere njeriu,pushtetari politikani ne mendje te vjedhe popullin e djersen e njerezve te tij. E KJO KOHE DO NDODHE OSE NE 2017,OSE PA 25 VJETEVE KUR TE DALE NJE BREZ I RI QE DO TI VIJE TURP TE JETOJE NE KETE VEND.

    Reply to this comment
  8. Gani Usa December 26, 08:30

    Nje reforme qe nuk denon saliun eshte muhabet kot. Sa per t heq ca t korruptuar dhe ti zevendsosh me ca kukulla ambasadoresh.
    Ligjet aty jane oo nuk zbatohen.
    Tani po bejne dhe ca t tjera.

    Reply to this comment
  9. nje gjykues i drejte December 26, 08:37

    Ghithsesi , reforma duhet bere .

    Reply to this comment
  10. Lili December 26, 08:41

    Keto verejtje tregoje nivelin amatoresk te ekipit qe ka redaktuar ndryshimet!
    Edi ,pyeti taxistat ndoshta do te kishin bâ dicka ma ne nivel se keta’specialistat’e tu qe i ke keshilltare kot!

    Reply to this comment
    • Cobo Rrapushi December 26, 11:14

      Zgjedhja dhe Komenti i “Dita” eshte me shume interes, dhe shume i drejte. Keto vrejtje, duhen vleresuar me shume kujdes, nga klasa politike dhe nga cdo shqiptar.Por a do t’a beje kete plasa jone politke? E veshtire per t’u besuar, sepse ajo eshte edhe fajtore per kete gjendje te vendit e te situates ne Drejtesi!

      Reply to this comment
  11. LIGJI December 26, 10:42

    1-KJO KUSHTETUTE U NDERTUA MBI BAZEN E KUSHTETUAVE 70% TE MAFIES ITALIANE RTE VITEVE 1953 DHE PAK NGA AJO ZVICERIANE .BAZA E KESAJ KUSHTETUTE ESHTE QE TE KETE SA ME SHUME SOROLLATJE KU MAFIA TE PERFITONTE ,PRONA TE SILLEJ VERDALLE NE GJYKATA DERI NE ZHDUKJEN E BREZAVE DHE NE KETE MENYRE ATA DUKE I RISHITUR HUMBISNIN GJURMET DHE PRONARET E VERTETE NUK I MERNIN ASNJEHERE DHE KJO PO VERTETOHET NE SHQIPERI……………!
    2-HIQNI TE GJITHE PROKURORET E GJYQTARET,,,,,!!!!!!!!!!!!!????

    Reply to this comment
  12. Denisa December 26, 10:55

    Ylli i shndritshem pa floke i Metes ne Ministrine e Drejtesise na e paska “argumentuar”gjere e gjate sepse nuk duhet bere reforma e drejtesise ashtu sic e kane kerkuar dhe ndertuar amerikanet.Kjo eshte e kuptueshme.Reforma ne drejtesi po te mos cungohet dhe sakatohet sic po perpiqen ta bejne demokrate e leseiste me gjoja sugjerimet dhe keshillat e Venecias ,e tmerron Sali Berishen,Ilir Meten dhe gjithe taborrin e te punesuarve ne bandat e tyre.
    E kuptueshme eshte edhe qe ju te “Dita” i beni propagande dhe reklame atyre qe ju paguajne me shume.
    Ajo qe une nuk kuptoj eshte se si pas nja pese vjetesh ne balle te frontit te luftes per te ndershkuar krimet e Sali Berishes,per tu cliruar nga sistemi mafioz i politikes se vjeter ne aleance me gjyqtare e prokurore,gazeta “Dita” qe ka denoncuar cdo dite Gerdecin,21 janarin,korrupsionin e Durres-Kukes,korrupsionin e Fullanit e deri edhe bllokun e Ilir Metes,sot e ka vene veten ne krah te atyre gjyqtareve dhe prokuroreve qe mbyllen dhe shbene nje nga nje gjithe keto krime ne kurriz te shqiptareve.
    Turp per ju!

    Reply to this comment
    • Opozitar i sfilitur December 26, 14:27

      Ato krime qe permend zotrote i ka mbeshtetur e toleruar edhe faktori nderkombetare ne Shqiperi. Laj gojen para se te permendesh Diten.
      Dita ishte ne balle te plumbit kur parardhesi i Lu i thoshte berishes burre shteti pasi kishte vrare 4 vete. Dhe shqetesimi per sovranitetin eshte i drejte.
      Ndryshe mos u ankoni kur si ne Kosove nen hyqmin e reformave ambasadoriale te arrestohen idealistet si Albini dhe te behen president te korruptuarit si Hashimi
      Respekte Dita.

      Reply to this comment
  13. Boro Labi December 26, 10:59

    REFORMA NE DREJTESI?
    1. Këto 12 pikat e Komisionit të Venecias, janë 12 dysha , për të mos thënë 12 zero, që lënë në klasë PARINË politike shqiptare të të gjitha pushteteve vtë të ashtuquajturi “Shtet tëi së Drejtës” , “Shtet Ligjor”, sepse të tillë realisht kemi vetem emrin e tyre, fasadën, gunën, ndërsa puna e tyre, çdi ditë ecën keq e me keq e per dreq, jo më drejt Evropës, por drejt Gropës, ndaj jemi kadandisur për të ikur jo më rinia , por dhe ne, pleqtë, nga sytë këmbët.
    2. Sidoqoftë, këto 12 pika, sipas rradakes time, janë mëse të sakta, madje i konsideroj jo vetëm si ndihmë serioze, për vend e njerëz seriozë, por edhe më tepër se kaq, si kambana alarmi, se e ashtuquajtura Reformë po kthehet në një fluskë sapuni, pakurrfarë nervi e vullneti e dëshirë për të bërë SHTET, e për të ruajtur e përparuar SHQIPËRINË, për të ardhmen e brezave të rinj e atyre që vijnë.
    3. Gjëndja e këtij Projekt-Rreforme tregon se e ashtuquajtura Reformë në Drejtësi, nuk mund të bëhet po nga ata (PARIA) që e katandisën në këtë gjëndje, sepse siç vë në dukje ky Komision ( i Venecias) këto të meta, janë rëflektim i hapur e shfaqjes së KONFLIKTIT TË INTERSAVE të pushtetarëve, klasës politike e zhytyr në njëmijë e njëmëkate, e prekurorëve, gjyqtarëve, administratës publike etj.etj. Reforma në Drejtësi, aq e kondicionuar nga faktori nderkombëtar, pa le nga ai ibbrëndshëm, i ngjan asaj thënies Tironse “ Më dërgoi Nona, sa me la gojën”
    4. Është kambanë alarmi për intelektualët dhe mbarë shqiptarët e ndershëm që u dhimbset jeta , e ardhmja , jo më e tyre por e brezave që vijnë, si dhe e ardhmja e ketij vendi, që Shqipëria të jetojë e lulëzojë dhe jo të fshihet nga harta e Evropës.Ddhe kjo edhe për faktin shumë domethënës, se shqiptarët duhet t’i dalin zot vëndit, shtëpisë së tyre, dhe jo të rrijnë në fund të shtëpisë, ku hiqen shollët, dhe qoshetë i kanë zënë ambasadorë të huaj, që në fak, për fatin e keq të shiptarëve, dhe për “meritë” të klasës sonë politike, janë kthyer në guvernatorë të pashpallur të Shqipërisë, dhe nuk ka asnjë njeri , ZOT, që t’u tregojë vëndin që u takon në këtë shtëpinë tonë të katandisur me dritare e dyer të shqyera.
    5. Ato janë kambanë alarmi, për faktin tepër domëthënës, se Kushtetua nga klasa jonë politike, ose më mirë PARIA jonë është bërë si letër pa vlerë, gati si letrat higjenike, deri sa dalin monstra si Sali-Sërbi e të tjerë, apo servilët e tij në Gjykatën Kushtetuese, të Lartën e në gjykatat e tjera, në Prëkurori, në Minsitrinë e Drejtësisë, e kudo…, kur NË Çdo vënd të botës, konsiderohet e zbatohet papërjashtimisht, si ligj themelor , i padiskutueshëm.
    6. Për të gjitha këto, e shumë të tjera si këto, Kjo Reformë, është njëZERO-HIÇ, ndaj shqiptarët që i kanë sytë nën ballë e jo prapa kokës, dhe mëndjen të kthjellët, e jo të çoroditur nga militantizmi partiak, NUK KANË E NUK MUND TË KENË BESIM TE kjo REFORME E PARISE AKTUALE JO SHQIPTARE.

    Reply to this comment
  14. shpatar December 26, 11:15

    Qe nuk mund te vazhdojme me kete e dim te gjithe.Por e keqja qenka se si do te ndryshojne “kalaja” e Drejtesise.Nga shkrimi dhe komentuesit kuptova se dy jane rruget.Rikonstruksjoni i”kalas”ose shembja e saje.Per ta ristruktuar paska shume brryla per te dale atje ku duam.Ta shembim paska kosto te larte financjare.
    Duke i fryre kaq shume kesaje reforme,ku pretendojme qe ti pelqeje Amerkes,Evropes ,Saliut e Rama- Metes,nuk bejme azgje vec se i zgjasim jeten nje zinxhiri qe po e mbyte kete popull.
    Ka zgjedhje dhe kete ta bejme ne shqiptaret.Pasi te kemi marr te gjitha rekomandimet e KV,specialistve tane dhe te aleatve ti futemi punes konkretishte.
    1-Te rishikohen e ndryshohen ato nene e ligje qe kane bere te pa prekshem politikanet dhe drejtuesit kryesor te gjithe struktures shtetrore e administrative.D.m.th.Ti qe kryen veper penale qofshe dhe “perendia “do shkosh te gjukohesh.Deri me sot nuk dim cilat jane veprat penale qe veprojne per ta.Kjo eshte A ja e nje shteti mbasi privilegjet e tyre jane sa nje mal.Atehere te hartohet sakte me pergjegjsi ligjore formula e betimit per ta.Po te betohet se nuk do vras,shkaterroje,vjedh,perfitoje nga detyra,se nuk tradhetoje interesat e popullit time,si mund te ngelet pa u denuar kur e shkel betimin.Cfare na pengon ta bejme kete ligj qe te veproje ?
    2-Te percaktohen ato struktura me te domozdoshme qe duhen rikompozuar.Te marrin kopetenca te mjaftushme per te vepruar e nga kush varen.
    3-Te emerohen kuadrot me te kualifikuar qe pervec kualifikimit shkencor te kene treguar me eksperiencen e tyre se jane kopetent dhe te pa korruptuar.Te funksjonoje per ta sistemi i vlersimit me pike.Ne se humbet 1 te 3 e pikve te nxiret nga struktura e organit kryesor.
    4-Te mos kete nene apa ligje qe jane me shume nenkuptime.Kjo per ti prere rruge mos ndeshkimit.
    5- Kopetentet te percaktojne me hollesi gjithcka qe ta beje Drejtesine te veprushme e te besushme ne popull.
    Ka patjeter dhe mjafte elemente te domozdoshem por te filloje me keto qe po i vuajme ne koke.Fillimi i tyre pa i stergjatur duke vepruar pjese pjese do na shpieri atje ku na dhembe per shume vite.Pyesni shume e vendosni vete.Kjo eshte kshilla qe na takon te gjithve si dhe aleatve.Ndryshe ky lemsh ska per tu shtjelluar kurr.

    Reply to this comment
  15. shqip December 26, 11:17

    Perdridhuni e kerceni ne cdo peme ,nga dega ne dege ,
    ne cirkun qe Venecian, me menager Lu-lu-ne,

    nji gje eshte e sigurt ne ate Stan ;
    Me muslimute behet vetem sherihat e jetohet si ne nji Hane ,
    por KURR SHTET e KOMB .

    Vazhdoni e hani tani ,s’desha t’ju pres oreksin tuaj te madhe ,

    Reply to this comment
  16. TJ December 26, 15:44

    Nuk behet reforma ne drejtesi pa u larguar nga politika Berisha Meta Basha! OK mos i denoni me burg por, u merni pasurite, qe kane vjedhur dhe te largohen nga jeta publike! dhe pastaj te filloje largimi i te tjerevedhe perfundimisht vendi do te ngelet pa Parlament pa qeveri pa administrate sepse te gjithe shqiptaret jane te korruptuar, te pakten ata qe jane ne shqiperi ne poste publike! Politikane, media, bisnesmen etj! Mos harroni Fevziun, Rakipin Etj. etj. Good luck Albania!

    Reply to this comment
  17. Vlahen -Has December 26, 16:26

    Bo bo , cjane keto organika te shumta e teper te fryra , sikur ne te ishim shtet me 20 milione e jo me , te mbeter tash me pak se dy miljone ! Hajde Kar Venecje hajde , po pse popullit , ne vend qe tja ja rrasni Berish qenit , qe Shqiperine e qoi ne zgrip te gremines ? Kesaj i thone , ne vend te diktatures , ” Demokraci ” me me shume burrokraci e mbushur me hajni !!!!!

    Reply to this comment
  18. SHPRESEHUMBURI December 26, 21:34

    Besoj e kini degjuar ate thenien e fameshme : ” Ta shoh nenen pa burre…,pa le te mbetem pa baba ”
    Pra…, ta shoh Sali Berishen pa perkrahjen nderkombetare , pa le te gervishtet pak per nje kohe edhe sovraniteti i vendit . Me Saline gjithe keto vite,ne po punojme per Serbine e Greqine ,si dhe ringjalljen e bajraktarizmit mesjetar e pasurimin okult te familjes se shpellarit, qe po e con dita-dites drejt shuarjes nga harta si shtet . Perpara kesaj hataje, do te pranonim te keqen me te vogel….,ate te gervishtjes se perkoheshme te sovranitetit, me mire se sa humbja per gjithmone e sovranitetit dhe emrit te ketij vendi e populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*