Ku i ka paratë Bode?!

Bedri Islami May 8, 2015 12:35

Ku i ka paratë Bode?!

Kur në mediat e ndryshme u bë e njohur se për ish ministrin e Financave, Bode, po kërkohen të dhëna edhe nga bankat e dy shteteve të tjera, askush nuk u habit dhe u duk sikur e gjithë ajo që u tha nuk përbënte asnjë lajm. Pas saj gjërat u harruan dhe, dy ditë më pas, si ndodh zakonisht, askush nuk flet për të dhe nuk dëgjohet asnjë këmbanë. Jam i bindur se vetë ish ministri fuqiplotë, i cili në të gjitha postet e rëndësishme financiare vendosi njerëzit e tij më të sigurt, do të ketë qeshur me këtë lajm, i cili, duhej të ishte më i kërkuari i të gjithë këtyre ditëve, e përsëris, nuk habiti askënd dhe nuk kishte pse ta habiste.

Le të jem i qartë: Nëse ky lajm do të ishte dhënë në një vend normal, krejt normal, atëherë do të ishte kryefjala e të gjithë asaj që quhet media serioze, institucione të specializuara, investigatorë seriozë, do të ishte mbledhur me një shpejtësi të habitshme parlamenti dhe komisionet parlamentare, do të krijohej jo vetëm një komision hetimor, por edhe shumë mekanizma të tjerë do të viheshin në lëvizje. Sepse nuk do të flitej për një njeri të zakonshëm. Njeriu , për të cilin pyetet ka qenë dy herë ministër i Financave në këtë shtet dhe dy herë, në pushtetin e tij financiar, shteti është përmbysur. Herën e parë përmes piramidave financiare, dhe mos më keq, herën e dytë, përmes humnerës financiare që ka lënë pas, ai dhe shefi i tij çartalloz.

Por, e gjithë kjo nëse do të ishim një shtet normal, në të cilin gjërat lëvizin normalisht, në një rrjedhë të zakonshme pushtetore dhe ku secili, nga i pari e deri tek i fundit është nën sitën e pushtetit financiar të shtetit.

Ne duhet të pranojmë, megjithëse me dhimbje, se nuk jemi një shtet normal. Ne, mjerisht, ende jemi një shtet rrumpallë, në të cilin, megjithë dëshirën e Ramës për të bërë shtetin sipas perceptimit të tij, përsëri ajo që mungon më shumë e që të dhëmb më shumë, është pikërisht shteti.

Duke mos qenë një shtet normal, natyrisht që gjërat anormale i kalojmë përmes filtrit normal dhe na quhen të zakonshme. Nuk ka njeri në këtë vend që nuk e di se pas aferave të mëdha financiare qëndron ministri i Financave, i cili tani po hetohet dhe që, ka ende guximin që, megjithë thirrjet e Inspektoratit të Kontrollit dhe të Deklarimit të Pasurive, jo vetëm nuk i përgjigjet, por shfaq gjithë përbuzjen e tij, duke shkuar edhe më tej: Duke thirrur në ndihmë të gjithë falangat politike e për ta kthyer vjedhjen në një fenomen politik.

Këta njerëz, që nëpërkëmbin një institucion shtetëror gjysmë kontrollues e gjysmë financiar që e kanë ngritur vetë, nuk e kanë për gjë të tallen me gjithçka, edhe me kureshtjen e zakonshme të një njeriu: çfarë është bërë me paratë e shtetit, të cilat janë kanalizuar nëpër xhepat shumëmilionëshe të ish shtetarëve dhe që nesër, mund të kenë të njëjtin fat edhe për shtetarët e rinj. Dorën në zemër, edhe qeveria e mëhershme socialiste nuk ka qenë e larë nga këto gjynahe, por shqupasit e ngritën në një ankth të dhunshëm, dhe e bënë të ligjshëm zhvatjen e pasurisë së shtetit shqiptar.

Pasuria që deklarohet nga vetë Bode, bashkëshortja e tij dhe vajza, edhe në hesapet më dorëlira, e tejkalon shumëfish fitimin e tyre të ligjshëm. Edhe sikur të ishte vetëm kjo e dhënë, në një shtet normal, Bode dhe njerëzit e tij do të ishin kapur për veshësh dhe do të kishin pasur tashti verdiktin ligjor për qëndrimin e tyre. Pasuritë milionëshe, të shfaqura befas në vite, sikur të kishin zbuluar shpellat e Ali Babait, dhe të deklaruara paturpësisht, vilat dhe shtëpitë e dhëna me qira, depozitat, shumëpunësimi i familjarëve, sidomos në qendra ku kanë patur lidhje me dorën e ish ministrit të Financave, krijimi i një rrjeti nepotik, tepër i afërt me Boden, përdorimi i resursit shtetëror për mbivendosjen e familjes, kontratat e dëmshme deri në palcë për Shqipërinë, konçensionet që kanë shkatërruar pjesë të së ardhmes së vendit, shkatërrimi i imazhit të një vendi ku vlera e ndershmërisë është diku tek niveli mesatar, për fat të keq tek shteti ynë është nën nivelin e zeros, të gjithë këto, veç e veç e së bashku, janë ndër ato aktet të cilat janë objekt i gjyqësorit, që nga dita e parë dhe deri tek dita e fundit.

Ne e harrojmë faktin se një ish ministër i Financave cilësohet si njëri ndër njerëzit më të pasur në Ballkan, dhe kjo në një vend ku mafia politike është shndërruar në një oligarki financiare të mbifuqishme si një oktapod i gjakshëm. Të cilësohesh si njëri ndër njerëzit më të pasur në Ballkan, edhe në mos qoftë krejtësisht e vërtetë, pra të jesh diku nga mesi i kësaj liste, përbën një çudi të pashoqe. Sepse, ndryshe nga të tjerët që mund të kenë vënë pasuri përmes mendimit racional dhe dijes, Bode nuk ka asnjë resurs të njohur financiar. Ai nuk është dukshëm as bos i financës vetjake, as sipërmarrës, nuk ka as konçensione të ditura, nuk ka krijuar me punën e tij një perandori financiare, aq të fuqishme, sa që të jetë tani njëri ndër njerëzit më të pasur në Ballkan.

Cila është çudia: Po bisedoja me një të njohur të vjetër në telefon dhe e pyeta se si po hulumtohet ky fakt, çfarë mendojnë njerëzit, ngjall përshtypje apo është lënë mënjanë, si diçka e zakonshme, të cilën e dëgjojmë herë pas here jo vetëm për Boden, por për të gjithë familjen biologjike e politike të Berishës. Përgjigjja e tij ishte lakonike, megjithëse e dija se ishte e ardhur tek ai përmes dikujt tjetër. Më tha shkurt: Shumë njerëz mendojnë se sa i zoti paska qenë. Ti pyet, nëse ndonjë e dënon? Nuk e di të ketë.

A ka depozita jashtë vendit ish ministri i Financave? Sikur kjo pyetje të bëhet vetëm për një ish ministër, ndoshta do të ishim më të qetë. Herë pas here edhe në vendet e zhvilluara del ndonjë dobiç politik dhe financiar. Por, pastaj dënohet në mënyrë shembullore sa që për disa dekada të tera askush nuk e mendon vazhdimin e kësaj rruge.

Problemi nuk është vetëm Njëshi Bode. Problemi është tek sistemi i ngritur nga “bodizmi” financiar i shtetit tonë, ku rrumpalla financiare është e mjerueshme dhe, në të cilën gjen aq pak vlera, sa që nuk ia vlen të ndalesh. Paratë e bodizmit nuk janë vetëm në Qipro, rrugë të cilën e solli tek ne Fazlliqi. Deri para vitit 2005 bankat qipriote ishin të panjohura. Ata ishin parajsa e lubrifikatorëve financiare rusë, por Fazlliqi dhe fazlliqët e tjerë e kishin të njohur.

Në secilin nga tetë vitet e qeverisjes Berisha, sipas burimeve të besueshme, nga njerëzit e politikës, kanë dalë jashtë vendit, mbi 130 milionë euro, e po kaq, ndoshta më shumë janë të pazbuluara. Rruga e tyre për të “kaluar kufirin pa vizë” drejt parajsave fiskale ka pasur brenda vetes mjeshtra të mëdhenj të lëvizjes së pasurive, dhe rruga tokësore ka qenë më e pakta. Baza e saj janë bankat private në Shqipëri, të cilat herë pas here kanë qenë aq fort të lidhura me qeverinë berishiane, sa që nuk dihej se kush e kishte pushtetit: Oligarkia politike apo oligarkia financiare. Dy njerëz i kishin këmbët tek të dyja: Bode dhe Berisha i vockël; njëri drejtpërdrejtë e tjetri përmes hijes së babait. Parajsat financiare e kanë të mbyllur dhënien e sekretit, por kështu e kishin edhe bankat zvicerane, deri sa u gjet një rrugë për hapjen e tyre.

Në tetë vite, përmes rrugëve të njohura dhe të panjohura, haptas e tinëzisht, përmes bankave apo shoqërive të krijuara nën maskën e anonimitetit, politika shqiptare ka depozituar jashtë vendit më shumë se 1 miliard euro dhe kjo tashmë është një sekret publik. Një ish ministër, i cili pati fatin e keq të vdiste para kohe, kishte edhe fatin e keq që të mos linte asnjë adresë se ku ishin paratë e tij, kur të gjithë e dinin se ata ishin diku jashtë atdheut.

Si janë bërë paratë? Kjo është e vetmja pyetje që nuk duhet bërë, sepse të gjithë e dinë përgjigjen. A do të gjenden ndonjëherë këto para të grabitura? Mund të duket e vështirë dhe, nëse qeveria e sotme vazhdon me këtë përkëdhelje kokash, përmes deklarimeve bajate dhe nuk ndërmerr kontrollin e pazakontë financiar, fillimisht brenda vetes e pastaj jashtë saj, edhe dhjetë breza të bodizmit do kënaqen me paratë e shqiptarëve, vetëm e vetëm se njëri prej të parëve të tyre, të cilit do ia kenë harruar edhe emrin, ishte një hajdut me pushtet të jashtëzakonshëm politik ose financiar, çka në Shqipëri është e njëjta gjë.

Bedri Islami May 8, 2015 12:35
Komento

22 Komente

  1. erhan elshani May 8, 12:58

    Bukur, e guximshme dhe e drejtperdrejte. Ku eshte pushteti i mazhorances.

    Reply to this comment
    • Elma May 8, 13:16

      Parate e bodes jane ne austri te investuara ne vila,, jeta e lluksit qe ben ky zoteria si te ishte pasha.

      Reply to this comment
      • Oltjon May 8, 13:19

        Berisha dhe shpura e tij duhet te jene perballe drejtesise dhe te japin llogari per te gjitha demet qe kane shkaktuar qytetareve te vendin duke filluar nga vjedhjet e femijeve te saliut,, nga vjedhja e rruges durres kukes se lulit dhe vjedhjeve te ketij qe drejtoi financat e vendit per 8 vjet

        Reply to this comment
    • elda May 8, 13:18

      po kte muhabet kane te gjithe keta te PD
      vodhen sa deshen derrat sa ishin ne pushtet dhe tani hajde e gjeje ku i kane fshehur pasurite dhe ne emer te kujt i kane

      Reply to this comment
    • Landa May 8, 13:21

      boda i ka andej nga ndonje bank ne zvicerr!! normale cprisni ju ti kete ne emer te vete dhe ne shqiperi!!

      Reply to this comment
    • keno May 8, 13:22

      keto i kan transferuar leket perpara se te humbnin pushtetin !! dhe kur i kan bere asnje here si kan ruajtur ketu !! ju se kuptoni qe keto jan ajka e hajduteve!! prandaj sduhet me i len te marin perseri pushtetin

      Reply to this comment
    • nena May 8, 13:25

      bode o mafioz!!! tregoji ku i ke leket !! apo hic mendja gjasme ti ske lek fare!! turp per ate prokurori dhe ate gjykat qe kemi sepse kshu keto te opozites sdo hyn kurr ne burg

      Reply to this comment
    • Tonihttp://www.gazetadita.al/ku-i-ka-parate-bode/?replytocom=398832#respond May 8, 14:50

      Do me per Belulin? Megjithate Shqiptaret votojne prape per hajdutin e tyre !!!!!! ?

      Reply to this comment
  2. Tradita May 8, 13:07

    Bedri, ti ke te drejte por harron se lajmine botojne disa gazeta qe ne vende normale nuk do te ishin shitur asnje kopje. Imagjino nje gazete qe boton si lajm se Sali Berisha ka helmuar Ibrahim Rugoven. Nje gazete qe u le vend ne faqete e saj te gjithe krimineleve te njohur dhe te dekleruar nga gjykatat vetem per te shkruar kunder nje politikani .
    Nje grup gazetash te majta shkruani aq shume absurditete gjoja per te sulmuar Berishen se edhe ato dobesi te verteta qe ka nuk i besojne me njerezit. Kete si duket nuk po e kuptoni as ju as pronaret e gazetave. Keshtu ju e mbani Sali Berishen ne qender te vemendjes dhe njerezit krahasojne kohen e Berishes me te dyshes Rama-Meta e cila nuk ka asnje mundesi te permiresojne jeten ekonomike te ketij vendi, te ul as varferine as te rrise rrogat as pensionet etj
    Keshtu duke u krahasuar Berisha del si nje qeveritar dhe usheheqes i vertete dhe gjast per t’u
    rikthyer PD ne pushet jane te medha edhe ne saje te propogandes idiote qe beni ju si gazetar qe njerezit e varfer as duan t’ia dine.

    Reply to this comment
    • D May 8, 13:38

      o Tradita e hajduteve, ty te duhet te lexoshe gazetat per te marre vesh sa te pasur jane politikanet?!! Pse flisni sikur jetoni ne Hene?!

      Reply to this comment
  3. Ballist i PENDUAR. May 8, 13:39

    ç’fare keni DELE te dashura
    qe po nxeheni ?
    Nuk ju pelqen qe ju kane vjedhur ‘ ?

    K

    Reply to this comment
  4. Ballist i PENDUAR. May 8, 13:55

    Ky eshte sistemi KAPITALIST .

    e KERKUAT BIçIKLETEN
    DUHET tE pedaloni tani .

    Me justifikimin e EUROS do tju varferojne ,

    [ Lexoni ka dhe filmime ]
    E ka deklaruar Mario Draghi .

    Po shkaterojme perfundimisht
    kerkesen e brendeshme Nepermjet Konsolidimit fiskal .

    Diskutimi i Mario Draghit :

    Shtetet qe kane Humbur fleksibilitetin
    me nderimin e monedhave
    me HYRJEN ne Bashkimin Monetar
    jane te DETYRUAR , dhe e nevojshme ,
    te bejne ZHVLERSIMIN E BRENDESHEM .

    Por zhvlersim i brendeshem do te thote :

    Te shkaterosh kerkesat e brendeshme ,
    Tju ngarkojne me TAKSA ,
    DUKE ULUR rrogat , DHE te drejtat e PUNTORVE .

    dHE E GJITHA KJO
    nE EMER te kujt ??????????????

    Ashtu si e shpjegon Draghi ne HELSINKI
    vetem per te qene KONKURUES ,
    pER MOS te qene PERJETESISHT BORZHELINJE ,
    tEK KREDITORET E PERJETSHEM .

    Pra kane vendosur qe te jemi konkurrues
    me ato Ekonomi qe jane shume Dinamike
    por pa te Drejta

    Pra edhe se Ky devolliu
    duhet ti VJELLE TE GJTHA ATO QE KA VJEDHUR ,

    pROBLEMI eshte sistemi qe keni Zgjedhur .

    Sistemi finanziar eshte problemi .

    Reply to this comment
  5. Vuthjani1 May 8, 16:43

    Per kto qe shkruhet e thuhet duhet prokuroria e shtetit te hulumtoi dhe ti zbuloi parat e shtetit shqiptar.Pse te vuaj shqipria per ganstera per njerz kriminela qe edhe gjakun e kann Pier ati populli.
    Bode nje kriminel hajdut duhet te pergjigjet ka shkuen miliona parash jasht shtetit dhe ne cilin shtet,nga kush dhe cili Person meqe jan te zhytur shum veta, pse ta vuaj shqipria ket poshtersi qe kann berë pushtetaret e sajë si Bode e tjerë.Duhet te hulumtohet edhe per familjen ganstere te bgerishes me aq vila luksoze dhe para me siguri jasht te mjaftushme.
    Jan edhe deputet te pozites qe ja njehin nje per nje si Taulant Balla Erion Braqe e Shum te tjerë koha esht qe shteti ti pervishet ksaj pune te pist qe kann ber pushtetaret e berishes.

    Reply to this comment
  6. Po,Po May 8, 16:53

    Je teper i sakte ne analizen qe ben,z.Bedri.Te pergezoj per profesionalizmin dhe kurajon e te uroj shendet te plote e sukses per te miren e ketij vendi .
    Me kete rast.desha te kujtoj se,disa vjet me pare,Berishen e Vogel (Shkelzenin) e kapen ne aeroprtin Nene Tereza ne Tirane,duke transportuar dy valica te medha,me nje avion privat,qe dyshohej se merret me pislleqe,me itinerar per ne Qipro.Me e forta ishte,se “mollusku” Berishe i ishte shmangur hapur dhe me arrogance kontrollit doganor.Ai, edhe pse kishte levizur fshehur per ne aeroprt dhe atje rrinte fshehur si miu,mediat investigative kishin mundur te siguronin foto ekzakte.Dyshimet dhe akuzat e opozites se atehereshme dhe medias investigative ishin te plota,se ne ato valica ransportoheshin sende me vlere te madhe financiare,shufra ari,bizhuteri ,etj , DHE….,SI GJITHMONE,EDHE KESAJ RADHE ,CUDIA ZGJATI VETEM TRI DITE.
    Qofsha i gabuar,po mazhoranca e sotme po tregohet shume e squllet,e vaket,e tredhur dhe pa asnje force e shprese,aq sa te le pershtypjen,se gjithecka behe vetem per show . Kjo po i ben njerezit pesimiste dhe te zhgenjyer,nga premtimet e dhena gjate fushates elekorale nga ana e kesaj mazhorance. Vendi po vijn e ece ne nje rruge pa krye.

    Reply to this comment
  7. caci May 8, 16:54

    Nuk eshte per tu cuditur qe, qeveritaret tane, deputetet, prokuroret, hetueset dhe gazetaret, heshtin para kesaj situate teper te rrende ekonomike te shkaktuar nga hajdutet e djeshem me Sali Ali Babe, Berishen, si dhe nga qeveritaret e sotshem qe ngurojne per ti vene para pergjegjesise ata qe ben kerdine ne ekonomine e shqiptareve. Natyrshem lind pyetja:- Mire keta qe kane frike, po Presidenti dhe K.L.D-ja, me presidentin me mustake dhe pa mustake, nuk duhet ti sherbejne vendit dhe popullit? Milionat qe marrin nepermjet borderove nuk ja u zene fytin kurr i hane qe, mos ju rencin ne bark. !!!!!!.

    Reply to this comment
  8. xha Sulua May 8, 18:16

    Flluska sapuni.
    Shashka per fushaten ne votimeve.
    Nuk do gjenden prova te mjaftueshme.
    Do harrohet pas zgjedhjeve

    Reply to this comment
  9. lili May 8, 18:49

    Po,ne nje shtet normal gjithe ato qe na thot gazetari do kishin ndodh!po ne nuk kemi ne pushtet burrat e evropes,po bashkpunetoret e berishes dje pardje! Bashk veprojne,bashk ndryshon kushtetuesen mbrenda 24 ore kur duan,edhe bashke nuk levizin gjishti per kete rast!
    Bode e di,prandaj nuk marakoset aspak,berisha e di,nuk marakoset aspak,méta e di nuk marakoset aspak!edi na ben show ,po nuk leviz asgje ,ah po me falni fut ne burg njerezit qe nuk Kane buke,e lere me pare per rrymen!
    Mut te gjithe!hajna te gjithe,horra te gjithe!
    Poshte kjo klase politik!

    Reply to this comment
  10. ANNA May 8, 20:17

    Z . Bedri kot lodhesh se ne vesh te shurdher bien shkrimet e tua….
    edi rama eshte dhits…..

    Reply to this comment
  11. Murlani May 8, 21:29

    Kjo paska qene parajsa e politikanve shqiptar , me njeren dore ço gishtat dhe me tjetren mbush thaset .

    Reply to this comment
  12. buzqeshje horrash May 8, 21:53

    truri i skemave te vjedhjeve ne qeverine e bishave ,teksa e sheh ne fototeken e suksesit te PD,
    duke buzeqeshur me berishen,lulin,fullanin e keshilltarin e ekonomise peci milon(petraqin)
    qe ideoji
    qe nga piramidat e deri te vjedhjet me tvsh,banken e shtetit me seleksionimin dhe pa djegura e qarkullimin te kartmonedhave te demtuara,dhe 713 milon jane atje ku behet pyetja.
    jane atje me 200 milonet euro te vjedhjes se rruges se kombit.

    asnje koment nga keshilltaret e arkitektit te shkaterruesit te ekonomise berisha, nga P.milo e Z.guxholli dhe si eksperte te ekonomise sot diskutojne plot embelsi tek emisioni opinion per vajzat e bukurra dhe per urrejtjen,te cilen e zberthejne filozofikisht,dhe bejne se nuk jane pjese e saj vetem per heshtjet qe sollen milona vjedhje.
    rilindje ………………………….mos rri po duku,leket jane pasuri e popullit

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi May 9, 00:23

    Do ti kërkojnë Rilindasit paratë e bodes o i nderuari Bedri Islami? Por, kur të zbulojnë se janë në bodrumet e katovicës shqiptare do të tërhiqen dhe nuk do të flasin! Duhen dy duar për të larë njëra -tjetrën dhe po dy duar për të larë fytyrën e hajdutërisë katoviciste! Bodizmi do të vazhdojë të na marë frymën dhe të jini i sigurtë se do të ketë edhe bekimin e “rilindjes”! Nderime për këtë shkrim të guximshëm por që do të inspirojë deri pêrpara dyerve të katovicës! Aty nuk do ta lejojnë të kalojë! No passaran!

    Reply to this comment
  14. luli May 9, 06:42

    ZOTI ISLAMI!!JAM SHUME DAKORD PER DYSHIMET QE NGRENI PER BODEN. JU LUTEM SHIKONI PAK EDHE DEKLARIMET E PASURISE TE ARBEN AHMETAJT DHE KUR TE KENI PAK KOHE TE LIRE NA BENI EDHE NJE ARTIKULL PER ANDIS
    HARASANIN. FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*