Deputetja e PS: Ku janë provat që Tahiri ka bërë trafik me Habilajn? Përgjigjet e prokurorëve

October 20, 2017 13:02

Deputetja e PS: Ku janë provat që Tahiri ka bërë trafik me Habilajn? Përgjigjet e prokurorëve

Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka kërkuar nga prokurorët se ku e mbështesin akuzën se Saimir Tahiri ka bërë trafik droge me Habilajt, por përfaqësuesit e organit të akuzës kanë deklaruar se nuk mund t’i japin provat në mbledhje e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Hysi: Thoni se Tahiri ka përdorur makinën e tij në katër raste dhe se shoqërohej nga të dyshuarit. A keni prova për këtë? Që ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera? A është hetuar kjo çështje në 2014-ën apo në 2016-ën?

Imeraj: Informacioni që Tahiri ka përdorur mjetin e shitur në 2013-ën te Artan Habilaj, ka qenë në dispozicion të prokurorisë edhe më përpara se ne t’iu drejtoheshin ju me këtë kërkesë. Pra, kjo nuk përbënte vepër penale sipas legjislacionit tonë. Por bisedat që prezantojnë subjektet e dyshuar dhe detajet e marra në këto biseda dhe sekuestrimi i vazhdueshëm i lëndëve narkotike në Itali apo te bashkëpunëtori i Habilajve Armand Koçerri, krijojnë faktin penal dhe dyshimin e arsyeshëm. Hyrje-daljet e Tahirit me mjetin rezulton i pasqyruar në TIMS. Pas shitjes së mjetit të në datën 5.11.2013, të ketë udhëtuar 4 herë të tjera me të njëjtin mjetin. Në momentin e kthimit Artan Habilaj është kthyer me subjektin Saimir Tahiri.

Hysi: Në këto udhëtime thoni se Tahiri ka qenë i shoqëruar me Artan Habilajn, rezulton se nuk është i saktë. Thoni se ka qenë i shoqëruar me Artan Habilaj e të tjerë. Kush janë të tjerët?

Hajdarmataj: Në njërin nga udhëtimet, ndërkohë që Tahiri ndodhej në Greqi, Habilaj udhëton drejt këtij shteti dhe në kthim Tahiri kthehet me automjetin e Habilajt, të cilin ia kishte shitur pikërisht këtij.

Hysi: Thoni se Tahiri ka bërë trafik me Habilajn? Ku janë provat?

Hajdarmataj: Disa janë këtu, ndërsa disa të tjera…

Hysi: Ku i keni provat?

Hajdarmataj: Kemi punonjës policie në përgjim dhe nuk i themi dot këtu. Provat e tjera s’kemi mundësi t’i themi këtu.

October 20, 2017 13:02
Komento

6 Komente

  1. kampacurreta October 20, 13:39

    Shkarkimi dhe arrestimi i prokurorit te pergjithshem eshte problemi imediat qe kerkohet ne shqiperi. Arrestimit te Sali Berishes i ka kaluar cdo kufij pastaj te vazhdojne me radhe Sajmir Tahiri kryehajduti lulzim basha e kompania e hejduteve te tjere dhe te mbyllet me kapak FLORIRI nga Likja.

    Reply to this comment
  2. shërbimi i fundit i turpit dhe krimit në karjerën e Llallës. October 20, 13:49

    Është po ajo prokurori dhe ata prokuror të shitur të shpifur që bllokuan provat e 21 janarit 2011 në Strasburg me urdhër të S.Berishës ,

    Adriatik Llaallaa sot me urdhër politik të S.Berishës dhe ,Ilir Metës nxiri urdhr për arrestimin për hakmarrje të S.Tahirit ,ky është shërbimi më i turpshëm ,kriminal i fundit të karjerës së Kryeprokurorit fanatik kriminal që po i bënë bandës mafioze të S.SHKËRDHATËS DHE mafies zezë ILIR FLORIRIT .

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. October 20, 15:33

    Si filim te merret te arrestohet prokurori i pergjithshem Llalla si dhe berishovic,per pengim e mos hetim te veprave penale te berishovicit ne te pakten, 5 nga te shumtet e krimeve te tije,ate te kontrabades mese armeve dhe naftes me ish killerat serial te ish Jugosllavise Milloshevic,karahic,arkan me pasoja mijra te vrare e mijra te humbur dhe pa varr,sikurse remzi Hoxha, pastaj ate te hapjes se depove te armeve,dhurimit te siperfaqeve ujore me rezeva te medha nafte e gazi Greqise(qe do te thot tradheti kombetare ne kushtet e te qenurit kryeminister),si dhe firmosjen per demontimin e armeve ne Gerdec me pasoja tragjike mbi 26 te vrare pleq,te rritur dhe femije,nje fashat ne germadhe,pa harruar vrasjet e 4 demostruesve paqesore ne bulevardin Deshmoret e Kombit,dhe deklaratat e berishesh se do te vras jo 3,por 30,300 dhe 3 mije nese me sulmohet istitucioni nga populli,pastaj te fillohet me tahirin,e meten me shoke e shoqe.Vetem atehere fillon vertet reforma ne drejtesi,vettingu dhe zbatimi i ligjit te dekriminalizimit,ligj qe u pshurr nga bandat blu-roze qe sundojne dhunshem politikat e Tiranes zyrtare deri me sot.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,duan apo nuke duan berishajt,lulashet e metovicet nen obrelle e ramovicit dhe llallovicerve me shoke e shoqe gjykates te binjakezuar me krimin.Drejtesia do te behet se e kerkon SOVRANI, USA,DHE BE-ja.Besni dhe binduni,nuke ka skenare te felliqur e rusofil,e kinezeri qe t’u shpetoje nga bange e akuzes per mijra krime makabre e superkorrupsione deri me sot nga fuqia e pushteteve.

    Reply to this comment
  4. monika October 20, 16:05

    PROKURORE NGA TROPOJA SI I THONE ASAJ FJALE PROKURORE NGA TROPOJA DHETE LIDHUR FORT ME FAMILJEN BERISHA GJELLE QENSH…SHIKONI CFARE PERGJIGJESH JAPIN…I FALET SE JANE NGA TROPOJA….VETTING-unSA ME PARE QE TE SHPETOJE KY VEND E KY POPULL NGA QELBESIRA TE TILLA QE VETEM TE PUNOJNE NUK DINE DHE VETEM TE DEMTOJNE VENDIN, PASURINE DHE INDIVIDIN DINE.

    Reply to this comment
  5. Tashi mate bythen e shife ket car. October 20, 20:23

    Te nxirret urdher arresti per mashtrim dhe shpifje ne drejtim te Prokuroreve Tropojane, vegla te ndyra dhe te qelbura ne sherbim te Sali-Shkerdhenit

    Reply to this comment
  6. hë për hë.... October 20, 21:09

    Kjo eshte shfaqia e fundit dhe detyra gjithashtu e njerezve te besuar te berishes para largimit te benjaminit te saliut e metes udheheqesi aktual i prokurorise Tiku i gramshit. Skenari i ideuar prej kohesh nga viçidolasi sali synon qe perpara vetingut te krijoj nje situate kaosi nepermjet tahirit te cilin e ka vene ne tabelen e qitjes edhe per te shfryer dufin e marrazin nga sulmet e fundit te ketij te fundit ne adrese te tij nga salla e parlamentit. Berisha shpreson nepermjet disa dordolecave e kukullave pa asnje personalitet, gjysma nga ish komisioni i vrasjeve te 21 Janarit, si halimi, alibeja e strazo ti bej presion rames qe te dorezoj gjithçkah, edhe sajmirin qe ta shqyejne si ujqerit per te kenaqur epshet e tij shtazarake por edhe per te krijuar nje situate terrori. Kjo eshte klasa politike qe ka sot shqiperia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*