Ku ka qenë Dalmacia?

March 13, 2015 16:05

Ku ka qenë Dalmacia?

I nderuar lexues! Dalmacia ka qenë krahinë e më pas provincë ilire. Në fillim kufizohej brenda trojeve të banuara nga fisi i dalmatëve; më vonë u zgjerua shumë lidhur me rolin historik të dalmatëve në luftërat e shek.II-I p.e.s. kundër pushtuesve romakë. Pas kryengritjes së viteve 6-9 e.s., Dalmaci u quajt provinca që u krijua në pjesën jugore, ku më parë shtrihej federata e dalmatëve. Provinca e Dalmacisë shtrihej në veri deri te gadishulli i Istrias dhe shkonte paralel me lumin Sava deri në Singidum (Beogradi i sotëm). Në lindje zbriste nëpër luginën e Ibrit deri te mali i Sharrit. Kufiri jugor i saj ishte lumi Mat, kurse në perëndim deti Adriatik. Dalmacia përfshinte një numër të madh fisesh ilire dhe asaj i takonin gjithë ishujt në detin Adriatik. Disa nga qytetet më të rëndësishme ishin: Senja, Traguri, Norona, Risini, Skodra, Lisi, Fari etj. Kryeqendra e provincës ishte Salona.

March 13, 2015 16:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*