Ku ndodhen Grykat e Hapëta?

November 15, 2014 17:41

Ku ndodhen Grykat e Hapëta?

I nderuar lexues! Grykat e Hapëta janë mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Tropojës) me majën më të lartë “Ismet Sali Bruçaj” (2625 m, e dyta pas Jezercës). Shtrihet midis pjesës së sipërme të luginës së Valbonës në veri dhe luginës së Nikajt në jug. Nga perëndimi vazhdon me kreshtat e Zhaborrëve, kurse në juglindje qafa e Droçës e ndan nga Mali i Hekurave. Ka formën e një trungu konik me shpate shumë të pjerrëta. Rreth majës kryesore ngrihen dhe katër maja të tjera me lartësi mbi 2400 m. Grykat e Hapëta janë krejtësisht të zhveshura nga bimësia.

November 15, 2014 17:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*