Ku gabon Andrea Stefani?!

August 16, 2016 12:26

Ku gabon Andrea Stefani?!

Gjatë 26 vjetëve vetë ballistët nuk arritën të nxirrnin një analist apo historian serioz… Stefani operon me të njëjtën gjuhë të këtyre 26 vjetëve, duke u bërë padrejtësisht një Butkë i vonuar, sepse nga çdo pikëpamje nuk i takon, aq më tepër kur kemi parasysh kontributin e tij të pamohueshëm në luftën kundër demokraturës neofashiste të Berishës

 

Av. Idajet Beqiri

I kam ndjekur me vëmendje reagimet e ndërsjellta që kanë shkaktuar disa pikëpamje të hedhura nga analisti Andrea Stefani për disa probleme të mprehta të jetës shqiptare, të cilat prej afro 75 vjet i mbajnë të ndarë shqiptarët në vlerësime, në koncepte, në këndvështrime dhe në pozicione “luftimi” në “dy kampe” diametralisht të kundërta. Nga njëra anë vazhdojnë të qëndrojnë në “llogoret”  e tyre partizanët, të cilët për hir të së vërtetës janë shumë dhe kanë përfshirë të gjitha kategoritë e njerëzve, por edhe thuajse të gjitha forcat politike të vendit. Kjo për faktin se të gjitha forcat politike të vendit në këto 26 vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, megjithëse “u distancuan” fillimisht nga LANÇ, e konsideruan atë “luftë civile”,  u përpoqën deri me mjete, me metoda dhe me akte fashistoide për t’ia zvogëluar vlerat si dhe për të rehabilituar qëndrimin e antipodit të saj, ballisto-legalistëve, kur e panë që nuk mund të përfitonin asgjë nga objektivi që i kishin vënë vetes, përkundrazi po humbisnin shumë, ndryshuan taktik duke e njohur dhe vlerësuar madhështinë e LANÇ-IT, por sipas konceptit të tyre jo realiste!  Domethënë kërkuan dhe kërkojnë t’u japin “lavdi” të pamerituara ballisto-legalistëve dhe t’u pakësojnë vlerat atyre që e organizuan, që luftuan dhe që e fituan LANÇ-in!

Për shkak të konceptit “o me ne, o kundër nesh”, për shkak të një sedre të sëmurë, e cila është një ndër karakteristikat më negative të shqiptarëve, të cilët as dështimin,  as humbjen,  as gabimin dhe as fajin, jo vetëm që nuk e pranojnë kurrë, por kanë të keqen e madhe se këto të këqija i kthejnë “në të mira”, duke u pozicionuar në gjetjen e “argumenteve” për ta mbrojtur me fanatizëm dështimin, fajin dhe humbjen e  ndëshkueshme, thelbi i konfliktit ka mbetur i pandryshuar!

Duket se Andrea Stefani, në një moment vërtet dramatik për vendin, kur edhe pas 75 vjetësh njerëzit e këtij vendi qëndrojnë ende në “llogoret”, partizanë nga njëra anë, ballistë  nga ana tjetër, dhe kur për këtë shkak një popull dhe një komb i tërë, duke u marrë kaq shumë me këtë konflikt të së kaluarës, ka humbur dhe po humbet energji kolosale, të cilat po të kanalizohen në proceset integruese dhe reformuese të vendit tonë dhe të popullit, do të sillnin prosperitet të madh, duke qenë një njeri publik dhe analist i pëlqyer prej krahut të llogores së LANÇ, përmes analizave të tij kërkon të bëjë diçka në të mirë të eliminimit të këtij fenomeni, i cili vërtet po bëhet rrënues. Ideja e zotit Stefani është e mirë, pasi çdo gjë ka fillimin dhe mbarimin e vet, dhe me që jemi tepër të vonuar, por më mirë vonë se kurrë, të bëjmë pajtimin kombëtar dhe të vështrojmë përpara.

Mirëpo Andrea Stefani qëllimin e mirë nuk arriti ta vishte me një analizë të shëndetshme, bazuar në prova, në fakte, në argumente, në logjikën e ftohtë, të thellë dhe të pastër, e mbi të gjitha nuk arriti të dalë mbi logjikën e këtyre 26 vjetëve, ku gjërat janë trajtuar vetëm bardhë e zi dhe gjithkush stoik “në llogoren e tij”. Mbi të gjitha,  nga “pazaret” që bën me vetveten, nga mungesa e guximit për t’i thënë të vërtetat siç janë, pa paragjykimin se “mos më sulmojnë si komunist”,  zoti Andrea Stefani, jo vetëm që nuk e arriti atë që mbase ka dëshiruar të arrijë, zbutjen e këtij tensioni tashmë të pakuptimtë, por i ka hedhur benzinë zjarrit, duke e rindezur atë dhe duke ricikluar për stërzgjatje të mëtejshme thelbin e konfliktit.

Cilido që do e kërkojë zbutjen e konfliktit te të pavërtetat në thelbin e tyre, cilido që do të përpiqet që për hir “të pajtimit”,  të baraspeshës, të rëndojë padrejtësisht njërin apo tjetrin krah, posaçërisht për gjëra madhore parimore të interesit kombëtar, cilido që do përpiqet të mbulojë “diellin me shoshë”, jo vetëm që nuk do të sjellë asnjë dobi në interes të pushimit më në fund të luftës së pakuptimtë, edhe pse e gjithë bota e qytetëruar e ka bërë prej kohësh analizën dhe vulosjen e këtij fenomeni, por përkundrazi do të bënte një dëm me përmasa më të mëdha sasiore, e posaçërisht cilësore.

***

Kriteri bazë, rruga nga duhet të nisë procesi i pajtimit, nuk është hileja për t’ia hedhur palët fajin njëra tjetrës, as për të gjetur “shkaqe” dhe “sebepe” për ta bërë të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë. Këto nuk i shërbejnë aspak procesit të “uljes së armëve”! Këtë proces nuk e ndihmon as çfarë ka thënë ky dhe çfarë ka deklaruar ai, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një histori tepër të ngatërruar të këtij vendi dhe të Partisë që udhëhoqi luftën dhe mori pushtetin, njerëzit e të cilës ishin njerëz të këtij vendi, dhe që për të “hedhur lumin”, në situata të vështira për jetesën e tyre në politikë, për shkak të ndryshimit të koniunkturave apo të raportit të forcave, thoshin edhe gjera, apo tirrnin “argumente” të cilat nuk i besonin as vetë, por i thoshin sa për sy e faqe, me qëllim që pasi “të hidhnin lumin”, të thoshin, sikurse kanë thënë shpesh, “të dh… kalin”!

Pikërisht këtu gabon në analizën e tij Andrea Stefani, i cili, në vend që të nxjerrë konkluzione nga e tëra, nga Epopeja e LANÇ-IT, e cila nisi në vitin 1942 dhe përfundoi në fundin e vitit 1944, ose që zgjati afërsisht 3 vjet, kapet pas episodeve të caktuara, pas mendimeve dhe vlerësimeve të personave të caktuar, ndonjë prej të cilëve edhe pjesë e Udhëheqjes së asaj kohe, të cilat po t’i analizosh jashtë  kontekstit të  së tërës, nuk të çojnë asgjëkund.

***

Thelbi i problemit është se cili ishte qëndrimi i të gjithë faktorëve politikë dhe kombëtarë shqiptarë në përgjithësi ndaj murtajës fashiste sapo ajo u shfaq. Pushteti i kohës, me Ahmet Zogun në krye, parë me objektivitet historinë e atyre viteve, farën e fashizmit në vend e ushqeu, e përhapi, i krijoi shtrat të ngrohtë. Kjo ishte arsyeja kryesore që, kur u pushtuam, Zogu grabiti thesarin e shtetit dhe iku në ekzil, duke e lënë popullin dhe vendin nën çizmet e fashizmit. Në këto kushte nuk mund të marrë “merita” as Zogu dhe as Legaliteti pse zbrazi dy pushkë së bashku me Mujo Ulqinakun në Durrës Abas Kupi! Veprimet individuale të njërit apo tjetrit nacionalist, nuk mund të mbulojnë tradhtinë dhe konceptet profashiste të Partisë apo të shtetit, pjesë të së cilës ata si individ ishin.

Nga ana tjetër Balli Kombëtar ishte shumë i vonuar. Një pjesë e mirë e Udhëheqjes së tij ishte tepër e komprometuar në çështjet e interesave kombëtare, sepse u ishte dhënë rasti që ta provonin veten në mbrojtjen e interesave të Shqipërisë, dhe kanë bërë të kundërtën, i kanë tradhtuar ato.

Ndërsa për hir të së vërtetës Partia Komuniste vazhdimisht, madje që kur ende ishte pa u krijuar, por e ndarë në disa grupe, kishin një qëndrim të qartë për luftën kundër fashizmit. Ende pa u themeluar Partia e Ballit Kombëtar, madje tre vjet para se Balli të krijohej, këta djem dhe vajza të organizuar në grupet komuniste e kishin nisur luftën me aksione ilegale e guerile. Konferenca e Pezës u organizua nga Partia Komuniste. Idetë e kësaj Konference ishin brilante, çka do të thotë se Partia Komuniste i kishte të qarta dhe të përpunuara mirë konceptet se nga duhej nisur dhe si duhej luftuar fashizmi. Ndërsa të tjerët, Abaz Kupi etj “nacionalistë”, (në fakt të gjithë ata që e organizuan Konferencën e Pezës ishin nacionalistë), vajtën me “lugë në brez”! Dhe megjithëse pa asnjë rol organizues e veprues për organizimin e popullit në luftë deri në atë kohë, u përfshinë në strukturat e Udhëheqjes së kësaj lufte duke e bërë Frontin  Nacional Çlirimtare gjithëpërfshirës. Kjo ishte meritë e madhe, e cila duhet të vlerësohet shumë edhe sot nga ballisto-legalistët.

***

Në këto kushte gabon Zoti Stefani, i cili akuzon Partinë Komuniste se donte të përfitonte nga Lufta për të marrë pushtetin dhe për të vendosur komunizmin në Shqipëri, ndryshe nga sa donin ballistët! Kjo “teori” mund të shkonte nëse Ballistët do të ishin forca e parë politike që të kishte nisur luftën, që të kishte bërë aq sa bëri Partia Komuniste nga viti 1941-1943, kur Balli ende nuk kishte lindur. Atëherë gjithkush do të kishte të drejtë të thoshte që “këta komunistët u futën në lojë në vitin 1943, dhe po përçajnë e po ndahen, se kanë synim marrjen e pushtetit, jo luftën kundër nazifashistëve”! Mirëpo është e kundërta, Ballistët morën “lugët” në brez kur “e  kishte marrë ferra uratën”, thotë populli.

Dje në gazetën ‘DITA’ Andrea Stefani arriti të sqaronte keqkuptimin që kishte krijuar, duke mohuar faktin që ballistët e tradhtuan vendin, e tradhtuan LANÇ-in dhe u bënë bashkëpunëtorë të nazifashistëve! Pra arriti të pranojë bashkëpunimin e ballistëve me nazistët. Megjithëse këtë bashkëpunim nuk ka faktor të përgjegjshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, struktura fituese të Luftës së Dytë botërore, historiograf serioz botëror, arkiva të shteteve aleate që fituan Luftën, apo të vetë Gjermanisë dhe të Italisë të cilët e bënë këtë Luftë të padrejtë fashiste, që ta mohojë. Mirëpo Andrea Stefani, për hir “të pajtimit të madh” bën fajtore Partinë Komuniste që nuk e afroi, por e nxiti Ballin të hidhej në prehrin e gjermanit! Nga ana tjetër, “justifikon” ballistët, të cilët “duke njohur rrezikun që paraqesin regjimet komuniste, u bashkuan me nazistët për ta ndalur murtajën komuniste”! Apo “nacionalistët”  donin “bashkimin kombëtar”  dhe këtë “bashkim” me Kosovën ata e panë të konkretizuar nga nazistët gjermanë! “Argumente” të tilla janë për të vënë duart në kokë! Dhe për më keq,  për këto mendësi profashiste dhe antishqiptare të Ballit, Stefani bën fajtor komunistët që udhëhoqën LANÇ-in!

Sipas kësaj mendësie udhëheqja e LANÇ-IT, e cila kishte ngritur në këmbë gjithë popullin shqiptar në luftë kundër nazifashistëve, që përfshiu në strukturat e kësaj lufte pa dallime gjithë nacionalistët (kam parasysh Krahinën e Mallakastrës që Mehmet Shehu, megjithëse gjithçka e kishte organizuar dhe udhëhequr vetë me bashkëpunëtorët e tij të LANÇ-IT, megjithëse kishte krijuar Çetën Partizane dhe kishte nisur luftën, në krye të Frontit Nacional Çlirimtare të Krahinës, për të realizuar gjithëpërfshirjen dhe zgjerimin e duhur,  nuk pranoi të vendosej ai, por këmbënguli të vendosej Bektash Cakrani), megjithëse e kishte bërë ushtrinë me 70 mijë partizanë, megjithëse kishte bërë pjesë të kësaj lufte edhe gjysmën e popullsisë së vendit, të cilat ishin gratë, çka tregon shkallën superiore për kohën të emancipimit të kësaj force politike, duhet t’ia dorëzonte të gjitha vullnetarisht Ballit!

Dhe çfarë do t’i ndodhte Shqipërisë?! Ajo që u ndodhi të gjitha vendeve pro nazifashiste, e në fund të fundit, ajo që padrejtësisht i ndodhi Çamërisë tonë, e cila, megjithëse në fakt ishte antifashiste, për shkak të manipulimit të së vërtetës nga shovinistët grek, vuan sot prej sindromit “të bashkëpunimit me nazifashistët”!

***

Por mbi të gjitha, logjika e Stefanit është e papranueshme në një këndvështrim tjetër, në atë që çdo forcë politike, madje çdo individ, duhet të veprojw me mendjen në kokë. Duhet të funksionojë në radhë të parë dhe mbi të gjitha mendësia e interesave të larta të atdheut jo “për inat të komunisteve, ne do flemë me gjermanët”! Në rast se këta ballistët tanë do të kishin përcaktuar vija ndarjeje të padiskutueshme me LANÇ-in, duke i shprehur qartazi pikëpamjet e tyre për të nesërmen e kësaj lëvizjeje, dhe nga ana tjetër do ta bënin ushtrinë e tyre me më shumë se 70 mijë njerëz, nëse do të luftonin pa kompromis kundër nazifashistëve deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, atëherë ky lloj gjykimi i Andrea Stefanit kishte vend për analiza e studime, me qëllim që të nxirreshin konkluzione rreth dy formacioneve vepruese deri në fund kundër pushtuesve, e çfarë favorizoi njërën që mori pushtetin, dhe tjetrën që mori arratinë!

Ndërsa në situatën konkrete shqiptare, kur Balli Kombëtar, jo vetëm që nuk u vu as në bisht të luftës nacional çlirimtare, po përkundrazi, me simbolin dallues në kokë, udhëhiqnin nazistët dhe bashkë me ta digjnin Shqipërinë, plaçkisnin e vrisnin luftëtarë të lirisë, vetëm pse ishin partizanë, ky është kolaboracionizëm tipik dhe një soj i tillë kudo në botën e qytetëruar morën ndëshkimin e duhur.

***

Nuk mund të vihet kurrë shenja e barazimit midis atyre që bënë dhe fituan LANÇ-in, atyre që e shpëtuan Shqipërinë nga bisha fashiste dhe nga copëtimi e zhdukja fare si shtet nga harta e botës, e që na renditën në krahun e qytetërimit Perëndimor, me disa kolaboracionistë apo të gënjyer prej tyre, të cilët morën rrugën e gabuar dhe e paguan gabimin e tyre historik. Në këto kushte ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë “lavdi”, sepse turpi nuk të jep asnjë lavdi, sikurse ata që bënë dhe fituan LANÇ-in, nuk do të kishin asnjë arsye të merreshin më me këtë kohë të palavdishme të tyre.

Mirëpo Andrea Stefani, si i përzgjedhur për të bërë diçka “të mençur” në drejtim të pajtimit, meqenëse gjatë 26 vjetëve vetë ballistët nuk arritën të nxirrnin një analist apo historian serioz, për rrjedhojë veç çfarë katranosën më keq, pa sjellë asgjë që të justifikonin tradhtinë e rëndë të tyre, në vend që të hedhë ide të reja, mendësi të reja bashkëkohore për pajtimin, operon me të njëjtën gjuhë të këtyre 26 vjetëve, duke u bërë padrejtësisht, sepse nga çdo pikëpamje nuk i takon, aq më tepër kur kemi parasysh kontributin e tij të pamohueshëm në luftën kundër demokraturës neofashiste të Berishës, një Butkë i vonuar!

Ndërsa për konceptet e tjera të tij për sistemin që u vendos në Shqipëri pas fitores së Luftës së Dytë Botërore, për shenjat e barazimit që Andrea Stefani vendos midis sistemit nazifashist që i shkaktoi njerëzimit miliona e miliona viktima dhe dëme të pallogaritshme, me sistemin komunist në Shqipëri, etj, kjo kërkon një analizë tjetër më të hollësishme, më objektive, më parimore, më të guximshme, pasi sinqerisht e them, nga sa trajton Stefani, jo vetëm që është për të ardhur keq, por tregon se është vërtetë shumë profan në koncepte, në ide dhe në realitetin e djeshëm shqiptare.

August 16, 2016 12:26
Komento

8 Komente

  1. Realisti August 16, 13:02

    O Idajet trapi…..po ik or i “i semure Enverist”. Steriotip i slloganeve komuniste pa asnje vlere analiste. Ju nuk pranoni as cfare ka thene vet “udheqesi i pavdekshem”. Eshte e kot te merresh me ju o te pagdhendur.

    Reply to this comment
    • Claus August 17, 10:04

      Eshte shume zbavitese tek veren komunistet,enveristet,stalinistet,bolsheviket tek i hakerrehen njeri-tjetrit!
      Andrea Stefani,nje bolshevik ne asht,debaton me enveristet e pandreqshem si puna e ketij enveristit te pandreqshem, Idajet Beqiri.
      As qe behet fjale qe te mbahet ane ne kete debat mbetjesh te nje epoke barbare,sic ishte epoka e komunizmit ne Shqiperi.
      Populli ka nje fjale te urte per raste te tilla: moot njeri, e kkakk tjetri!
      Por,meqe keta radhe paska shkarrashkruar enveristi Idajet Bekiri,po i themi dy fjale per te,se per bolshevikun Stefani kemi thene shume.
      Idajet Beqiri,per te gjithe ata qe e njohin,dhe per t’ua bere te ditur edhe atyre qe nuke njohin,edhe sot e kesaj dite tregohet me gisht ne Kruje si nje pusht,nje felliqesire,tipike e kohes se komunizmit,kur kuadrot kurveronin ne menyre te papermbajtshme,per aktin e tij te turpshem te kuurverimit me nje grua te martuar.
      Izet Haxhia,krimineli Izet Haxhia,vetem sa permendi nje gje qe e di gjithe Kruja.Krimineli,ne kete rast,ka thene nje te vertete.E fakti qe eshte nje kriminel,nuk e zhvlereson ate.Sepse,fundja e di gjithe Kruja.
      Enveristi Idajet Beqiri vetemburret shume si nacionalist.Sikur i dhemb shume shpirti per ceshtjen kombetare.Shume shqiptare,sidomos nga Kosova,jane mashtruar dhe genjyer duke besuar ne nacionalizmit e rreme te enveristit Idajet Beqiri.
      Eshte e gjitha nje loje spiunazhi.Nga me te felliqurat,me te ndyrat,me antikombetaret,me antishqiptaret.
      Shume punetore te ish-Sigurimit te Shtetit,fill pas renies se diktatures,kane bere e bejne nacionalistin.E gjitha kjo ne funksion te lojes se madhe antishqiptare te sherbimeve sekrete fqinje,sidomos sllave,per te banalizuar ceshtjen kombetare.
      Une jam i bindur,qe ashtu si une,edhe shume e shume te tjere,madje ideologjikisht te afert me Idajet Beqirin,as qe e besojne nacionalizmin e tij.
      Idajet Beqiri eshte nje krahinor par excellence.Eshte krahinori tipik qe urren me shpirt e zemer verioret.Sidomos shqiptaret e Kosoves.
      Le te bertase e te cirret per komb e bashkim kombetar,nuk e beson kush.Edhe ai vete e di.C’eshte e verteta,ka ndoca shqiptare naive nga Kosova,qe sic besojne akoma tek nacionalizmi i rreme e kriminal i Enver Hoxhes,besojne edhe tek nacionalizmi i klysheve te tij sot ne demokraci.Gjithsesi,jane pak.Per fat te mire.
      Tek lexon shkarrashkrimet e ketyre tipave,kupton sesa i fuqishem eshte enverizmi nder nje pjese te shqiptareve,edhe sot e kesaj dite.Kjo mendesi,nuk mund te shkulet,pervecse me largimin fiziknga kjo bote e mbartesve te saj.
      Domethene qe,vetem kur te vdese ky brez i lindur,shkolluar,brumosur e dreqosur ne kohen e barbarise komuniste,bashke me ta do te vdese edhe mendesia e mbrapshte e kriminale qe ata mbartin.
      Tek lexon shkarashkrime si ky i perversit,spiunit,enveristit,Idajet Beqiri,shumekush ka mundesine te kuptoje se c’njerez monstra krijoi ai sistem barbar.
      U tha atebote,se do te krijonin njeriun e ri.E krijuan ne fakt.Krijuan monstra.Monstra me fytyren e Idajet Beqirit e shume beqireve te tjere si ky.Monstra te verteta.Ne te gjitha kendveshtrimet.Qe nga ai moral ne radhe ta pare.
      Une kam shume miq e shoke ne Kosove.
      Perhere kur bie fjala per tipa te tille nga Shqiperia,qe shtiren si nacionaliste,u them qe t’i kapin ne dru.Ne kuptimin e pare te fjales.Ne dru zuzaret.
      Sa me shume ta brockullisin per nacionalizem,sa me shume te flasin sesa e duan shqiptarine,sa e duan Kosoven e te tjera brockulla te tilla te neveritshme,aq me shume ti kopanisin.
      Nuk ka me antishqiptare,me antikosovare,me antikombetare,se zuzare te ketille nga Shqiperia qe shtiren si nacionaliste te medhenj.
      Keta jane maskarenjte me te medhenj.Keta jane antishqiptaret me te medhenj.
      E s’mund te jete ndryshe me kete soj enveristesh perverse e spiunesh te felliqur.
      Keta e urrejne Sali Berishen,jo per ato cka thone,per veprimtarine e tij politike,gabimet dhe fajet e tij,por per prejardhjen e tij nga Veriu.
      Idajet Beqiri dhe beqiret e tjere si ky, e urrejne Sali Berishen se eshte nga Tropoja,se eshte nga Veriu,se eshte verior.
      Ato cka thone per parime,liri e te drejta,demokraci e pallavra kesolloji,ne fakt jane mbulese per arsyen e vertete te urrejtjes krahinore te tyre.
      Na fliska Idajet Beqiri perversi enverist,spiuni i regjur i dreqit e tbirit,per parime demokratike dhe shqiptari?!
      Sikter,fare e keqe!

      Reply to this comment
  2. TJ August 16, 13:12

    Nuk ja vlen ky diskutim ne Dita! Historine e Shqiperise ne e dime me mire ndoshta edhe nga Stefani edhe nga Av. Beqiri por edhe te tjere “historiane”! Lerjani historianeve ta bejne historine!

    Reply to this comment
  3. intelektuali August 16, 13:36

    PO SI MUND TE BEHET PAJTIMI O IDAJET BEQIRI KUR TI VENDOSE PERSONALISHT NE MALLAKASTER PERMENDOREN E XHELATIT KOMUNIST MEHMET SHEHU?

    He pra pergjigju o spiun i sigurimit SI KESHTU? Nga njera ane flet per proceset integruese te Shqypnise ne BE dhe nga ana tjeter vajton si kukumjacke staliniste Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe paguan dhe monton permendoret e krimineleve dhe xhelateve gjakatare te Enverit dhe LANC-it te tij kriminal qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne Shqypni, por jo vetem kaq por edhe mbollen MURTAJEN bolshevike ne vendin tone me pasoja shkaterrimtare afategjate duke falimentuar ekonomine dhe renuar shtetin si kurre me pare ne histori.

    PO KUR ISHTE KAQ HEROIK LANC-I I ENVERIT DHE ME SHUME I MEHMETIT, PSE ATEHERE VRAU DHE MASAKROI USHTARET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT?

    He pra si e spjegon ti more Idajet Beqiri avokat i Mafies se Kuqe me pushtet qe la pas Enveri dhe Partia e Punes per te vazhduar Kauzen Grabitqare te saj deri ne ditet e sotme, he pra si e spjegon ti more avokati i qylit dhe dashnor i cdo pushteti kete TRADHETI te Enverit dhe LANC-it te tij jugosllav qe i futi thiken ne shpine aleateve Angleze ne Kanalin e Korfuzit?

    Floriri i Ahmet Zogut dhe i Bankes se Shtetit u gjend i fshehur nga Hitleri ne Malet e Bavarise, prandaj edhe Gjykata per krime kunder njerezimit ne Hage ja fali kete flori ne disa tonelata me vulen e Mbreterise Shqyptare, pra Gjyakata e Hages ne Hollande ja fali kete flori te vjedhur nga gjermanet ne vendin tone Britanise se Madhe si sanksion kunder Shqypnise me nje vendim te formes se prere,

    prandaj,

    ti si avokat qe je duhet ta dish mire se cfare do te thote ne gjuhe juridike kjo gje, qe te mos spekullosh si nje kalemxhi i Enverit me historine e vendit tone.

    dhe:

    LERE E MOS E TRAZO ANDREA STEFANIN SE KA BERE MIRE QE E KA KUPTUAR ME NE FUND TE VERTETEN

    por:

    Me mire shiko Izetin nga Turqia, bodigardin e Saliut se ju ka zbathur fare breket dhe ju ka nxjerre fare karkacul para miletit me analizat e tij pikante ne DITA.

    Reply to this comment
  4. maks August 16, 14:02

    shkrime futja pordhe ore te nderuar gazetar nuk keni cfar te shkruni per ditet e sotme por merreni me ate qe ka vdek apo edhe i vdekur enveri u jep per te ngren. shikoni mor te uruar qe vendi esht dhen me koncesion shkoni mor te uruar ne terminalet ku vin emigrantet dhe pyetini sa paguajn per te ardhur ne atdhe dhe si jan kushtet e trasportit apo nuk ju lene bosat tuaj .shikoni mor qe ne shqiperi ka hyr skllaveria ne pune .ku puntoret punojnne te zeze dhe askush nuk i mbron .boll u muaret me te kaluaren lerjani historjaneve

    Reply to this comment
  5. vasili August 16, 14:30

    Autori ka nje te drejte MENDOJ UNE,ku Stefani njeri me integritet,mbart ne kete integritet te tij nje cen:
    Duket dhe nga nje paranoj e kaluar,i druhet frikes se mos ja marrin per dobesi per komunizmin,apo me origjinen e tij ortodokse gjendet ne krah te haxhiqamilasve permetar kur ata rahin dhe dhunojne,prifterinjte ne mbrojtje te kishes se tyre te grabitur,apo mbrojtes i mbulimit te grave.
    E shkrova me germa kapitale fjalet MENDOJ UNE,pasi INJORANCA shtruar kembekryq ne genin tone,pretendon gjithmone se di te verteten absolute.
    E pra autori,tipik per mendesine arnautase titullon shkrimin: Ku GABON Stefani,kur kultura elementare e komunikimit qytetar shprehjen:
    Ku MENDOJ UNE SE GABON Stefani.
    Dhe mendimi im eshte se Stefanit qe i pelqejne gjithmone doza analitike,ne shkrimet e tij,ketu ka bere nje kapercim mbi ate qe mbajne kellqet e tij,si per temen ashtu dhe ne kohen e gjetur.Historine do ta shkruajne HISTORIANET,qe do te vijne mbas.Por me kete lloj gatimi historik tonin,historiane ne kurre nuk kemi per te pasur.
    Stefanin e njohim si gazetar dhe ne fare te rrallet,si nje pene me karakter te forte.
    Dhe duke qene qe ne median shqiptare vazhdojne te lulezojne gjithandej xhambaze te paskrupuj,te pa afte dhe fare pa edukate,kryesisht katundare, te uritur per gjithcka,dhe per ti perfituar sa me shpejt ato,duke vene ne pune te gjitha veset e mbrapeshta njerzore,gazetare si Stefani do te ishin gjthmone te kerkuar nga lexuesi qytetar,nqse ai nuk do te qendronte i fiksuar si nje amok mbas temes ´´politike´´.
    Te gjithe ne para se te bejme dicka duhet te ushqehemi dhe te vishemi:E pra ekonomia eshte baza e ekzistences njerzore.
    Dhe ´´mediatiket´´apo ´´politikanet´´tane,e dine kete me shume se cdo kush tjeter,por ndryshimi eshte se ata perpiqen me ligjet e egra dhe te verbra te xhungles ti arrijne ato perfitime.Pra eshte e natyreshme,qe kjo teme ne mediat e tyre nuk trajtohet,por vec rralle dhe ne klithma slloganesh.
    Keshtu qe gazetare si Stefani mendoj se do ti benin nje sherbim cilesor te munguar vehtes dhe te gjitheve ne,nqse do ti shtrohesh seriozisht kesaj teme te gjere,madhore,qe ka te beje me frymemarjen e individit shoqerise,shtetit.
    Asnje informacion serioz nuk ka qytetari shqiptar,si ka ecur dhe si po ecen ekonomia e qeverise se re ne dinamiken e vet,ne treguesit e saj sasior dhe cilesor.
    Pardje degjova tek Zeri i Amerikes,nje “specialist shqiptar´´ekonomie, te cilat mendimet i nxinin me shume se pamja e tij.Te thuash se ishte i paafte eshte me e pakta.
    Denonte qeverine aktuale se kish rritur papunesine me qeverine e mepareshme dhe ketu krahasonte shifren e papunesise se statistikes se Saliut,me kete te sotmen.
    Dhe te gjithe kemi deshmitare se cfare marionetash uleshin ne postiqet e atij sundimi,ku deformimi i shifres ish ideologjia e atij sundimi.
    Nje dicka tjeter qe thoshte ´´ekonomisti´´ish ajo qe akuzonte qeverine,qe megjithse eshte socialiste,ka nderprere kur mori pushtetin mbi 23mije ndhma sociale.
    Mbaj mend ahere qe nga kontrollet dolen qe vec miltanteve te thjeshte ate e merrnin dhe pjestare te bandes se Saliut qe banonin ne vila.A thua qe ky ´´specilist´´nuk i ka ditur valle keto?.Por kjo nuk me habit fare,ajo qe me habit si e lejojne te dali dhe te cicerije kete lloj tek zeri i amerikes.
    Keshtu Stefani si gazetar serioz dhe i paanshem te pret nje teme madhore qe duhet ta trajtosh.Vec mendjes tuaj do kembe dhe bythe te forta, qe te nxjerresh te verteten cilesore te besueshme per lexuesin dhe te respektohesh dhe nga ata qe kritikon,me ndihmesen qe u ben..

    Reply to this comment
  6. fshatari pafshat August 16, 14:49

    Ky, Beqiri, eshte i vetmi konkurent rrote me rrote i presidentit Nishani per LANC !?.

    Reply to this comment
  7. àlphade August 16, 18:11

    Idajet ! Perpara se te merresh me A.Stefanin , jepi pergjigje Izet Haxhias ! Ka ngritur akuza te renda
    ndaj teje ?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*