Ku kanë humbur arumunët-vllehët?

Nga VALENTINO MUSTAKA December 16, 2012 17:18

Ku kanë humbur arumunët-vllehët?

E nderuar gazeta DITA! Nga disa mjete informacioni, në mbarë vendin njerëzit u informuan mbi disa rezultate të censusit të realizuar rreth një vitë më parë nga INSTAT. Ishte për tu habitur nga këto të dhëna, se vallë ku kanë shkuar këta latinë 2000 vjeçar në shtetin Shqiptar. Unë po jap disa shifra nga të dhëna serioze të kohës së tyre për arumunët/vllehët:

  1. Sipas prof. Kostandin Noe në gjuhën frënge në vitin 1913 kanë qenë 83.233 arumun/vlleh
  2. Në enciklopedisë italane Trecani e vitit 1929  janë rregjistruar 200.000 arumun/vlleh
  3. Në enciklopedinë e madhe Sovjetike viti 1950  ka rreth 300.000 arumun/vlleh.
  4. Në enciklopedinë franceze Larus e vitit 1966 jep shifrën 350.000 arumun/vlleh
  5. Regjistrimi i vitit 1955 në Shqipëri janë  4.200 arumun/vlleh.
  6. Regjistrimi i vitit 1959 në Shqipëri janë 10.000 arumun/vlleh.
  7. Në regjistrimin e vitit 2001 në Shqipëri janë 992 arumun/vlleh.
  8. Atlas Gjeografik i Shqipërisë ka shifrën 139.000 arumun/vllah.
  9. Të dhënat e fundit Dhjetor 2012 janë arumun 0,3%….ose rreth 8.500 vetë (2.831.000×0,3%)

 

Në vitin 2001 popullsia e Shqipërisë ishte 3.195.000 vetë dhe etnia jonë ishte sipas regjistrimit 992 vetë, pra 3/dhjetëmije ose në 10.000 banore 3 ishin arumun/vllah.Në vitin 2011 popullsia e Shqipërisë ishte 2.831.000 vetë, ndërsa etnia jonë është 0,3%, ose  në 1000 banorë 3 janë arumun/vlleh.

Siç shifet nga një krahasim shumë i përciptë etnia jonë për 10 vjet është 10 fishuar, kur popullsia në total është pakësuar. Këto janë statistika të pa besueshme dhe tepër dashakeqe për etnin tonë arumun/vllahe.

Nga një studim që unë kam bërë sot në zonën Shqipëria mesme dhe e jugut janë 1944 qendra banimi(qytete dhe fshatra), nga kjo shifër ne 297 qendra banimi banojnë edhe arumun/vlleh së bashku me popullsi tjetër. Pra ne banojmë në 15 % të qendrave të banuara. Po të shikojmë në shkallë vendi qendrat e banuara kjo shifër 15 % ulet dhe shkon në 5 %, dhe me një veprim shumë të thjeshtë 2.831.000 x 5 % =  141.000 arumun/vlleh. Kjo shifër është afërsisht e barabartë me atë të afishuar në Atlasin Gjeografik.

Partia “Aleanca per Barazi dhe Drejtësi Europiane” ABDE ka filluar të bëjë një regjistrim paraprak për popullsin arumun/vllahe ku deri më tani ne kemi bërë identifikimin në çdo rreth të Shqipërisë se ku ka qendra banimi që ka arumun/vllah. Rruga që kemi nisur kam mendimin që jo shumë larg do të na japi një shifër shumë të përafërt. Për këtë është bërë një projekt i detajuar por që pret një financim nga shteti shqiptar si taksapagues të të cilit ne jemi.

Në censusin e nxjer mendoi se ka tre anomali:

E para, mos qenia e saktë e numrit të arumun/vllehëve.

E dyta, shifra prej 6,8% e popullsis ortodokse, e cila është një gabim me dashje i staticienëve. Pse e them këtë:

  1. Popullsia ortodokse ka qenë nëpër statistika reth 20% e popullsisë, pra afërsisht 600.000 ortodoks. Në regjistrimin e fundit 6,8% del shifra 204.000 ortodoks. Pra del me një minus prej 396.000 vetë !!! shumë qesharake.
  2. Kur në këto momente shumë të vështira ekonomike ka shumë nga besimet e tjera që kanë ndruar besimin për të punuar dhe jetuar në shtetet tona fqinjë, ku shteti Grek ze përqindjen më të madhe.

Nga këto statistika është tepër injoruese shifra e publikuar paraprakisht.

E treta, dhe që është shifra më e pa besueshme, është se 14,07% e popullsisë së regjistruar nuk janë shprehur se çfarë kombësie i përkasin. Kjo shifër është rreth 398.000 vetë. Këtë shifër mund të ketë njeri që ta qesoj se 398.000 vetë nuk kanë pranuar të jenë shqiptar, grek, arumun, romë, maqedonë etj. Jo aspak e vërtetë. Pse, sepse nuk ka 14 % popullsi që mos të ketë ndjenja kombëtar, kjo është një katastrofë e madhe për një shtet.

 

Por unë mendoj se është krejtë ndryshe, shifra 14 % është shifra e cila është manipuluar nga ata që nuk duan shifra të larta minoritare sepse pastaj Shqipëria kthehet në Zvicër ku janë disa gjuhë zyrtare, apo shtete të tjera ku edhe në derën e ËC kur hynë, shkruhet në disa gjuhë. C’farë të keqe ka, përkundrazi vetëm të mira dhe përparime. C’farë i ka gjetur këta shtete? (Pavarësisht që minoriteteve në Shqipëri as nuk i shkon në mendje kjo gjë, dhe as nuk e kanë shprehur ndonjëherë)

 

Kjo u dukë kjartë edhe në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë. Komuniteti arumun/vllah kishte bërë një projekt shumë të pasur me aktivitete me rastin e këtij përvjetori, por që shteti, pavarësisht që edhe nga letrat e dërguara nuk dënjoj të kthej një përgjigje, por as nuk planifikoj asnjë fond për këtë festë të përbashkët.

 

Partia ABDE pavarësisht prej kësaj sjellje jo njerëzore, organizoj katër aktivitete brënda muajit Nëntor me temën “Roli i arumun/vllehëve në pavarësinë e Shqipërisë”.

Po të shikojmë me syrin realist kontributin që kanë dhënë arumunët/vllehët deri sa u konkretizua pavarësia, është një kontribut i madh si në shoqëritë, botimin e librave dhe deri tek 11 firmëtarët ortodoks të pavarësisë ku shumica janë arumun/vlleh.

 

Në këtë 100 vjetor, shteti Shqiptar i kishte një borxh arumun/vllehëve, që në vitin 1912 ekzistonin 16 shkolla në gjuhën tonë dhe sot nuk kemi asnjë të financuar nga shteti shqiptar. Në shumë shirita që u prenë duhej të pritej edhe një shirit shkolle në gjuhën tonë në fshatin “Andon Poçi” ku dikush ka premtuar shumë në zgjedhjet e vitit 2009, duhej një shirit për patriotin e martirizuar për shqiptarizëm priftin arumun/vllah Papa Llambro Ballamaçi, një shtatore të madhe në lagjen e arumun/vllehëve të Korçës, qytetit të kulturës por edhe të traditës.

Mos bërja e këtyre veprave është e lidhur ngushtë me këtë census tepër ofendues për minoritetet në përgjithësi dhe atë arumun/vllah në veçanti.

 

Kam mendimin që edhe organizmat Europiane si dhe Ambasadat që ndodhen në shtetin Shqiptar duhet ti qëndrojnë më afër problemeve që minoritetet kanë në lidhje me gjuhën që po asimilohet etj, dhe më kryesorja të verifikojnë realizimin e atyre Konventave dhe Rekomandimeve që Europa ka nxjer herë pas here.

 

*Autori është kryetar i Partisë ABDE (“Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”)

 

Nga VALENTINO MUSTAKA December 16, 2012 17:18
Komento

2 Komente

  1. ervin December 20, 20:25

    E lexova me interes shkrimin e z.mustaka.Ne pergjithsi jam dakort me ato qe trajton por do te doja te shikoja ne shkrim te flitej per bashkejetesen me etnitetin shqipetar qe per mua ka qene e eshte pothuajse perfekte.Une mendoj se nuk ka pase ndaj jush asnje lloj diskriminimi apo perjashtimi si komunitet, perkundrazi si ne monizem edhe tani keni qene te barabart e ndoshta me te vleresuar.Edhe dicka tjeter, nuk kuptoj se si nje popullsi qe ska asgje te perbashket me Greket, pervec fese kristiane, sot ka nje orientim progrek?

    Reply to this comment
  2. Ardenica December 20, 21:27

    ZONJA MUSAKA, DERI SA VLLEHET TE IDENTIFIKOHEN ME GREKET DHE TE SHITEN PER PESE ASPRA PER NJE PENSION GREKOMANESH, MOS PRIT TE TE BEJNE HAJER SI ETNI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*