Ku ka qenë Amantia?

April 12, 2014 15:16

Ku ka qenë Amantia?

I nderuar lexues! Amantia ka qenë qytet ilir i përcaktuar në rrënojat e lashta në fshatin Plloçë të Vlorës. I themeluar nga fundi i shek.V p.e.r., qyteti shtrihej në faqet rreth e rrotull kodrës me një sipërfaqe prej 15 ha. Në shek.III p.e.r. Amantia ishte kryeqendra ekonomike, politike e kulturore e bashkësisë të Koinonit të amantëve. Pas pushtimit romak qyteti u bë nyjë e rëndësishme në rrugën që zbriste nga Apolonia drejt jugut të Epirit. Veç mureve rrethuese të akropolit e portave, janë zbuluar stadiumi i Amantias, tempulli i Afërditës, gjurmët e një teatri, nekropoli me varret monumentale etj. Amantia përmendet si qytet ende në shek.VI si qendër peshkopale.

April 12, 2014 15:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*