Ku ishim dhe ku jemi?!

August 19, 2019 13:15

Ku ishim dhe ku jemi?!

Të gjithë na premtuan,

se do bëhej mirë,

po çdo ditë po bëhet,

edhe më vështirë!

 

Në çdo fushë të jetës,

mbrapa kemi bërë,

po t’u jepej rasti,

do iknin të tërë!

 

Të mburrësh të djeshmen,

sot quhet skandal,

po sistemi i shkuar,

ishte shumë vital!

 

E gjeti Vatanin,

këneta-moçale,

ngriti kombinate,

dhe hidrocentrale!

 

Veç në tridhjet vite,

vendi u ndërtua,

nga skaji në skaj,

u elektrifikua!

 

Elektrifikimi,

shkoi gjer lart në mal,

cep më cep Atdheut,

shkolla e spitale!

 

Arsimi-kultura,

histori më vete,

shkolla dhe spitale,

universitete!

 

Në rrugë të pashkelur,

eci Shqipëria,

gati me pesëfish,

u rrit popullsia!

 

Qenë vite lavdie,

kishte zot Vatani,

një ushtri moderne,

që dridhej Ballkani!

 

Që në Gjashtëdhjetën,

Ushtria popullore,

kishte nëndetëse,

me armë bërthamore!

 

Ç’u bënë  atëherë,

s’kanë të numëruar,

po demokracia,

i ka shkatërruar!

 

Me dhjetra tunele,

me rezerva plot,

gjithë ai flori,

si u vodh-o Zot?!

 

Rezervat e shtetit,

s’kishin të mbaruar,

të luftonte Vendi,

dhjet vjet pa punuar!

 

Këta që Atdheut,

i kanë sjellë Ferrin,

me ca Bunker arte,

tallen me Enverin!

 

Tallet me Enverin,

ky kam-kum milet,

po këtu Enveri,

kishte ngritur shtet!

 

Po këtu Enveri,

kishte ngritur shtet,

që s’do ngrihet më,

as për njëqind vjet!

 

Atëherë nuk njihej,

kurvëri e drogë,

e tani-të rinjtë,

rrinë më shumë dhogë!

 

Këto tridhjetë vite,

mijëra njerëz vanë,

kaq shumë sa tani,

as në luftë s’u vranë!

 

Vdekjen s’mund ta quash,

tani një mynxyrë,

jeta e njeriut,

malli më i lirë!

 

Shteti edhe Ligji,

atëherë qenë Zot,

kam folë sa jam ngjirur,

po jam ngjirur kot!

 

Tani Mëmëdheun,

e ka zënë harbuti,

na ra të jetojmë,

këtë kohë muti!

 

A.DUKA

August 19, 2019 13:15
Komento

11 Komente

  1. Adriana August 19, 16:30

    E cuditshme si mund te glorifikohet ai sistem, ne te cilen perfunduam te uritur me tallona. Afro nje milione njerez iken me anije e gomone pa e ditur se ku shkonin. Autori i kujton keto ?

    Reply to this comment
  2. Ai August 19, 16:32

    O Arben Djali!
    Nuk ka shakawme ty!
    Pena jote eshte shtylle e kombit!
    Qenet e Shki-Dres dhe Tro-Podhes le te lehin ate pune kane bere me shekuj se argat te Cetinjes e Beligrades.
    O te keqen e penes o trim!
    PorDhsidenti yne hajdut filogrek do dekoroj Hamud Aline e Kasajt te Tropojes qe vjedh vargjet e poeteve tanë, por tu dekoron populli dhe Kombi.

    Reply to this comment
  3. fteri August 19, 16:40

    Të lumtë mëndja , zemra dhe pena o poeti i dashur me gjak e zemër të pastërt si kristali ,atdhetar i pa përkulur 24 karat ,që kërkon të vërtetën racionale .Kjo poezia juaj është histori ,absolute o ‘ miku ynë i madhë dhe poet i pa kompromentuar i vegjëlisë Arben Duka.

    Ku ishim dhe ku jemi ?!…Asgjëkundi e vodhëm e i vumë zjarrin gjithë pasurisë të gjithë shqipërisë . Është e vërtet klasa politike që erdhi në fuqi dhe veçanrisht Banda e PD-së e Sali Berishës shkatrroi gjithçka ndërtuam për 50 vjet ,në kuotën zero .Ky apokalipsin nga shumë njerëz të ndershëm u prit me dhimbje të mëdha shpirtrore.Kurse shumë të tjerë me urë të zjarrit në dorë duke djegur e vjedhur gjithçka.Do të hamë me lugë floriri ,por kemi dalë të hamë në kosha të plehrave.

    Me gjithat sistemi ekonomik i socializmit të legjendarit Enver Hoxha do të mbetet në histori e shqipërisë dhe të popullit shqiptar sistemi më i lartë i vlerave të revulicionit brilant i shkruar me gërma ARI në shekuj.

    PPSH,me në krye Enver Hoxhën bëri transformimin e gjithanshëm të shoqërisë e popullit shqipëtar ,të fushës mentalitetit njerzor nga përmitivja e çoi te modernja .Më 1941 shqipëria Ishte popull analfabet 95% me idologji përmitive,e shoqëri feudoborgjeze shfrytëzuese shkatërruese mesjetare ,dmth. gati njerëz me fise të egëra në konflikte dhe në gjaqe të përjetëshme ,plagët nuk shëroheshin kurr kullonin gjak .

    Por legjendari Enver Hoxha e transformoi shoqërinë e popullin shqiuptar nga analfabete në shoqëri me kulturë ,dituri e shkencë deri ta akadamija e shkencave ,SHqiptarët ndërtuan socilizmin me krahët e mendjen e tyre,ngritën shqipërinë e re siç thotë poeti ,me uzina me fabrika me hidrocentrale ,me qytete të reja me rrugë të reja me fshatra të reja ,me sisteme ujitje dhe ndërmarrje bonifikimi që i dilte për zot edhe rrebesheve të kohës.Lindën dhe u zhvilluan norma të reja moralo-psikologjike ,rinia u edukua larg drogës ,prostitucionit e sidomos degjenerimit,sidës,vese të urryera të zeza të kapitalizmit që i kemi sot .

    Shkurt dje ishim në socializëm një vend dinjitoz ,i pa varur ,sovran dhe me njëautoritet botëror .Kjo vertetohet me se shqipëria u modernizua me një ushtri dhe sistem mbrojtje të fuqishëm.

    Shqipëria me gjithë këto vlera të arrituar dinjitoze , u rrëzua si një lis i madhë përdhe ,pikrisht nga barërat e këqija që mbështollën pemën ,dhe kundërmojnë erë të pa durueshme ,kërme,kjo po e pret popullin shqiptar në të ardhmen,ka 30 vjet e fundit.

    Reply to this comment
    • Kinez Kosovar August 20, 03:21

      O fteri, po cfare te kish futur Enveri ne kafke mor idiot, mut, balte apo pure kungulli?

      Reply to this comment
      • Shvejku August 20, 15:22

        Po ty,more Kosovari kinez,cfare te ka futur ne koke e ne bythe Berisha e Rama,qe mbete duke ngrene …mut e nuk u ngope?

        – Hiqesh si trim,demokrat dhe atdhetar,
        por me kaq sa thua nuk je vec…GOMAR!

        Reply to this comment
  4. fteri August 19, 16:45

    Të lumtë mëndja , zemra dhe pena o poeti i dashur me gjak e zemër të pastërt si kristali ,atdhetar i pa përkulur 24 karat ,që kërkon të vërtetën racionale .Kjo poezia juaj është histori ,absolute o ‘ miku ynë i madhë dhe poet i pa kompromentuar i vegjëlisë Arben Duka.

    Ku ishim dhe ku jemi ?!…Asgjëkundi e vodhëm e i vumë zjarrin gjithë pasurisë të gjithë shqipërisë . Është e vërtet klasa politike që erdhi në fuqi dhe veçanrisht Banda e PD-së e Sali Berishës shkatrroi gjithçka ndërtuam për 50 vjet ,në kuotën zero .Ky apokalipsin nga shumë njerëz të ndershëm u prit me dhimbje të mëdha shpirtrore.Kurse shumë të tjerë me urë të zjarrit në dorë duke djegur e vjedhur gjithçka.Do të hamë me lugë floriri ,por kemi dalë të hamë në kosha të plehrave.

    Me gjithat sistemi ekonomik i socializmit të legjendarit Enver Hoxha do të mbetet në histori e shqipërisë dhe të popullit shqiptar sistemi më i lartë i vlerave të revulicionit brilant i shkruar me gërma ARI në shekuj.

    PPSH,me në krye Enver Hoxhën bëri transformimin e gjithanshëm të shoqërisë e popullit shqipëtar ,të fushës mentalitetit njerzor nga përmitivja e çoi te modernja .Më 1941 shqipëria Ishte popull analfabet 95% me idologji përmitive,e shoqëri feudoborgjeze shfrytëzuese shkatërruese mesjetare ,dmth. gati njerëz me fise të egëra në konflikte dhe në gjaqe të përjetëshme ,plagët nuk shëroheshin kurr kullonin gjak .

    Por legjendari Enver Hoxha e transformoi shoqërinë e popullin shqiuptar nga analfabete në shoqëri me kulturë ,dituri e shkencë deri ta akadamija e shkencave ,SHqiptarët ndërtuan socilizmin me krahët e mendjen e tyre,ngritën shqipërinë e re siç thotë poeti ,me uzina me fabrika me hidrocentrale ,me qytete të reja me rrugë të reja me fshatra të reja ,me sisteme ujitje dhe ndërmarrje bonifikimi që i dilte për zot edhe rrebesheve të kohës.Lindën dhe u zhvilluan norma të reja moralo-psikologjike ,rinia u edukua larg drogës ,prostitucionit e sidomos degjenerimit,sidës,vese të urryera të zeza të kapitalizmit që i kemi sot .

    Shkurt dje në socializëm ishim një vend dinjitoz ,i pa varur ,sovran dhe me njëautoritet botëror .Kjo vertetohet me se shqipëria u modernizua me një ushtri dhe sistem mbrojtje të fuqishëm.

    Shqipëria me gjithë këto vlera të arrituar dinjitoze , u rrëzua si një lis i madhë përdhe ,pikrisht nga barërat e këqija që mbështollën pemën ,dhe kundërmojnë erë të pa durueshme ,kërme,kjo po e pret popullin shqiptar në të ardhmen,ka 30 vjet e fundit.

    Reply to this comment
  5. katarakti August 19, 19:17

    Nga 1945 dhe deri me sot Shqiperia ka njohur dy epoka pothuajse krejt te ndryshme: epoken e socializmit diktatorial dhe te demon-kracise se xhungles. Koha deshmoi se periudha e socializmit diktatorial ishte nje epoke e domosdoshme per zgjimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar. Me dhune dhe kamzhik vendi u transformua teresisht. Ndryshimet me te kaluaren, kur Shqiperia dukej sikur vegjetonte ne shekullin e 13-te, ishin marramendese. Siç ve ne dukje me zgjuarsi edhe Duka.Megjithate ai sistem dukej se e dha çfare kishte per te dhene dhe po jepte shpirt. Kjo u vu re ne varferine qe pllakosi vitet e fundit ne vend. Udheheqja e PPSH-se duke filluar me Enver Hoxhen, ishin shkeputur teresisht nga hallet dhe nevojat e njerezve. Megjithate baza materiale, shkencore dhe intelektuale ishte krijuar. Mjaftonte te ndryshonje pak “marshet” dhe lokomotiva mund te merrte vrull perseri. Kete ndryshim marshesh shqiptaret shpresuan se e gjeten te demokracia. Por e ashtuquajtura demokraci ne Shqiperi perfundoi ne nje shkerdhatokraci monumentale. Jo vetem qe u shkaterrua gjithçka ishte ndertuar me gjak dhe djerse gjate 45 vjeteve te shkuar, por edhe shqiptaret vete u kthyen ne egersira qe luftonin kush e kush te ia hiqte buken nga goja tjetrit. Shqiperia u kthye ne nje xhungel, ku nuk ekzistonte me as ligj dhe as shtet. U kthyem prape ne nje shprehje gjeografike. Dhe fajtori me i madh i kesaj katrahure qe i dha derrmen perfundimtare shtetit dhe popullit shqiptar ka vetem nje emer. Ai quhet Sali Berisha.

    Reply to this comment
  6. Shahisti August 19, 23:11

    Ishin ne te sat’eme vajtem ne te tyt’eti.

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku August 19, 23:15

    Nga ajo koha ku ishim vetem nje gje me ka mbet ne mend si kulmi i mencurise se udheheqjes se lavdishme Komuniste-marksiste-leniniste legjendare shqiptare. Thane: per cfare i duhen jatunarit pulat? Po delet? Po lopet? dhe fap ua moren. Pastaj dikush tha, po mire xhanem ne ne qytet edhe do te hame ndonje gje se e bleme ne dyqan (s’kish rendesi ku i merrte dyqani), po katunaret e gjore cfare do te hane? Nejse nuk po e zgjas me se po me sulen ata te nacional clirimtares e po na bejne qepaze si ballist, zogist dhe kolaboracionist me pushtuesin kinez.

    Reply to this comment
  8. Jozefi August 21, 05:49

    Qe eshte rrumpallhane sot,kjo shihet o Arben,por te glorifikosh nje shtet e nje regjim gjakatar qe e ktheu Shqiperine ne nje burg hermetik dhe i katandisi shqiptaret ne mjerim dhe emigrim masiv duke mallkuar vendin e tyre,ti qofsh o Poet i talentuat.Kjo eshte pika jote me e dobet e krijimtarise se vyer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim