Ku ndodhen Leqet e Hotit?

May 15, 2018 09:53

Ku ndodhen Leqet e Hotit?

Leqet e Hotit janë qafë në qarkun e Shkodrës, në lartësinë 730 m.

Nëpër të kalon rruga e Malësisë së Madhe që shkon nga Shkodra në Vermosh.

Lidh fushën karstike të Hanit të Hotit (Bajzë-Kushe) me luginën e Cemit dhe ndan majën e Mështjerrës (1447m) në juglindje me të Bukovikut (1232m) në veriperëndim.

Zbret me gjarpërime të shumta në luginën e Cemit për 500 m.

Ka prejardhje tektonike-erozive.

Në anën verilindore është e veshur me pyll ahu, kurse në jugperëndim bashkohet me fushën e Rapshit.

b.m. / dita

May 15, 2018 09:53
Komento

3 Komente

  1. shushica May 15, 14:57

    E ndertuan studentet e shkolles se bashkuar te oficereve ne 1967…

    Reply to this comment
  2. MH August 3, 13:52

    Nji ndertim fjalie superkot,lexojeni:

    “Leqet e Hotit janë qafë në qarkun e Shkodrës, në lartësinë 730 m.”
    Po Leqet e Gomsiqes qafe e kujt asht.
    Pse te mos i thona qafa e Hotit.qe asht ngjitun me Hotin.Po te ikim 20-30 minuta larg per ta quejt te Shkodres.

    Tjetra:

    Neper te (Leqet e Hotit) kalon rruga e Malesise se Madhe nga Shkodra ne Vermosh.

    A mundet ta na e konkretizoni se si dhe me cfare kalon kjo rruge mbi rruge mbi Leqet e Hotit.Ne kambe,bicilket,mushk,gomar,kale,Makine apo aeroplan.

    Tjeter: Mbasi zbret ne lugine e Cemit per 500 m.Te krijoka perardhje tektonike-erozive.

    Vendosni mendjen me nji logjik te shendoshet dhe jo euforikese c’di po tregojme.
    Rruga zikzake qe pershkon mbi nji terren te thyer quhet me gjuhen e popullit “Leqe” .
    Leqet e Hotit asht rruge qe lidhe Shkodren me Malcine e Madhe deri ne Vermosh.Ne lartesin mbi 730 mbi Shkoder,apo mbi nivelin e detit.Si ne cdo rruge kudondodhur nuk kalon kurrfare rruget tjeter mbi Te pervec kambesor dhe automjete.
    Lugina e Cemit ka perardhje tektonie-eurozive.Do te shtoj.Origjinal si krijimi i liqenit te Shkodres qe ka origjin Tektonike me fundosje.Kjo origjine duhet te ket ndodhur ne te njejten kohe per dy fenomenet ne ate te Cemit dhe te krijimit te liqenit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*