Ku gabon më tej Stefani dhe përgjigje pyetjeve të Pëllumb Kullës…

August 17, 2016 17:30

Ku gabon më tej Stefani dhe përgjigje pyetjeve të Pëllumb Kullës…

Idajet Beqiri

Qasja 26 vjeçare e këtij problemi kaq madhor, që përbën në fakt thelbin e konfliktit që kanë shqiptarët me vetveten, ka qenë e njëjtë: Një pjesë, ajo që kërkon ta zhvleftësojë ose ta pakësojë vlerën e madhe të LANÇ-it, nuk denjon në asnjë mënyrë të thotë se në këtë eveniment kaq të madh historik për kombin shqiptar, ballisto-zogistët gabuan rëndë, e humbën keq toruan dhe i tradhtuan hapur interesat kombëtare të Shqipërisë. Madje bënë krime kundër popullatës antifashiste të vendit të tyre, jo vetëm sepse u bënë bashkëpunëtorë të nazifashistëve, dhe si të tillë i udhëhiqnin ata për të bërë masakra çnjerëzore mbi popullin në të gjitha krahinat e vendit, por edhe me formacionet e pakta luftarake që krijuan, nuk vranë asnjë nazist, në një kohë që bënë kërdinë me vrasje dhe masakrime të popullit të vet.

Mjafton të përmendim vetëm aktin barbar të forcave balliste të Kadri Cakranit, i cili mori vendimin për të ekzekutuar të gjithë këshilltarët antifashist të Krahinës së Mallakastrës, mbi 100 persona, të cilët ishin zgjedhur me votim të lirë për të administruar mirë popullin e fshatit të tyre në kohën e trazuar të luftës, shumica prej të cilëve u ekzekutuan realisht, mes të cilëve edhe 10 këshilltarët e Hekalit, për të dalë në konkluzionin se çfarë përfaqësonte në të vërtetë Balli Kombëtar dhe çfarë përfaqësonte LANÇ, i cili mbronte jetën e popullit, interesohej për sigurimin e ushqimit të tij, u garantonte rend e siguri dhe luftonte kundër nazifashistëve.

Këto të vërteta të pakontestueshme historike ballisto-zogistët dhe përfaqësuesit e tyre në politikë apo në gazetari dhe publicistikë duhet t’i pranojnë pa hezitim dhe njëkohësisht ta dënojnë këtë veprimtari turpëruese të  tyre. Mirëpo ata për 26 vjet po bëjnë të kundërtën. Nuk po lënë arkiv pa gërmuar, arkiv shteti në Shqipëri dhe arkivat e shteteve të tjera, me qëllim që të gjejnë raste, episode, fragmente të pozitivitetit të ballisto-zogistëve gjatë luftës, si dhe raste, deklarata, episode, fragmente dhe ngjarje të ndryshme ku del se edhe udhëheqja e LANÇ-it ka bërë gabime të rënda kundër tyre si dhe në interes të ekuilibrimit dhe të qetësimit të situatës mes dy kampeve. Ata LANÇ-in duan ta shndërrojnë në “luftë civile”. Ata edhe 28 mijë dëshmorët që na njohu Konferenca e Paqes në Paris, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me një dashakeqësi të hapur antishqiptare i bëjnë 7000 ose 4 herë më pak. Kësaj qasjeje i shkojnë edhe pas 26 vjetësh Andrea Stefani, dhe dje, në këtë gazetë, edhe miku im i respektuar Pëllumb Kulla.

 Në një situatë të tillë, forcat pro LANÇ-it, nuk janë të gatshme të pranojnë gabimet, kur krahu tjetër nuk pranon fajet. Dhe fajet ndëshkohen rëndë, se në fund të fundit janë krime lufte, ndërsa gabimet evidentohen, pranohen, theksohen shkaqet që çuan në këto gabime, dhe pala që ka gabuar me guxim, me forcën dhe logjikën që të jep emancipimi qytetërues, duhet të shpreh pa mëdyshje pendimin e thellë. Kjo do t’i shërbente pajtimit dhe çtensionimit të situatës.

Duke mos u bërë kjo gjë, Shqipëria sot nuk numëron vetëm 70 mijë partizanë, aq sa e bëri ushtrinë e vet LANÇ, apo nuk numëron vetëm 28 mijë dëshmorë, por ky numër është rritur së paku 10-fish, sepse në “llogoret” e partizanëve dhe në varrezat e dëshmorëve janë përfshirë fëmijët, nipat e mbesat e partizanëve dhe të dëshmorëve të atdheut.

Ndërsa krahu tjetër ballisto-zogistëve është zvogëluar së tepërmi, sepse ata që e bën fajin dhe tradhtinë kombëtare nuk janë më. Ndërsa fëmijët, nipat dhe mbesat e tyre, me përjashtime të rralla, nuk marrin përsipër të mbrojnë diçka që nuk mbrohet. Pastaj që të mbrohet diçka, duhet të marrësh frymëzim. Nga do e marrin ata frymëzimin, nga fakti që, megjithëse ballisto-zogistët thoshin “ne u bashkuam me nazifashistët sepse donim shtet demokratik, liri dhe të drejta njeriu në Shqipëri”, në një